Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Një 42-vjeçar nga Tirana që dyshohet nga policia se ndihmoi qytetarë nga vendet e Lindjes për t’i transportuar drejt Veriut të vendit në mënyrë që ata të vazhdonin të sigurt udhëtimin drejt BE, këmbëngul se policia e ka keqkuptuar dhe se ai thjesht është një person i apasionuar pas automjeteve. Ai tregon se duke ndjekur pasionin e tij, atë të udhëtimit drejt juglindjes, në rrugë i dolën disa të panjohur me të cilët nuk u mëdysh fare, por vendosi ta ndajë udhëtimin duke i marrë si pasagjerë. Policia i tregoi gazetës "Si" justifikimin e shtetasit A. F. nga Puka dhe me banim në Tiranë ku justifikon prezencën e emigrantëve nga Siria që për të janë thjesht pasagjerë që deshi t’i shpëtojë nga temperaturat e larta.
“Kam për të thënë se mjetin që kisha sot në përdorim ma ka dhënë një shoku im te Stacioni i Trenit, i cili quhet K. K. Ai ma dha me qëllim që të bëja një udhëtim për dëshirën time nga Tirana në Pogradec e më pas në Korçë”. I akuzuari për dhënie ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit i thotë policisë sipas burimeve shumë të sigurta të gazetës "Si":
“Në aksin Pojan-Korçë më dolën përpara disa persona dhe pa u menduar ndalova pranë tyre duke i marrë në automjet dhe siç më kërkuan do t’i sillja në Tiranë”. Udhëtimi i të apasionuarit pas makinave të shtrenjta dhe sirianëve ka vazhduar pa asnjë problem derisa në afërsi të një qendre tregtare policia ka ngritur tabelën ‘Ndal Policia’. “Policia më bëri kontrollin dhe më kërkoi dokumentacionin për pasagjerët dhe pas këtij kontrolli ata më shoqëruan menjëherë në drejtorinë vendore”, argumenton 42-vjeçari përpara agjentëve të policisë.
Megjithatë policia shton për gazetën "Si" se e testoi të riun se me çfarë gjuhe u kuptua me pasagjerët e huaj dhe se çfarë gjuhe flet apo kupton i dyshuari. Ai pranon se nuk flet asnjë gjuhë, por i kuptoi ata me gjuhën e trupit mbasi ata me shenja i shpjeguan se donin të udhëtonin drejt kryeqytetit shqiptar.
“Unë nuk di ndonjë gjuhë të huaj, por me sa kuptova nga gjestet e tyre dhe shenjat më lanë të kuptoja se kishin nevojë për t’ju shërbyer si shofer dhe se destinacion duhet të ishte Tirana". Megjithatë, duke ia lënë fajin rastësisë dhe bujarisë së tij për të ndihmuar të panjohurit ai një moment shpjegon:
“Vura re se njëri nga ata mbante një erë të rëndë dhe nuk po e duroja dot që të udhëtoja me të dhe ndaj e futa në bagazh”. Policia pranon se njëri nga pasagjerët ishte i mbledhur kruspull në brendësi të bagazhit, por asnjëri nga sirianët nuk ka pranuar se e njihte shoferin. Sipas policisë, i riu transportoi pesë shtetas sirianë dhe egjiptianë, të cilët sipas të dhënave paraprake kontaktuan me 42-vjeçarin, i cili mori përsipër t’i ndihmojë, ndonëse ata nuk kishin me vete leje qëndrimi në Shqipëri. Por policia shton po ashtu për gazetën "Si" se i riu nuk kishte asnjë qëllim që të vazhdonte udhëtimin drejt ndonjë pike kufitare me qëllim dhënien ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit, ndonëse ato pak kilometra që ai ju shërbeu si shofer mbajtuan për uniformat blu që të ngrenë akuzën e dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shqiptar./Gazeta “Si”
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka folur për protestë...
Ish-zëvendësministri i shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, ësht...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku gazetari ...
Pas mbledhjes, Dhoma e Avokatisë ka vendosur që të vaz...
Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarë...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe deputeti i PD-s...
Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, ka bërë me dije s...
Bordi i Transparencës ka publikuar shifrat e reja për ...
Gazetari Klodian Tomorri ka dalë me një reagim në rrje...
Policia ka apeluar qytetarët të shmangin lëvizjet gjat...
Pasditen e sotme, në orën 19:00, do të zhvillohet protesta...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video ku tregon pun...
Sot pasdite do të mbahet protesta kombëtare e thirrur ...
Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, është shprehur se nesër Bo...
Avokatja e Popullit në detyrë, Erinda Ballanca, e cila...
Situata e zjarreve vijon të mbetet shqetësuese në disa...
Nesër, në datën 7 korrik, ora 7 pasdite do të mbahet p...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka paralajmëruar 'të...
Abuzimi i madh që është bërë me inceneratorët, nuk ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reagua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...