SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Zbulohen detaje të reja nga skandali që zbuloi një skemë korrupsioni që favorizonte marrjen e kredive të buta në bashki, ndërtimet pa leje si dhe ‘prenotimin’ e varreve në Tufinë kundrejt pagesës.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha janë përgjimet e marra nga bisedat mes drejtorit të varrezave të Tufinës, Eljodor Ndini dhe personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me të.
Ndini ka biseduar në "WhatsApp" me personin “Albani Tufinë”, i identifikuar si Alban Ajazi, roje në varrezat e Tufinës, ku i tregon një varr i cili i ka kaluar bordurat kryesore dhe Ndini i thotë “E ka bo jashtë përmasave, e mbyte”.
Në një sekuencë tjetër vërehet një episod ku i thotë: “Bëja normale dhe mos ia premto kot”.
Në mesazhe të tjera thotë: ”A do t'i ndërrojmë makinat se sa më erdhën lekët”.
Në një sekuencë tjetër vërehet një episod ku drejtori i thotë: “Nga humbe sot që m'u deshe mua”.
Ndër të tjera, në dosje janë edhe bisedat:
“Ku je me!”
“Ke Zyrat”
“Ho me cer tha qorri”
“ Thot shefi a na nimo me 700 €!”
“ Ho me, Erdhi varrim”
“O jet, Ku do e fusim sot”
“ Kush e ka Herri, Edhe thuj 5, Jo me bo si ku**at mrapa”
“Po ska mo vene”
“Ka se kam un, Ku Aty ke 162
“Ok, Hajde lart”
“Aty je per komfirmim”
“Me thuj po jo Se jam me ledin ketu”
“Ok Se fola Shife se jan te erit ato, mos te llapin nai gjo!”
” Hajde Ku je!
“Me bo i 700 po pate mundesi Edhe regullona me ato”.
Një provë tjetër është biseda me personin J. C. Akshi, ku drejtori Eljodor Ndini i dërgon një foto të legalizimit të personit Flamur Qefalia dhe më pas i thotë “shumë faleminderit ta kam borxh”.
Po ashtu bën bisedë duke i kërkuar se ka një mikun tij që ka aplikuar për kredi dhe i jep bashkia kredi të butë duke i thënë: “shiko mos bësh ndonjë gjë”.
Po ashtu i thotë: “kam dhe nusen për të marrë kredi, por do të takoj A. S. se ajo është e para e kësaj pune”.
Biseda tjetër ndodh me personin emrin emrin Milla, ku i dërgon një dokument legalizimi dhe i thotë “ma shiko”, ai i thotë “ok”.
Sipas dosjes, Endrin Milla është punonjës privat dhe ka biseda me drejtorin Eljodor Ndini, të cilat kanë lidhje me legalizimin e shtetasit Flamur Oefalia, ku i thotë të jap gjashtë milionë kur ta përfundosh.
Po ashtu Ndini i dërgon një numër parcele, një gropë të hapur dhe më pas i thotë Millës: “më ke bërë dëm me atë gropën, më kanë bërë shumë pis”.
“Hë se flas unë me Albanin”, thotë Milli. Më pas i thotë: “Hë mos mi lër mbas dore, edhe 6 të jap unë”.
Sipas dosjes, ai është pyetur se për çfarë e ka përmendur shifrën gjashtë. Shtetasi Endri Milli i ka thënë që do t’i jepte 6 milionë për legalizimin që do bënte.
Në një bisedë tjetër Endri Milla i thotë: “o 500 mijë o u dh*e puna”.
Ai ka bërë një bisedë tjetër ku Endri Milla i thotë: “merri lekët, 100 thuaj t’i thotë”.
Në bisedën tjetër i dërgon fotot e banesës që është për legalizim të shtetasit Flamur Qefalija.
Në bisedë tjetër drejtori i arrestuar i dërgon fotot e aplikimit dhe të gjitha veprimet që ka bërë për legalizimin dhe Milla i thotë “doje gjë?”, ndërsa Eljodor i thotë “të lija nja 60 t'i kesh", ndërsa Milla i thotë “të lej gjë tek Saja. Po ashtu më thuaj se e rregullojmë dhe nesër mledhim nai lek mbase si e diel”.
Më pas Milla i dërgon foto të koaludimit të shtetasit Flamur Qefalija dhe i thotë për kontroll teknik në Tiranë 2,“Çne ka ardhe aj inxhinjerja këtej sot me syze?”.
Eljodori i thotë “ Zhani”.
Në bisedën tjetër i thotë Mhilla “më sill 500 mijë se më duhen, se jam ngushtë, Nuk kam mbledh asnjë lek sot jam zero”.
Eljodor Ndini i thotë “ E la pra nesër, do vi te zyra, u merz se edhe gjasme mi kërkove, I thash që më ke bo i varr E stë kam dhën akoma lekët”.
Mhilla i thotë “ Më sill 500 sot të tjerat nesër, Më gjej sot 500”.
Në një bisedë tjeter Eljodori i thotë Millës “jam me Latifin, I ke thënë , mbarova I dhashë kafen , me mirë se të bëjë fjalë dhe ti u fusje në siklet, gjete sebeb me u kap”.
Latif Shehu rezulton të jetë me detyrë Teknik Sektori në varrezat e Tufinës pranë Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë.
Policia e Tiranës dhe prokuroria identifikoi të përfshirë në këtë skemë 12 persona, ku tetë u arrestuan, dy u proceduan në gjendje të lirë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.
Të arrestuar për korrupsion, "ushtrim i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës" është Eljodor Ndini, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në Bashkinë e Tiranës dhe Xhemal Mena, Latif Shehu, Gazment Daja punonjës të Sektorit të Varrezave Tufinë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Bujar Lica, Alban Ajazi dhe Endrin Milla akuzohen për “Ushtrim i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe Fatjon Gjonaj për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit nga 30.000 deri 50.000 lekë të rinj, duke shpërdoruar detyrën, kanë siguruar vendvarrime për shtetas të ndryshëm, në varrezat e Tufinës.
Gjithashtu, nga përgjimet ata mundësonin nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit, nga institucionet përgjegjëse, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të rinj: nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër COVID-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të rinj, si dhe përfitimin e kredisë së butë pranë Bashkisë Tiranë./CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Presidenti Ilir Meta ka uruar shqiptarët për festën e ...
Hoxha Ahmed Kalaja ka reaguar për vdekjen e gazetarit ...
Botuesi dhe publicisti Ndriçim Kulla ka qenë ndër të f...
Kreshnik Osmani, një nga protestuesit që foli dje në p...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit...
Bordi i Transparencës në datë 8 korrik 2022, në mbledhjen ...
Drejtoria e Transportit rrugor bëri me dije se 5 drejt...
Disa nga makinat e konfiskuara gjatë operacionit “Forc...
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me skandalin ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka dalë në një k...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka dalë sot në n...
Pasditen e djeshme mijëra qytetarë mbushën rrugët e Tiranë...
Protesta masive e opozitës ka bërë bashkë mijëra qytet...
Policia e Durrësit ka kryer kontrolle të shtuara në vi...
Protesta e opozitës në Tiranë, e cila e akuzon qeveris...
“Iku koha e rrufjanëve”, kjo është një nga parullat ndrysh...
Avokati Altin Goxhaj ka bërë një thirrje të fortë për ...
Ditën e sotme ka humbur jetën analisti dhe gazetari Ka...
Një 42-vjeçar nga Tirana që dyshohet nga policia se nd...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...