Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Patriarkanën Ekumenike, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, zhvilloi dy takime domethënëse me komunitetet orthodhokse të Megalo Reuma dhe të Neohorit të Bosforit.

Të dielën, më 15 qershor 2025, në orën 18:30, Kryepiskopi Joan vizitoi Kishën e shenjtë të Taksiarkëve të Mëdhenj në Megalo Reuma (Arnavutköy), një lagje e njohur për lidhjet e saj të hershme me shqiptarët e Epirit, të vendosur aty nga Sulltan Mehmeti II pas rënies së Kostandinopojës. Në hyrje të kishës, ai u prit me nderime nga Hirësia e Tij, Mitropoliti i Kydonieve, z. Athinagora, përgjegjës kishtar i komunitetit dhe mbikëqyrës i prefekturës së Bosforit.
Kryepiskopi u shoqërua nga Mitropoliti i Dherkonit, z. Apostolos, Eklesiarku i Madh, atë Aetios, nënsekretari Oikoumenios dhe dhjak Evlogjios, kodikograf i Sinodit të Shenjtë. Pas shërbesës dhe përshëndetjes në kishën e shenjtë, në orën 20:30, Komuniteti i Megalo Reuma shtroi një darkë zyrtare në sallën komunitare në nder të Fortlumturisë së Tij, e cila u nderua edhe me praninë e Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik, z. Vartholome.

Të hënën, më 16 qershor 2025, Kryepiskopi Joan vijoi vizitat në komunitetet e Bosforit me ndalesën në Neohorion (Yeniköy), një tjetër qendër e rëndësishme e besimtarëve orthodhoksë. Në orën 09:00, ai u nis nga hoteli i tij drejt zonës përkatëse, i shoqëruar nga Mitropoliti i Kydonieve, z. Athinagora dhe atë Evlogjios. Në orën 09:30, Komuniteti i Neohorit shtroi një mëngjes të ngrohtë në restorantin “464 Yeniköy”, në nder të Fortlumturisë së Tij, me pjesëmarrjen e veçantë të Patriarkut Vartholome.
Këto vizita simbolike në dy prej komuniteteve më të lashta orthodhokse të Bosforit përforcuan ndjenjën e vëllazërisë kishtare, duke lidhur historinë me të tashmen dhe dëshmuar kujdesin e ndërsjellë midis Kishës Nënë të Kostandinopojës dhe Kishës Autoqefale të Shqipërisë.

Në mbrëmjen e së hënës, më 16 qershor 2025, në orën 19:00, Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik Vartholomeu, shtroi një darkë në rezidencën patriarkale në Fanar, në nder të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit dhe të delegacionit që e shoqëronte.

Kjo darkë përmbylli me ngrohtësi vëllazërore një seri takimesh të rëndësishme zyrtare, që thelluan më tej lidhjet historike e shpirtërore midis Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës./CNA
GJKKO lë në fuqi sekuestron e apartamentit të kryebashkiak...
Për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror 2...
Një investim i rëndësishëm në sistemin e ujësjellësit ka n...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela në fjalën e tij në F...
Më datë 8 korrik, në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet sea...
Kreu i SPAK Altin Dumani në fjalën e tij në Forumin e prok...
Sot 27 mijë maturantë i nënshtrohen testit të Matematikës....
Korporata e Investimeve Shqiptare çeli së fundmi thirrjen ...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN TV ka folur për sea...
Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Patriarkanën Ekumeni...
Komisioni Europian ka përpiluar një draft raport në lidhje...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugo...
“Emerald Azzurra”, jahti luksoz australian, ndaloi sot për...
Gjykata e Korçës ka vendosur sot që Dritson Kurti të vuajë...
Ditën e diel, në kishën historike të Shën Gjergjit në Stam...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka ...
Gjykata e Posaçme ka lënë sot në burg Loran Dushën, admini...
Miku i Ramës dhe “vëllai” i Erion Veliajt, (kryebashkiakut...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk është paraqitur në Prokuro...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...