SHBA kufizon vizat për zyrtarë dhe individë të huaj/ Ambasada Amerikane ndan mesazhin
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë njoftimin e Sekretar...

Credins bank & Mastercard lançojnë fushatën më të re me fokusin e rritjes së pagesave digjitale në Shqipëri.
Credins bank, në bashkëpunim me Mastercard lançuan fushatën më të re “POSI” bazuar në programin ekskluziv “Acceptance Acceleration”, që synon të përshpejtojë digjitalizimin e pagesave në Shqipëri.
Në një hap me trendet globale ku reduktimi i cash-it është tashmë një strategji e rëndësishme edhe për politikat ekonomike të Shqipërisë, ky program është iniciuar nga Mastercard dhe i mbështetur nga institucionet shtetërore, financiare, bankat e nivelit të dytë, etj.
Në kuadër të këtij programi, Credins lançoi fushatën me emrin komercial “POSI”, e cila është përzgjedhur nga Mastercard si një truk gjuhësor në formën e një zhargoni popullor dhe ka për qëllim të nxisë përdorimin e terminaleve POS në bizneset e vogla, të mesme dhe persona fizikë që operojnë në sektorin: hoteleri-turizëm, bar-restorante, shërbim taksi, marketet, bizneset me dyqane fizike, si dhe ato biznese të cilat nuk e kanë pasur këtë shërbim.
Për bizneset që do të aplikojnë për këtë shërbim për një periudhë 12 mujore do të përfitojnë terminal POS pa pagesë.
Komision 0% për të gjitha transaksionet me kartë deri në kufirin vjetor të përcaktuar sipas kushteve të bankës. Nga ana tjetër, stafi i Credins bank ofron shërbim të personalizuar për instalimin e POS-it duke i ardhur në ndihmë bizneseve në çdo kohë.
Ky program special do të jetë i vlefshëm përgjatë periudhës kohore 1 Maj ’25 – 30 Prill ’26. Ky bashkëpunim mes Mastercard dhe Credins bank dëshmon edhe një herë angazhimin mes palëve për t’i vendosur klientët gjithmonë në qendër të çdo iniciative.
Nga digjitalizimi i produkteve dhe shërbimeve e deri te krijimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët, që synon t’u ofrojë atyre zgjidhje moderne dhe inovative që plotësojnë nevojat e tyre në çdo kohë.
Mastercard dhe Credins bank prej vitesh kanë një partneritet të shkëlqyer duke sjellë herë pas here bashkëpunime të frytshme përmes fushatave efektive dhe aktiviteteve moderne, jo vetëm në nivel biznesi por gjithashtu edhe duke ndikuar në rritjen e mirëqenies së komunitetit vendas.
Përgjatë viteve të fundit, Shqipëria po përjeton një rritje të madhe në industrinë e turizmit, ndaj kjo ka ndikuar edhe në kërkesën e shtuar për shërbimet bankare.
Në këtë aspekt, Credins bank ka treguar rëndësinë maksimale duke ofruar më shumë shërbime digjitale në zonat turistike, duke mbështetur maksimalisht biznese të ndryshme.
Nga ana tjetër edhe klientët tashmë janë duke u bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për përfitimet e ndryshme që marrin nga përdorimi i POS-ve apo edhe ATM-ve.
Rritja e kërkesave për këto shërbime tregon tashmë një tendencë të qartë për përdorimin e teknologjisë moderne në menaxhimin e financave.
Shërbimet e Credins bank janë të organizuara për të siguruar fleksibilitet maksimal dhe për të përmbushur kërkesat e ndryshme të klientëve. Kështu, rritja e performancës së bizneseve ka bërë që Credins të angazhohet maksimalisht në ofrimin e shërbimeve më konkurruese, duke përfshirë edhe shërbimet digjitale që janë në dispozicion 24/7.
Credins ka investuar në zgjerimin e rrjetit të ATM-ve dhe POS-ve, që janë rritur në numër për të ndihmuar klientët në çdo kohë dhe në çdo vend të Shqipërisë.
Si një mundësi mjaft e mirë për bizneset e reja për të marrë shërbimin e POS-it, të cilat tashmë kanë mundësinë të rrisin jo vetëm nivelin e shitjeve, por edhe të monitorojnë dhe administrojnë në tërësi performancën e të gjithë biznesit, kjo është koha e duhur për të aplikuar në çdo degë të Credins.
Ajo çfarë e bën të veçantë Credins bank është strategjia për një investim të vazhdueshëm në të gjithë infrastrukturën e shërbimeve që ofron, të cilat jo vetëm janë bashkëkohore, por të dizenjuara për të plotësuar dëshirat dhe nevojat e ndryshme të individëve dhe bizneseve, si: llogari bankare, kredi dhe produkte të ndryshme investimi, etj./ CNA
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë njoftimin e Sekretar...
GJKKO ka dënuar me 1 vit burg Nikolin Nikën, që akuzohet p...
Transferime dhe lëvizje të shumta janë kryer në policinë e...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka pezulluar verifi...
Sokol Sadushi është kryetar i Gjykatës së Lartë. Njeri...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seancë për dosjen “P...
Ditën e sotme në emisionin “Kafe shqeto” në "Syri TV" ka q...
Raportohet se janë ushtruar kontrolle në qelitë e burgut t...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seancë për dosjen “P...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Nis monitorimi me kamera inteligjente në autostradat kryes...
Ditën e sotme, SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë ku...
Sot në Këshillin e Ministrave janë marrë disa vendime që l...
Qeveria shqiptare miratoi së fundmi në Fletoren Zyrtare pë...
Sot Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të shkarku...
SPAK ka zbardhur skemën se si funksiononte grupi kriminal ...
Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Ish-kryetari i Forumit Rinor të PD-së në Durrës, Artion Ba...
SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë, ku ka lëshuar 15...
Pak ditë më parë u raportua se 17 fëmijë të një kopshti në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...