LISTA/ Ja kush janë anëtarët e diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...

Ish-nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka shprehur mirënjohje dhe nderim për Servet Pëllumbin, ish-kryetarin e Kuvendit dhe njërin prej themeluesve të PS-së.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama thotë se pa Pëllumbin, PS nuk do t’ia kishte dalë dot t’u mbijetonte sulmeve revanshiste, përpjekjeve për ta izoluar dhe mundësisht edhe për ta zhdukur atë.
Ai deklaron se ish-kreu i Kuvendit diti të krijojë kohezionin e domosdoshëm mes një ekipi drejtuesish që nuk kishin përvojën e nevojshme politike, në kohën kur u burgos Fatos Nano.
Statusi i plotë:
Në datën e lindjes:
Mirënjohje dhe nderim për profesor Servet Pëllumbin
Nuk di të them se çfarë do të kishte ndodhur me Partinë Socialiste në kalamendjet e saj në atë kohe dilemash dhe pasigurish të mëdha, kur intelektualë kurajozë, vizionarë dhe atdhetarë të përkushtuar ditën të shfaqin dhe të dëshmojnë pjekurinë dhe maturinë e domosdoshme në kapërcyell të sistemeve, por një gjë mund ta them me bindje; pa urtësinë dhe mençurinë e fisme dhe pa largpamësinë prej udhëheqësi të Profesor Servet Pëllumbit, Partia Socialiste nuk do t’ia kishte dalë dot t’u mbijetonte sulmeve revanshiste, përpjekjeve për ta izoluar dhe mundësisht edhe për ta zhdukur atë që në lindjen, e jo më të mund të bëhej forca e besimit qytetar dhe e qeverisjes progresive, e cila u doli zot fateve të vendit e të kombit në periudhën më të vështirë të historisë tonë që prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Servet Pëllumbi, në kushtet kur Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano u burgos prej pushtetit të Sali Berishës, diti të krijojë kohezionin e domosdoshëm mes një ekipi drejtuesish të përbërë prej intelektualësh të zotë e me integritet të spikatur, të shquar në fushat e veprimtarisë së tyre, por që shumica e të cilëve nuk kishin përvojën e nevojshme politike, duke ofruar kësisoj jo vetëm eksperiencën dhe mençurinë e tij intelektuale dhe politike, por mbi të gjitha, vendosmërinë trimërisht të mençur dhe ndershmërinë e fisme, që e bënë atë jo thjeshtë e vetëm profesorin e dashur të socialistëve dhe simpatizantëve të tyre të shumtë, por edhe modelin apo shembullin e referencës për të gjithë.
Duke i prirë Partisë Socialiste në një rezistencë shembullore e gjithnjë në rritje përballë luftës së një pushteti që armiqësinë ndaj kundërshtarëve e kishte kredon e vet, me aktin e tij emblematik në protestën e 28 majit të vitit 1996 në sheshin “Skëndërbej”, Servet Pëllumbi u bë edhe frymëzuesi i rezistencës qytetare.
Intelektual i denjë, i angazhuar, i thjeshtë dhe përherë fjalëmençur na vjen Profesor Serveti edhe sot në datën e lindjes.
Ndaj, e gjej të udhës të shpreh mirënjohjen dhe nderimin e merituar për gjithë angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë, dhe t’i uroj me gjithë zemër:
Të paçim gjatë dhe me shëndet profesori ynë i dashur!./ B.A. – CNA.al
Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi, ka fo...
Grupi i Përçarësve, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku ose ...
Analisti Kreshnik Spahiu e ka cilësuar si një skandal,...
Eksperti i Kriminaloistikës, Ervin Karamuço ka komentu...
Gazetari Hysni Gurra, ka publikuar një sondazh ku treg...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka ...
Teksa viti 2022 është drejt mbylljes, socialistët janë mbl...
Protesta e 6 Dhjetorit shënoi një ngjarje që bëri shum...
Kur kanë kaluar më shumë se tre vite nga tërmeti tragjik i...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratat e fundi...
Kreu i PAA-së, Agron Duka, i ka dhënë leksion qeverisë...
Ekspertë shqiptarë e të huaj u mblodhën sot për të diskutu...
Gjykata ka dënuar me 15 vite burg, iranianin që akuzoh...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pasi...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është shprehur se vitin ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një reagim në ...
Lëvizjet në Polici janë komentuar edhe nga eksperti i krim...
Këtë vit janë të pakta gjasat për të pasur amnisti në burg...
Nuk ndalet ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Pas...
Zgjedhja e kreut të SPAK-ut, është shndërruar në një debat...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...