Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti në takim ambasadorin britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.
Në fokus të takimit ishin thellimi i bashkëpunimit shumë të mirë të deritanishëm, dakordësia për vijimësinë e projekteve dhe marrëveshjeve të nënshkruara më parë, ngritja e skuadrave të përbashkëta hetimore, zhvillimi i operacioneve të përbashkëta, shkëmbimi në kohë reale i informacioneve, duke vendosur kontakte të drejtpërdrejta mes strukturave homologe, si dhe lufta e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm.
Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e dhënë nga agjencitë ligjzbatuese britanike, për struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit, në drejtim të forcimit të kapaciteteve profesionale dhe logjistike.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e njohu ambasadorin me prioritetet e Policisë së Shtetit, duke u ndalur në tri shtylla kryesore, reforma ligjore, arsimore dhe ajo strukturore.
Reformimi i Akademisë së Sigurisë, ndryshimi i metodologjisë së punës, ndryshimi i praktikës së vendimmarrjes së deritanishme, në menaxhimin e burimeve njerezore, për emërimet apo transferimet në detyrë, ishin disa nga çështjet që u trajtuan gjatë takimit.

Rrumbullaku ka theksuar se është me rëndësi bërja e disa ndryshimeve në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, sidomos në nenet që parashikojnë masa ndëshkimore, ndaj shkeljeve disiplinore, duke qenë se është prioritet ndëshkimi dhe largimi nga organizata e Policisë i punonjësve që janë të përfshirë në paligjshmëri.
Po ashtu, është me rëndësi ndryshimi strukturor i Policisë së Shtetit, për të forcuar më shumë strukturat që merren me krimin e organizuar, me qëllim bërjen sa më efikase të organizatës së Policisë.
Drejtori e ka siguruar ambasadorin se lufta ndaj krimit të organizuar, migracionit dhe trafiqeve të paligjshme, si dhe ndaj krimeve ndërkufitare, janë prioritete të Policisë së Shtetit, të cilat mund të përmbushen më së miri kur Policia e Shtetit gëzon mbështetjen dhe besimin e partnerëve dhe agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.
Drejtori i Përgjithshëm garantoi ambasadorin se të gjitha nismat, projektet dhe marrëveshjet e nisura më parë do të vijojnë të realizohen plotësisht.

Nga ana tjetër, ambasadori Alastair King-Smith e uroi Rrumbullakun, për misionin e vështirë që ka marrë për drejtimin e organizatës së Policisë së Shtetit. Ai theksoi se Shqipëria është partner shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe. Ambasadori i shprehu Drejtorit të Përgjithshëm, mbështetjen e palëkundur të Britanisë së Madhe, për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar dhe terrorizmin, për nevojat që ka aktualisht Policia e Shtetit, si dhe për të përfunduar projektin për rikonstruktimin e DVKM Tiranë, që vjen pas rikonstruktimit të Komisariatit të Policisë Rinas, investimit në Njësinë e Pasagjerëve dhe projektit për aeroportin e Kukësit.
Ambasadori i shprehu Drejtorit të Përgjithshëm, gatishmërinë e tij për të ndihmuar Policinë e Shtetit, për sulmin kibernetik dhe ftoi një ekip ekspertësh për krimin ekonomik dhe kriptomonedhat, për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar./ B.A. - CNA.al
Pas kreut të PD-së, Sali Berisha, një tjetër deputet i...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë fja...
Rrëzohet kandidatura e Arta Mandros për anëtare të Kës...
Shtyhet afati i Komisionit për Reformën Territoriale. ...
Edmond Tullumani është zgjedhur si anëtar i ri i Kësh...
Kuvendi ka zgjedhur sot Petraq Likën si anëtar të bord...
Gazetari Klodian Tomorri, përmes një reagimi në rrjete...
Institucionet e reja të drejtësisë kanë vënë në lëvizj...
Policia dhe prokuroria dyshojnë se klani Duka është një nd...
Përfaqësues i kompanisë “Frigo Food”, Sokol Meqemeja, ka d...
Shoqata e Transportit Publik po kërkon rritjen e biletës s...
Shqipëria dhe Kroacia kanë përfunduar raundin e par...
Dyshohet se Klani Duka ka qenë ai i cili “i ka prerë krahë...
Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit ka vendosu...
Disa faqe qeveritare iraniane kanë rënë nga sistemi, si pa...
I pari që u mor në pyetje nga hetuesit për zhdukjen e Ervi...
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi duke iu referuar ...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa është thirrur dje ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha javën ...
Tragjedia e Himarës ku humbi jetën një 7 vjeçare pas godit...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...