web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Rama nuk është më Kryeministër i shqiptarëve"/ Meta: 11 shkurti, dita e vendimit mbarëpopullor

11 Shkurt 2023, 08:55, Aktualitet CNA

"Rama nuk është më Kryeministër i

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se Edi Rama nuk është më kryeministër i shqiptarëve, por një subjekt i merituar për drejtësinë për veprimet e tij kundër Kushtetutës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, vetëm pak orë para protestës, Meta shkruan se Rama dhe qeveria po grabisin masivisht qytetarët.

“Edi Rama nuk është më Kryeministër i shqiptarëve, por një subjekt i merituar për drejtësinë për veprimet e tij kundër Kushtetutës, kundër pluralizmit dhe demokracisë si dhe për grabitjen masive financiare ndaj qytetarëve shqiptarë”, shkruan Meta.

Ndër të tjera Meta thekson se 11 shkurti do të jetë dita e vendimit mbarëpopullor./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga