Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Homoseksualiteti sipas këndvështrimit të krishterë!
Ky brez dallohet për një frymë liberale që po i drejton në mëkate shumë të rënda edhe jashtë natyre siç është homoseksualiteti, që përfaqësohet nga grupimi dhe organizata e ligjëruar LGBTIQI+…, që përbëhet nga gei, lesbike, biseksual, transgjinorë etj.
Ata kanë edhe ditën e tyre ndërkombëtare 17 majin, kur mblidhen dhe performojnë devijacionin e tyre seksual publikisht nëpër rrugët e qyteteve të botës, me flamurin e “Kohës së Re”, ylberin.
Pavarësisht trendit të këtij brezi, homoksualiteti është dhe mbetet një mëkat i neveritshëm përpara Zotit, ashtu siç na e thotë qartë Shkrimi i Shenjtë: “Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë, ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen patjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta” (Levetiku 20:13).
Krishterimi në mënyrë kostante e ka trajtuar homoseksualitetin dhe çdo perversion tjetër, si një tundim demoniak të neveritshëm dhe mëkat të vdekshëm, ashtu si mëkatet e tjera, kurvëria, vrasja, vjedhja, gënjeshtra, lakmia etj.
Homoseksualiteti nuk është sëmundje e lindur, që të mund të tolerohet si një gjymtim psikologjik i trashëguar nga individi. Këtë e ka thënë vetë shkenca e mjekësisë.
Në vitet 1990-1992, shoqata e psikiatërve e ka hequr homoseksualitetin nga klasifikimi ndërkombëtar i sëmundjeve mendore, që mund të trajtohet me ilaçe. Dr. Dean Hamer, një prej gjeneticienëve më të mëdhenj në botë, aktivist gei dhe vetë gei thotë: “Nuk mund të thuhet se ka një gen gei”.
Prandaj krishtërimi orthodhoks nuk ka asnjë përligjje për këtë mëkat që është i neveritshëm, sepse fyen Zotin, Krijuesin, që e krijoi njeriun sipas ikonës së Perëndisë “mashkull edhe femër” (Zanafilla 1:27).
Zoti e quan mëkatin e homoseksualitetit të neveritshëm, sepse është kundër instiktit natyror të riprodhimit heteroseksual (mashkull dhe femër), instikt edhe rregull ky i gjendur në të gjithë krijesën që riprodhohet seksualisht, si tek njeriu, ashtu edhe tek kafshët, madje dhe tek bimët në natyrë. Kështu, njeriu duke iu nështruar me dëshirë këtij mëkati pervers, e rrëzon veten më poshtë se e gjithë krijesa shtazore dhe bimore, duke e fyer natyrën njerëzore.
Këtë mëkat njerëzve ua mësojnë dhe ua nxisin demonët. Demonët, ngaqë e urrejnë Perëndinë, duan që njeriun, ikonën e Perëndisë, ta denigrojnë aq poshtë sa ta hedhin në këtë gjë të neveritshme, jashtë çdo principi natyror dhe tolerance ligjore, që kështu Perëndia ta urrejë njeriun, aq sa ta shkatërrojë atë. Madje, thuhet se kur demonët tundojnë me mendime dhe dëshira homoseksuale njerëzit dhe ata i kryejnë ato, në ato momente demonët largohen, se mos u bie nga qielli zjarri i indinjatës hyjnore dhe i djeg bashkë me mëkatarët që po kryejnë këtë gjë të neveritshme.

Ky zjarr i zemërimit Hyjnor ka rënë vërtet nga qielli dhe ka djegur dhe shkatërruar njerëzit perversë që e kishin ligjëruar homoseksualitetin në kohën e Lotit, 2000 vjet para Krishtit, ashtu siç na thotë Bibla e Shenjtë: “Atëherë Zoti bëri që nga qielli të binte squfur dhe zjarr mbi Sodomën dhe Gomorrën, nga ana e Zotit. Kështu ai shkatërroi ato qytete, tërë fushën, tërë banorët e qytetit e gjithçka mbinte mbi tokën” (Zanafilla 19:24-25).
Këto dy qytete që gjenden poshtë Detit të Vdekur, janë shenja për mbarë njerëzimin në çdo brez, se kështu do të përfundojë të gjithë ata individ, familje dhe shoqëri që do ligjërojnë dhe kryejnë mëkatin e homoseksualitetit.
Homoseksualiteti është një gjendje mallkimi, vula e turpit për mëkatarët e papenduar, të cilët rebelohen pa kthim ndaj Krijuesit dhe Zotit të tyre, ashtu siç na thotë apostull Pavli: “Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi… Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan, as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasione të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës. Në të njëjtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdhëniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.” (Romanëve 1:18, 21, 24, 27).
Tek homoseksualiteti futen edhe ato çifte të martuarish burrë-grua por që kryejnë së bashku akte seksuale jashtë natyre që e fyejnë dinjitetin njerëzor edhe institucionin e martesës me veprime perverse: “Sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen" (Efesianëve 5-12).

Prandaj jo vetëm ata që janë të ndotur dhe e promovojnë, e ligjërojnë, e tolerojnë ose e justifikojnë këtë mëkat, por edhe ata që kërkojnë në emër të dashurisë së Zotit, një përqasje më tolerante ndaj këtij mëkati të neveritshëm në kohët e sotme, sipas Shkrimit të Shenjtë, janë nën mallkimin dhe zemërimin e Perëndisë. Thonë nga vetja e tyre gjëra që Zoti nuk i ka thënë as i toleron në Bibël, prandaj nuk duhen dëgjur dhe pranuar, përkundrazi duhen mallkuar, ashtu siç na thotë edhe apostull Pavli: "Ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit. Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t’ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar” (Galatianëve 1-8).
Homoseksualët nuk mund të quhen "bij të Perëndisë", dhe nuk mund të bekohen nga Zoti në martesë. Krishti na thotë për të gjithë ata që mëkatojnë me dëshirë pa u penduar duke u justifikuar, aq më tepër me këtë mëkat të neveritshëm: “Ju jeni nga djalli, që është ati juaj dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj" (Joani 8:44). Askush nuk mund të jetë më i dashur dhe më i drejtë se Perëndia.
Apostulli i kombeve shën Pavli shkruan në Bibël: “Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët… nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë” (1 Korinthianëve 6:9).
Zoti Jisu Krisht ka parathënë qartë: “Dhe njerëzit në kohën e fundit do të jenë si në kohën e Sodomës dhe Gomorrës” (Llukai 17:28). Kjo profeci, siç po e shikojmë, po ndodh në këto kohë, "Koha e Re" ku ka "martesa" homoseksuale.
Gjithnjë e më shumë njerëzit po e pranojnë homoseksualitetin si një natyralitet, po e ligjërojnë dhe po e promovojnë publikisht, prandaj të mos çuditemi që botës po i vijnë kohë të vështira dhe ndëshkime globale.
Zoti Jisu Krisht na thotë në librin e fundit të Biblës: “U bë! Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi! Atij që ka etje unë do t’i jap si dhuratë nga burimi i ujit të jetës. Kush fiton do t’i trashëgojë të gjitha gjërat; dhe do të jem për të Perëndi dhe ai do të jetë për mua bir. Kurse për frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit (homoseksual) dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë.” ( Zbulesa 21 6-8)
“Kush është i padrejtë, le të vazhdojë të jetë i padrejtë, kush është i ndyrë le të vazhdojë të jetë i ndyrë, kush është i drejtë le të vazhdojë të praktikojë drejtësinë, dhe kush është i shenjtë le të vazhdojë të shenjtërohet. Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t’i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë” ( Zbulesa 22,11-12).
Prandaj duhet të jemi shumë të qartë se homoseksualiteti kurrë nuk mund të justifikohet në emër të Zotit apo të fesë së krishterë, ashtu si u deklarua nga ato dy gra që sot pretenduan se u "martuan" fetarisht nga dy “pastorët” nga Anglia në ambientin publik të bashkisë së kryeqytetit.
Prandaj justifikimi në emër të Zotit i homoseksualitetit nuk ka lidhje fare me fenë dhe besimin e krishterë, as ata që bekojnë këto "martesa" janë pastorë, por punëtorë paudhësie, me frymë antikrishti. E gjithë kjo performancë me dëshirë apo e imponuar si agjendë në ambientet e Bashkisë së Tiranës është një mashtrim i madh dhe shumë djallëzor, që kurrë nuk sjell bekim por zemërimin e Perëndisë për ata që i dëshirojnë, i kryejnë, i përligjin, promovojnë apo edhe heshtin, sepse në Bibël na thuhet: “Për shkak të këtyre gjërave do të vijë zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes” (Kolosianët 3:6).
Myftinia e Tiranës ka reaguar për martesën e 2 grave në ta...
SPAK-u gjatë hetimeve të kryera për "kokat" e krimit në ve...
CNA ka siguruar dosjen hetimore të megaoperacionit të SPAK...
Një rast i pazakontë ka ndodhur në Durrës sot pak mesd...
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore për g...
Burime për CNA bëjnë me dije se ditën e sotme oficerët e B...
Deputeti Luan Baçi ka deklaruar se Majlinda Bufi, krye...
I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Davi...
Kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës, Sali...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për mediat kosova...
Pesë anëtarë të bandave kriminale kanë dalë sot para G...
Kryeministri Edi Rama ka folur për hetimet e SPAK-ut dhe a...
Në operacionin e SPAK-ut, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste, ...
Deputeti PD-së, Luan Baçi, ka qenë sot në Prokurorinë e Po...
Kisha Katlike ka reaguar për dasmën e dy grave në tarracën...
Aktivistja Adriana Kalaja ka komentuar ngjarjet e fund...
Sekuestrohen pasuri me vlerë 300 mijë euro, që dyshohet se...
Filip Talo, shoku i Ilir Metës, për të cilin ky i fundit d...
Filip Talo, shoku i Ilir Metës, është thirrur në proku...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...