Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve ku janë trajnuar më shumë se 10 mijë mësues. Ky program synon rritjen e kapaciteteve të mësuesve në fushat prioritare të arsimit: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Shkenca dhe Teknologji (STEM), si dhe në aftësi ndërdisiplinore.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ndiqi nga afër një nga trajnimet që u zhvillua në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranë.
“Jam e kënaqur që sot asistoj në një prej trajnimeve ku mësuesit e arsimit fillor janë tashmë në përfundim të ditës së dytë të trajnimit të modulit që ju jeni duke ofruar. Këtu në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë tashmë keni kryer një seri trajnimesh përgjatë 4 muajve, ku janë angazhuar në këtë universitet rreth 2 mijë mësues, dhe në të gjithë vendin kemi trajnuar më shumë se 10 mijë mësues,” u shpreh Ministrja Manastirliu.
Për këtë fazë të parë për 2025, Universiteti i Tiranës ka organizuar trajnime për 2,351 mësues, mes tyre dhe mësues të arsimit fillor me fokus përmirësimin e cilësisë së leximit në kuadër të përgatitjes për testimin ndërkombëtar PIRLS 2026.
Trajnimet u zhvilluan nga 200 pedagogë të shtatë institucioneve të arsimit të lartë (IAL). Programi përmban disa komponentë thelbësorë, si zhvillimi i aftësive praktike për zbatimin e metodave interaktive në lëndët e AMU dhe AML; përgatitjen për aftësitë e të lexuarit në gjuhën shqipe për PIRLS 2026; orientimin drejt karrierës në shkencat shoqërore; dhe fuqizimin e mekanizmave për parandalimin e dhunës në shkolla përmes një moduli të dedikuar për drejtues shkollash, oficerë sigurie dhe punonjës psiko-socialë.
Ministrja Manastirliu u shpreh se synohet të trajnohen rreth 16 mijë mësues deri në fund të vitit.
“Për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit është një prioritet rritja e kapaciteteve të mësuesve tanë dhe edukimi në vazhdim i tyre. Mbetet një rëndësi parësore sa i përket cilësisë së arsimit pikërisht mbështetja afatgjatë e mësuesve përsa i përket trajnimeve dhe metodave efektive dhe inovatore të mësimdhënies, të cilat janë përfshirë nën ombrellën e një programi kombëtar të zhvillimit profesional me synimin për të trajnuar në këtë vit rreth 16 mijë mësues.”, tha Ministrja Manastirliu.
Duke folur për fazën e ardhshme të këtij programi, Manastirliu tha:
“Ne po punojmë dhe për programin e ardhshëm 2026–2028, një cikël i cili do të ofrojë jo vetëm module të reja të edukimit në vazhdim dhe do të ketë më shumë përputhshmëri edhe me kurrikulën me të cilën ne jemi duke punuar, por mbi të gjitha për t’iu pajisur ju me aftësitë e nevojshme që kërkon mësimdhënia moderne.”, deklaroi Manastirliu.
Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve është një program i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me universitetet publike, për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm trajnimesh në mbështetje të zhvillimit profesional të mësuesve dhe përmirësimit të cilësisë së arsimit në Shqipëri./ CNA
Prokuroria e Fierit ka vendosur të dërgojë në gjyq për ‘Vr...
Është shtyrë procesi gjyqësor për ish-kryebashkiakun e Him...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Prej tre vitesh, Shqipëria dhe Mali i Zi, janë angazhuar t...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka pritur sot Endrit Tha...
Ditën e sotme është përmbyllur vizita paqësore e Fortlumtu...
Administrata Tatimore informon tatimpaguesit në lidhje me ...
Deputeti socialist Plarent Ndreca ka folur pas daljes nga ...
Ish-oficeri i forcave Renea, Arbër Paplekaj, i dënuar me 7...
Deputeti i PS-së Plarent Ndreca është paraqitur ditën e so...
Është shtyrë seanca për Ervin Salianjin, pas ky i fundit k...
GJKKO ka dhënë dënimin për "cironkat" e Bashkisë së Tiranë...
Ervin Salianji i njohur ndryshe si "Babalja", i burgosur p...
GJKKO do të shqyrtojë këtë të premte kërkesën e kreut të P...
GJKKO ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg...
Ekipi i përbashkët nga “Reliti in Albania”, Federata Shqip...
Prokuroria e Posaçme paraqet sot në GJKKO raportin dymujor...
Komisioni Europian ka përpiluar një draft raport në lidhje...
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Patriarkanën Ekumen...
GJKKO lë në fuqi sekuestron e apartamentit të kryebashkiak...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...