Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Policia ka paraqitur bilancin e punës përgjatë kësaj jave, ku rezulton se janë zhvilluar 35 operacione kombëtare dhe ndërkombëtare.
Gjatë kësaj periudhe 7-ditore Janë lokalizuar dhe kapur 15 persona në kërkim, nga të cilët 13 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
Po ashtu në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me homologët italianë janë zhvilluar operacionet “Torino” dhe “Koordinatat”, për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për trafikim të lëndëve narkotike.
Njoftimi i plotë mbi bilancin e javës:
Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, të angazhuara 24/7, në terren, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimin dhe paligjshmëritë.
35 operacione policore kombëtare dhe ndërkombëtare, të finalizuara gjatë javës, disa prej tyre me metoda proaktive.
Janë arrestuar, proceduar 490 shtetas, nga këta: 145 janë arrestuar, 319 janë proceduar penalisht dhe 26 janë shpallur në kërkim.
Janë lokalizuar dhe kapur 15 persona në kërkim, nga të cilët 13 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni “Pengu”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët britanikë. U lirua një 30-vjeçar shqiptar që ishte marrë peng dhe u vunë në pranga 7 shtetas me rekorde kriminale, të cilët kërkonin 400 mijë paund për lirimin e tij.
Në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me homologët italianë janë zhvilluar operacionet “Torino” dhe “Koordinatat”, për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për trafikim të lëndëve narkotike.
Operacioni “Porositësi”, i zhvilluar nga DVP Durrës, zbardhi një seri ngjarjesh të rënda kriminale, të ndodhura më parë. U arrestuan në flagrancë 14 shtetas dhe u shpallën në kërkim 5 shtetas të tjerë, të përfshirë në këto ngjarje, së bashku me 2 shtetas të tjerë të arrestuar më parë.
Operacioni “Parandalimi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5, u finalizua me vënien në pranga të 2 shtetasve që kishin planifikuar vjedhjen me armë në një banesë. U sekuestrua 1 armë zjarri dhe municion luftarak.
10 operacione të finalizuara në fushën e armëmbajtjes pa leje. 12 armë zjarri, pjesë të ndryshme armësh, 3 armë gjahu, 4 armë sportive, 6 armë të ftohta, 4 kg tritol, municion luftarak dhe fitila zjarrpërcjellës, të sekuestruara nga Policia. 15 shtetas u vunë në pranga.
Për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve janë finalizuar 9 operacione, u vunë në pranga 21 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.
Si rezultat i këtyre operacioneve janë sekuestruar rreth 113 kg kanabis, 0.5 kg heroinë, doza kokaine, 200 bimë kanabis në proces tharjeje, si dhe janë asgjësuar qindra bimë narkotike të kultivuara.
Në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve janë finalizuar 3 operacione. Gjatë operacionit “Tentativa” u arrestua në flagrancë një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë që të mos kryenin veprime për djalin e tij që transportonte emigrantë të paligjshëm.
3 operacione të finalizuara dhe goditje të njëpasnjëshme për goditjen e kontrabandës së mallrave. Janë sekuestruar sasi nafte, medikamente mjekësore, mallra dhe produkte të ndryshme ushqimore, të kontrabanduara, si dhe shuma të konsiderueshme parash.
Në kuadër të operacioneve “Same” dhe “Serial” janë zbardhur disa raste të vjedhjeve, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. 3 autorë të dyshuar u vunë në pranga.
Është finalizuar operacioni “Fasada”, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro, që dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e një shtetasi.
Për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është finalizuar operacioni “Tabs”, nga DVP Vlorë. U vunë në pranga 2 shtetas dhe u sekuestruan 6 komjutera që përdoreshin për lotari të palejuara, në një lokal.
Janë evidentuar dhe goditur 26 raste të krimeve mjedisore dhe 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 24 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 33 raste.
Policia Rrugore/Monitorim i pandërprerë i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, nëpërmjet mjeteve inteligjente, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
•Si rezultat i monitorimeve, janë pezulluar në total 763 leje drejtimi, nga të cilat: 642 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 87 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 34 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
•Si rezultat i përdorimit të alkool-testuesve dhe kontrolleve me përzgjedhje, janë arrestuar 91 drejtues mjetesh, nga këta: 43 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 48 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
•Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 2 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike.
Policia Kufitare/Kontrolle intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Të angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, shërbim sa më cilësor.
•Në bashkëpunim me DVP-të përkatëse, janë goditur 9 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
•Janë proceduar 4 shtetas, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, 2 shtetas për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe 1 shtetas për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet “blic”, në çdo qark të vendit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si dhe goditjen e kontrabandës, krimeve mjedisore dhe çdo paligjshmërie tjetër./CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konference, ku...
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndonëse është “zhd...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë thirrje për një ndërhyrje...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar historinë e një të riu...
Një 20-vjeçar ka tronditur me rrëfimin e tij, si përdo...
30 ekspertë të huaj dhe vendas, shkencëtarë, akadem...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar në lidhje me debatin e...
Migrantët shqiptarë me qëndrim të parregullt në vendet e B...
Tri ditë më parë, më datë 5 tetor u hapën aplikimet pë...
Gazetari Artan Hoxha, me anë të një mesazhi të koduar, pa ...
Krimi ekonomik në Berat ka nisur një hetim ndaj 6 ish-zyrt...
Ilir Meta, kreu i PL-së i nxjerr me radhë deputetët në med...
Kreu i PD-së Sali Berisha, është kritikuar sot në gjatë nj...
Pjesëmarrja në leksione në universitete nuk do të jetë më ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Libohova është shprehur se...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rrëfimi i vëllezërve...
Në pragë u mbajt Samiti i Komunitetit Politik Europian ku ...
Gjuhëtari i njohur Rami Memushaj, theksoi se mediat po def...
Në rrjetet sociale, vetë e lindura si Evis Kokalari dh...
Shqiptarët nuk janë optimistë për të ardhmen e tyre në...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...