web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkëlzen Berisha: Duçka i Ramës të sqarojë FBI-në

10 Shkurt 2023, 18:18, Aktualitet CNA
Shkëlzen Berisha: Duçka i Ramës të sqarojë
Shkëlzen Berisha dhe Dorian Duçka

Djali i kreut të PD-së, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka sqaruar publikisht të vërtetën e fotos me Dorian Duçkën në një avion.

Shkëlzen Berisha, në një reagim në rrjetet sociale, thekson se ndryshe nga kryeministri Rama dhe sekserët e tij, ai nuk udhëton me avion privat por në një avion linje.

Më tej shpjegon se qëllimi i udhëtimit të tij të bërë para disa vitesh nuk ka pasur asgjë të përbashkët me sekserin e Ramës përveç ulëses afër në avion dhe insistimit të Duçkës për të bërë një selfie.

Nje sqarim i shkurter per nje “argument” qesharak dhe bajat.

Te zene me presh ne dore ne nje histori korruptive me permasa nderkombetare qe ka zene prej ditesh titujt e mediave me te medha te botes, Rama dhe Duçkat e kesaj afere kane zgjedhur te pergjigjen ne menyren me qesharake duke postuar foto. Ne te vertete Rama dhe Duçkat ne SHBA nuk po hetohen per foto por sepse ne bashkepunim kane korruptuar me fusha nafte dhe qindra mijera dollare, drejtorin e kunderzbulimit te FBI per ta perdorur si instrument kunder opozites dhe pluralizmit politik ne Shqiperi!

Ne fakt keto foto sherbejne per ta, si certifikate miqesie apo pastertie, shume me pak nga sa do sherbenin le te themi, fotot e Sajmir Tahirit me Barack Obamen ne zyren ovale.

Sidoqofte per te sqaruar opinionin me duhet te theksoj se, ne ndryshim nga Rama dhe sekseret e tij, une nuk udhetoj ne avion privat dhe per rrjedhoje ne nje avion linje, njelloj si ne nje  urban publik, udhetaret dhe vendet e tyre nuk i zgjedh dot une. Qellimi i udhetimit tim te bere para disa vjetesh, nuk ka pasur asgje te perbashket me sekserin e Rames pervec ulëses afer ne avion dhe insistimit te tij per te bere nje selfie, si shume te tjera, qe me kerkohen nga njerez te njohur dhe te panjohur.

Uroj dhe shpresoj qe kur te pyeten nga hetuesit e FBI, Rama dhe Duçkat te kene argumente me bindes per “pafajesine” e tyre. Suksese!”, shkruan Shkëlzen Berisha./ CNA.al

Shkëlzen Berisha: Duçka i Ramës të sqarojë





Lajmet e fundit nga