web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse gënjen Gjiknuri dhe pse nuk mund të jetë thirrur në SPAK për kallëzimin e vitit 2017

11 Shkurt 2023, 10:21, Aktualitet CNA

Pse gënjen Gjiknuri dhe pse nuk mund të jetë thirrur në SPAK

Damian Gjiknuri pas daljes nga SPAK-u deklaroi përpara gazetarëve se ishte thirrur si person që ka dijeni për një kallëzim që ai kishte firmosur dikur si ish-ministër.

Por, cila është rrjedha e atij kallëzimi, për të cilin prokuroria dikur jo vetëm ka kryer hetimin, por gjykata ka pasur edhe vendime dënimesh me burg për personat e akuzuar?

Ai kallëzim ka pasur gjykim dhe vendime gjyqësore dikur, ndaj të paktën për atë kallëzim jemi përpara gjësë së gjykuar.

Ose Gjiknuri gënjen, ose SPAK-u e ka gënjyer kur i ka thënë se po e pyesin për atë kallëzim!

Pse gënjen Gjiknuri dhe pse nuk mund të jetë thirrur në SPAK
Damian Gjiknuri, pas daljes nga SPAK-u

Por cila është historia e atij procesi.

Në 19 dhjetor 2017, pas një auditi të brendshëm në ish-Ministrinë e Transportit, Damian Gjiknuri si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, kallëzoi penalisht ish-kreun e ARRSH-së, Dashamir Xhikën, drejtorin dhe ish-drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të autostradës Tiranë-Elbasan, Albens Aliten dhe Aksel Qurdukën, për veprën penale “shpërdorim detyre”.

 

Ata u akuzuan nga Gjiknuri për veprime korruptive për tenderin në fjalë, duke shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 53.983.340 USD.

Përveç kësaj, sipas kallëzuesit ishin konstatuar edhe shkelje e disiplinës financiare në vlerën 16.117.926 USD nga nënshkrimi i amendamenteve të kontratës pa burime financimi.

Kallëzimi iu dërgua Prokurores së Përgjithshme të komanduar, Arta Marku. Hetimet u kryen dhe përfunduan.

 

Pse gënjen Gjiknuri dhe pse nuk mund të jetë thirrur në SPAK
Ish-Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku

Me 2 shkurt 2018, me urdhër të prokurorisë Elbasan, u arrestuan Dashamir Xhika së bashku me Andi Tomën (ish-drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve 2008-2013), Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysën, Kujtim Hysën dhe Rezarta Bokçiu.

Pse gënjen Gjiknuri dhe pse nuk mund të jetë thirrur në SPAK

 

Ata u akuzuan për abuzimin me vlerë 5 milionë euro për rrugën e Gjinarit.

Në 25 prill 2018, Prokuroria e Elbasanit kërkoi të merren të pandehur për aferën e rrugës së
Gjinarit, Xhika, Toma, Agron Hysa, Kujtim Hysa, Rezarta Bokçiu bashkë me Lek Tushajn, Astrit Qafën, Malvina Kallabakun, Kastriot Brahan, Afërdita Bashan dhe shoqëritë tregtare “Vëllezërit Hysa”, “Arifaj” dhe “Zenit-0”.

Në 24 maj 2018, Andi Toma u nxor nga burgu me vendim të Gjykatës së Elbasanit.

Në 23 korrik 2018, Dashamir Xhika lirohet po me vendim të Gjykatës së Elbasanit, me justifikimin se vuante nga probleme shëndetësore. Prokuroria e Elbasanit e ankimoi vendimin 4 ditë më pas në Apelin e Durrësit. Apelimi u pranua dhe Xhika u kthye në qeli në 1 shtator 2018. Por, në 23 nëntor 2018, Xhika së bashku me Albens Aliten dhe Aksel Qurdukën lirohen sërish nga burgu me vendim të Gjykatës Penale.

Pasi nuk pati ankimime, çështja sot mund të konsiderohet e mbyllur.

Kjo është historia e hetimit, gjykimit dhe dënimit të personave të akuzuar atë kohë nga Gjiknuri.
Procedurialisht është e pamundur deri e habitshme që Gjiknuri të jetë thirrur sot për atë kallëzim të vitit 2017.

Atë kohë ministrat socialistë nxiteshin të gërmonin e të shpiknin sa më shumë kallëzime kundër administratorëve të qeverive Berisha. Ministrat socialistë u vunë në garë (si sot me Aktivistin) për të shtypur e firmosur sa më shumë kallëzime.

Ky është një nga kallëzimet, që pasi ka rënë në dorën e Arta Markut ka prodhuar proces penal për të akuzuarit nga Gjiknuri. Ndaj Gjiknuri sot nuk mund të jetë thirrur për atë kallëzim. Vetëm nëse me kallëzimin e vet ndaj të tjerëve Gjiknuri donte të mbulonte korrupsionin e tij në rrugën e Gjinarit.

Por, sido që të jetë e vërteta, Gjiknuri nuk na e ka treguar të vërtetën./CNA.al





Lajmet e fundit nga