Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Ish-ministri i Brendshëm i Rilindjes, Sandër Lleshaj, në një dalje të tij të fundit televizive në emisionin "Log" të Endri Xhafos në "Abc News" ka mbajtur një qëndrim mjaft të fortë dhe të ashpër ndaj kryeministrit Rama.
Në gati 50 minuta intervistë ai nuk ka reshtur së dhëni argumente kundër Qeverisë, problematikave të saj dhe ato pika që ai i shikonte se Qeveria i kishte bërë gabim, se ka qenë një orientim i pastër politik i kryeministrit.
Së pari, Sandër Lleshaj foli për reformën në drejtësi.

Ai tha se Vettingu ishte një fjalë që i krijonte alergji.
Kjo dhe për një gabim të madh të këtij procesi që sipas Lleshajt, lidhet me faktin se barrën e provës që e kishin individët, të cilëve u bëhej Vettingu.
Nga ana tjetër ai tha se ky Vetting ishte i gabuar dhe shumë i vonuar.
Sandër Lleshaj, gjithashtu foli për Vettingun në polici, si pikë e dytë e kritikave ndaj kryeministrit.

Ai tha se nuk mund të bëhej një Vetting i tillë.
“Për qindra dosje prokurorësh dhe gjyqtarësh ka 7 vjet që nuk po mbaron Vettingu e do të duheshin me dhjetëra vite e shumë dekada që të mbaronte Vettingu në Polici”, tha Lleshaj, për të cilin ai theksoi se është një gjë e panevojshme.
Policia dhe trupa e policisë është një dinamikë e përditshme, e cila ka problematika, por nuk mund të zgjidhet në Vetting.
Së treti, Sandër Lleshaj theksoi edhe faktin se zgjedhjet administrohen në mënyrë të gabuar nga partitë politike dhe për sa kohë të jenë të tilla do të ketë problematika.

Ai theksoi se ato duhet të administrohen nga Ministria e Brendshme nga administrata, por kurrsesi nga partitë politike, të cilat, theksoi Lleshaj, janë si dy ekipe futbolli që i fut në fushë pa arbitër dhe pastaj çfarë pret të ndodhë.
Lleshaj ishte mjaft i ashpër me Qeverinë në qëndrimet e tij, jo vetëm për Vettingun në Polici apo reformën në drejtësi.
Ai i ashpër ishte edhe për çështjen e zgjedhjeve dhe administrimin e tyre. Por theksoi edhe diçka tjetër, se është politika ajo që keqpërdor policinë dhe është e lidhur me krimin.
Pasi politikës i duhen votat dhe përdor krimin e më pas ajo akuzat ia hedh policisë.
Kjo ishte dhe pika më e fortë dhe akuza më e drejtpërdrejtë që Sandër Lleshaj bëri ndaj Qeverisë, ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili e ka pasur ministër në kabinet, por, ndoshta edhe për palën tjetër politike, për lidhjet e krimit me politikën, për të cilat ai ka pasur informacione të mjaftueshme, pasi ka qenë Ministër i Brendshëm.

Me gjithë sulmet e thella ndaj kryeministrit, Sandër Lleshaj la edhe diçka pa thënë. Të vertetën si iku dhe pse iku nga Ministër dhe a kishin lidhje dy ngjarjet, pra ajo e Klodjan Rashës dhe ngjarja e fundit e Laer Kurtit.
Megjithëse ishin krejt të kundërta dhe për ngjarjen e Rashës, Lleshaj theksoi se policia kishte gënjyer dhe ishte ndier shumë keq, pasi nuk ishte gjetur pistoleta, siç ishte deklaruar nga vetë policia e shtetit.
Lleshaj ishte i ashpër me kryeministrin, me qëndrimet e tij për gjithçka foli dhe gjithçka artikuloi në 50 minuta përballë Endri Xhafos në "Abc News", duke u sjellë jo si një opozitar i Sali Berishës, por si një opozitë ndryshe brenda Partisë Socialiste dhe megjithëse pesha e Lleshajt në PS është sa pesha e një ushtari në një luftë të drejtuar nga gjeneralët./CNA.al
Ambientalisti Sazan Guri ka arritur në përfundim se gjerma...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka deklaruar se një...
Pas mbledhje së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta...
Marrëzia nuk ka fund. Përkundrazi, tani është shndërruar n...
Ditën e sotme është emëruar drejtori i ri i Postës Shq...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se në 12 n...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi iu kthye bri...
Pedagogia e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mimoza...
Deputetja Jorida Tabaku është shprehur se buxheti i sh...
Prokuroria e Posaçme, SPAK, në Tiranë, përfaqësuar nga Z. ...
Grupi përçarës i Enkelejd Alibeajt, ka bërë publik emr...
Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, ka përcjellë mesaz...
SPAK-u ka dalë në një konferencë të përbashkët me autorite...
Sonila Qato, ish-drejtoresha e ARRSH-së, është thirrur sot...
Mbështetësit e Ilir Metës, të kreut të Partisë së Lirisë d...
Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato, është paraqitur s...
Hapja e dosjesve, ish-sigurimsat vijojnë te jenë tema disk...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-F...
Protesta e pedagogëve do të vijojë edhe sot. Ata do të mbl...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...