“Ndodhem në një luftë digjitale”/ Porositë e Ramës për socialistët
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin pasuror nr. 02 datë 26.01.2024, në ngarkim të shtetasve Fael Muka, Xhulio Kastrati, Kledjon Mucollari, Ervis Vangjeli, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Besmir Selamaj, Altin Ymeraj, Mark Lisi, Ani Kuci, Daniel Elezi, Erando Mara, Indrit Kolgjokaj, Endri Sercan dhe personat e tjerë të hetuar në kuadër të këtij hetimi penal si dhe familjarëve të tyre.
Nga aktet e administruara rezulton se në datë 19.10.2021, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është regjistruar procedimi penal nr. 270 i vitit 2021, për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 287 e 333/a të Kodit Penal.
Pas shkëmbimit të të dhënave mes Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Republikës së Firences, Seksioni Antimafia, Itali, me ndërmjetësimin e Eurojust është dakordësuar për krijimin e Skuadrës së Përbashkët Hetimore. Në vijim është firmosur marrëveshja për krijimin e Skuadrës së Përbashkët Hetimore mes Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Republikës së Firences, Seksioni Antimafie, Itali.
Nga aktet hetimore rezulton se nga autoritetet italiane të drejtësisë dhe konkretisht të Prokurorisë së Firences dhe nga verifikimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme në Shqipëri, janë administruar të dhëna për disa shtetas shqiptarë dhe italianë, të cilët veprojnë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali dhe më pas shpërndarjen e saj në Itali. Gjithashtu nga hetimi janë administruar të dhëna se paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme nga aktiviteti kriminal i pjesëtarëve e këtij grupi kriminal janë investuar në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në kuadër të këtij hetimi të përbashkët JIT, në datë 05.02.2024, është ndërmarrë operacioni “Muratori” në disa shtete nën koordinimin e Eurojust, Prokurorisë së Republikës së Firences dhe Prokurorisë së Posaçme dhe janë ekzekutuar 92 masa sigurimi personal, 65 prej të cilave për shtetas shqipëtarë si dhe janë dokumentuar të gjitha pasuritë e këtyre shtetasve në Republikën e Shqipërisë.
Pasuritë e identifikuara në pronësi të shtetasve; Fael Muka, Xhulio Kastrati, Kledjon Mucollari, Ervis Vangjeli, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Besmir Selamaj, Altin Ymeraj, Mark Lisi, Ani Kuci, Daniel Elezi, Erando Mara, Indrit Kolgjokaj, Endri Sercan dhe familjarëve të tyre, të paluajtshme apo të luajtshme kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe i kanë fituar si rezultat i veprimtarisë së tyre kriminale të zhvilluar në Shqipëri dhe Itali.
Në kushtet kur pasuritë objekt kërkese për konfiskim janë pasuri që plotësojnë kriteret e parashikuara në nenet 3, 7, 11, 12, 14 dhe 15 të ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” – i ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të procesit të verifikimeve pasurore i kërkon me datë 25.10.2024 Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si vijon:
1. Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive si më poshtë:
43 (dyzetetre) automjete
4 (katër) motomjete
18 (tetëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme
25 (njëzetepesë) subjekte tregtare si; SH.P.K (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar) dhe P.F (Person Fizik)
6 (gjashtë) shoqëri aksionere – konkretisht konfiskimi i përqindjeve takuese të personave të hetuar dhe familjarëve të tyre
Llogari bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë të personave të hetuar si dhe familjarëve./ CNA
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koç...
Në takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Nju J...
Kryeministri Edi Rama, që në nisje të fjalimit në taki...
Një detaj është vënë re në takimin e kryeministrit Edi Ram...
Ministri i Haxhit dhe Umres, Dr. Taufik al-Rabiah, ka ...
Kantinat e verës kishin më shumë turistë, me interes të la...
Në orën 11:00 të Nju Jorkut, kryeministri Edi Rama do të z...
Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet paraprake dhe p...
Ikona e konservatorizmit amerikan, gazetari dhe koment...
Të martën e 6 gushtit, motrat Antonela dhe Mariela Ber...
Afrim Gashi, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veri...
Nuk është e papritur që Carlo Bollino të dalë dhe të k...
Viti 2024 ka rezultuar i mbarë për kantinat e verës për pr...
Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ...
Në Apelin e GJKKO-së është mbajtur këtë të premte sean...
Gazetari Mentor Kikia ka ngritur një alarm në lidhje me nj...
Apeli i Posaçëm mbajti këtë të premte seancën për afer...
Policia e Tiranës zbardh plagosjen e 3 shtatorit në “Don B...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Apelin e GJKKO ndry...
Teksa SPAK-u po e heton për dosje të nxehta dhe për pasuri...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...