“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Rajoni i Shkodrës është në një rrezik të përhershëm nga përmbytjet edhe zjarret. Me qëllim parandalimin e tyre në prefekturë u zhvillua një mbledhje ndërinstitucionale. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, Haki Çako, tha se në Bushat do të ndërtohet një qendër për emergjencat civile për të vijuar më pas me ndërtimin e të tjera qendrave të tilla në vend për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.
“Shkodra është e rrezikuar nga përmbytjet, nga zjarret, nga rrëshqitjet e dherave dhe prandaj këto përvoja na kanë mësuar se parandalimi është më efektiv se reagimi pas ngjarjes. Ky projekt ka një rëndësi të veçantë dhe na ndihmon të kalojmë nga një qasje reaktive në një qasje proaktive parandaluese duke fuqizuar jo vetëm institucionet, por edhe komunitetet dhe qytetarët për të qenë më të përgatitur”, tha Majlinda Angoni, prefekte e Qarkut Shkodër.
“Është një nga projektet më të konsoliduara dhe më të rëndësishme në Shqipëri. Është një vizion për të rritur rezistencën ndaj fatkeqësive natyrore. Shkodra është një nga qarqet më të ekspozuara sa u përket fatkeqësive natyrore. Qeveria shqiptare ka vendosur fokusin në investime për bashkitë e Qarkut Shkodër. Në Bushat do të ngrihet Qendra e Emergjencave Civile për menaxhimit e fatkeqësive natyrore. Jemi duke projektuar edhe disa qendra të tjera, një në Vlorë, në Burrel dhe një në Korçë”, u shpreh Haki Çako, drejtor i Agjencisë së Emergjencave Civile.
Randi Davis, përfaqësuese e UNDP në Shqipëri dhe Philipp Arnold, zëvendëskryetar në ambasadën zvicerane deklaruan se është e rëndësishme që përmes projektit RESEAL që ndodhet në fazën e dytë, të ketë një fokus ndaj fatkeqësive natyrore dhe parandalimin e humbjeve ekonomike.
“Nuk është vetëm Shqipëria në një moment të tillë dhe këto fatkeqësi po shtohen kudo. Kemi ngritur një terren shumë të mirë për menaxhimin e këtyre politikave. Kemi punuar që në 2019 dhe kemi marrë mësime të fuqishme nga ajo që kemi bërë në këtë rajon. Ka pasur politika për parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe ne kemi financuar projekte lidhur me ndryshimet klimatike. Sot po tregojmë një mbështetje të vazhdueshme për rritjen ekonomike në rajon. Mbetemi të angazhuar që t'ju mbështesim", tha Randis Davis.
“Ka një rrezik të madh nga fatkeqësitë natyrore, bora, orteqet, përmbytjet apo zjarret. Kjo nismë synon të përmirësojë menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe të forcojë projektin në Shqipëri. Këtu mbulohen disa pika si decentralizimi, zhvillimi rajonal, ujërat dhe kemi një portofol të gjerë. Shkodra ka thatësirat, përmbytjet, zjarret dhe rrezikon njerëzit e çon në dëme ekonomike. Ky projekt do të ndihmojë në parandalimim e fatkeqësive dhe synojmë një mbështetje këtu ku rreziqet janë të larta dhe do të ketë pajisje për të mbrojtur popullatën. Një angazhim serioz juaji është thelbësor për zbatimin e këtij projekti dhe synohen rezultate për popullsinë dhe bizneset”, u shpreh Philip Arnold.
Ndërkohë kryetarët e bashkive të Qarkut Shkodër treguan problematikat me të cilat përballen duke thënë se janë emergjente investimet dhe pajisjet me mjete të ndryshme për përballimin e fatkeqësive natyrore.
“Shkodra është një nga qytete më të ekspozuara në aspektin hidrologjik dhe ka efekte negative sa u përket përmbytjeve dhe fatkeqësive natyrore. Ta vendosim sa më shpejt në zbatim sepse ka ndikim”, tha Rudin Beka, zëvendëskryetar i Bashkisë Shkodër.
“Bashkitë të kenë mundësinë për mbrojtjen e banorëve nga fatkeqësitë natyrore dhe për rreziqet që janë të pranishme. Vau i Dejës ka shumë probleme me përmbytjet dhe zjarret. Bashkia Vau i Dejës do të jetë e angazhuar maksimalisht ndaj këtij projekti”, u shpreh Kristjan Shkreli, kryebashkiaku i Vaut të Dejës.
“Bashkia Pukë mori një gjobë se nuk kishte një strategji për emergjencat civile dhe tashmë do ta bëjmë përmes këtij projekti. Falënderojmë UNDP. Rëndësia e Mbrojtjes Civile, mbi të gjitha, është kryesore për jetën e njerëzve. Të kemi plane që investimet të mos shkojnë kuturu, por të ketë një plan për mbrojtjen civile. Është fat për Qarkun Shkodër që e nis e para. Bashkia Pukë nga ana e relievit është si Zvicra, problematilat janë dhe kërkohet një plan i tillë e investime për mbrojtjen nga zjarret dhe erozioni. Shumë zona pyjore janë zhveshur, pyjet janë prerë duke u bërë toka pjellore dhe kjo ka shkaktuar probleme sepse erozioni po bën punën e tij pasi me mijëra dhera kanë rrëshqitje e kërkohen investime. Puka përshkohet nga përrenj e lumenj dhe shumë fshatra janë pa ura lidhëse. Kërkesat tona kanë qenë të vazhdueshme dhe shpresoj të merren parasysh të gjitha këto”, tha Rrok Dodaj kreu i Bashkisë Pukë.
“E kam bërë 70% të këtij projekti, por nëse hyn 5 bashki në Shqipëri nuk mund ta bëjnë pa një recencë strategjinë e emergjencave civile. Jemi bashki me sipërfaqe të mëdha dhe potencialisht si bashki rriskun e ka të madh. Ngrohja e klimës, proceset mjedisore që kanë ndodhur dhe rrethohet nga një vijë ujore 75 km2 dhe kjo ndikon. Kemi problematika në marrjen e informacioneve nga institucionet e tjera sepse duhet studimi i tokës etj. Kemi nevojë emergjente për investime dhe pajisje”, deklaroi Hilë Curri, kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz.
Faza II e projektit RESEAL nis në Shkodër me fokus në përditësimin e vlerësimeve të riskut, forcimin e kapaciteteve lokale dhe përsëritjen e modeleve të suksesshme për qëndrueshmëri afatgjatë sa i përket menaxhimit të fatkeqësive natyrore. Pas takimit u realizua edhe një demostrim i kërkim-shpëtimit nga Forcat e Sigurisë Kombëtare në Shkodër./ CNA
Sot një grup aktivistësh kanë protestuar në Tiranë kundër ...
Edi Rama dhe Erion Veliaj mbajnë të dy një gjalmë të k...
Një ditë më parë u nda nga jeta ish-kryeministri i Shqipër...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës për çlirimin e ...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Avokati Spartak Ngjela ka ndarë pasditen e sotme një mesaz...
Gazetarja Klodiana Lala në një dalje televizive ka deklaru...
Pasi u dërguan për një vit për riedukim në Shkollën e Magj...
Ambasadorja e Austrisë në Shqipëri, Monica Zach deklaroi n...
Ish-ministri, Ditmir Bushati ka ndarë sot një mesazh për n...
Presidenca ka dekretuar hapjen e procedurave të aplikimit ...
Kjo e premte ishte një ditë seance plenare publike maraton...
Ish-kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka l...
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar tërheqjen për të dhënë një...
Prokuroria e Posaçme ka njoftuar sot akuzën ndaj Zëvendësk...
Këtë të premte u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare ish-kry...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastuk...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ndarë para pak m...
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë ...
Ish-kryeministri Fatos Nano ka ndërruar jetë në moshën 73-...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...