
IKMT-ja lokale i ka kërkuar asaj qendrore dhe Policisë së Shtetit mbështetje që të ndërhyjë për ta prishur me pretendimin se ka ndërtim pa leje në resortin me 5 yje "Montrelux" në Moravë të Korçës.(lexo këtu)
Në fakt një histori e gjatë që ka filluar vite më parë që pas hapjes së hotelit pas një konflikti midis bashkëpronarëve, për pretendime sipërfaqesh e të tjera.
Një hotel i ndërtuar, i hapur, një investim serioz, por palët kanë një konflikt dhe turpërisht në vend që shteti të jetë i paanshëm dhe palët që gjërat t’i zgjidhin proceduralisht, shteti ka mbajtur një anë, është përdorur, ka ndodhur edhe ngjarje kriminale në rrethimin e objektit.

Ndërkohë prej disa muajsh objekti është marrë peng nga një polici private në mënyrë antiligjore dhe Policia e Shtetit bënte sehir dhe tashmë IKMT-ja lokale ndërhyn.
Ndërhyn, edhe pse ka një vendim gjykate, edhe pse ka një procedurë të hapur brenda sistemit të drejtësisë, çështjen nën hetim, palët po diskutojnë dhe IKMT-ja merr kurajën dhe ndërhyn, edhe pse institucionet e specializuara sipas shkresës përkatëse thonë se nuk mund të goditen disa pjesë të hotelit.

Hoteli në fakt është totalisht i legalizuar, është në një zonë që nuk ka bërë asnjë dëm në ndërtim sepse ndodhet në zonë turistike, është jashtë qytetit, është në majë të malit, ndërkohë që shkohet dhe goditet.
Ky aksion vjen në ditën e shpalljes së sezonit turistik, në ditët e shpalljes së sezonit turistik. Pra, IKMT-ja ndërhyn në shkelje të ligjit në një objekt turistik duke shkatërruar anekse të saj. Ky si një shembull që do të ketë një sezon turistik të dështuar, të sulmuar dhe plot rrëmujë. (lexo këtu)
Kur gjithçka ka leje dhe legalizim, ka dhe procese gjyqësore, IKMT-ja shërben me të tillë shembuj që ngrenë çdo dyshim për veprime korruptive në shkelje të ligjit.

Fatkeqësisht nuk shkohet dhe goditen thjesht disa centimetra, apo disa metra të këtij hoteli, apo dëmtimi i inatit mes palëve të cilët “për inat të vjehrrës shkojnë me mullixhiun”, janë të gatshëm ta shkatërrojnë edhe atë pjesë të pronës që u takon thjesht dhe vetëm se nuk dinë ta ndajnë dot, apo njëra apo pala tjetër nuk dinë të tërhiqen.

Por ajo që bie në sy është ndërhyrja e IKMT-së lokale, e zonjës Alketa Petro si drejtuese e këtij institucioni. Është paguar Alketa Petro për të ndërhyrë? Çfarë e ka aktivizuar këtë individ, presionet e korrespondentëve lokalë të historive rozë të Vjollca dhe Lori Hoxhës apo diçka tjetër? (lexo këtu)
Ndonjë studio ligjore në Tiranë ku drejtuesi i saj, një 99-ç i vogël është bërë deputet dhe ka influencë të madhe te Ministria e Brendshme apo te strukturat drejtuese të Rilindjes?
Në fakt, kjo është një çështje që tashmë qartazi e çon të gjithën në SPAK, por jo thjesht dhe vetëm për shpërdorim detyre ndaj strukturave për korrupsionin, për bashkëpunimin me një grup kriminal, por për atë çfarë ka ndodhur që nga zyrat e regjistrimit të pasurive me falsifikime të dokumenteve, deri te goditja që i bëhet një strukture turistike ndoshta të vetmes në Qarkun e Korçës me 5 yje dhe të standardeve evropiane, duke shkelur ligjin, duke abuzuar me ligjin, edhe pse palët ndodhen në gjykatë. (lexo këtu)

Tashmë Alketa Petro mund t’u përgjigjet pyetjeve, mund të ketë një reagim sipas ligjit, por e vërteta është se nuk është tejkaluar ligji, por është shkelur dhe shërbimi që i bëhet një pale në konflikt në raste të tilla, është korrupsion dhe u përket hetimeve që duhet të bëjë SPAK-u.(lexo këtu)
Ndaj dhe sipas informacioneve që ka CNA, jo vetëm zonja Petro, por edhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë skandal kriminal dhe korruptiv do të kallëzohen një nga një në SPAK, jo thjesht dhe vetëm për shpërdorim detyre, por edhe duke u çuar fakte në lidhje me korrupsionin e tyre, shkelje të ligjit dhe njëanësinë me një nga palët në konflikt duke u shërbyer edhe historive rozë të mediave të paguara nga inceneratorët./CNA
Policia e Tiranës ka identifikuar njërin prej autorëve...
Dhoma e Avokatisë ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj So...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra magjistr...
Universiteti i Tiranës ka dënuar sulmin ndaj pedagogut...
CNA ka raportuar prej disa muajsh luftën e Rilindjes për t...
“Marria nuk ka fund”, është një shprehje popullore. Për sh...
Gazetari Mero Baze ka bërë një analizë për lëvizjet e Rili...
Detaje të reja kanë dalë nga një bashkëpunim midis aut...
Juristja Brikena Kasmi ka reaguar ashpër për dhunimin ...
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sa...
Karnavalet e Korçës po afrojnë. Në 8 qershor, në Korçë...
Shtyhet për në 12 qershor seanca për dosjen "Gërdeci", pas...
Detaje të reja kanë dalë nga dhunimi i avokatit të ish-kry...
Dhunohet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë avokati i ish-kr...
Kërkesa për blerje apartamentesh në këtë periudhë kryesohe...
Për protestën që u zhvillua dje para Bashkisë së Tiranës, ...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Subjektet private që kanë aktivitet në Shqipëri, por edhe ...
Avokati Ylli Manjani është shprehur se ish-kryeministr...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në tubimin para ba...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...