web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nga mediat janë kërcënuar prokurorë dhe gjyqtarë”/ Lala: Kjo është çmenduri

13 Mars 2025, 21:35, Aktualitet CNA

“Nga mediat janë kërcënuar prokurorë dhe

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN TV, ka folur rreth sulmeve ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të bëra nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj.

Lala shprehet se nëse provohet se Veliaj urdhëron të prodhohet lajm i rremë apo të sulmohen prokurorët dhe gjyqtarët është vepër penale dhe ndëshkohet.

Gjithashtu Klodiana Lala tha se nga disa media janë sulmuar prokurorët, por dhe gazetarët ku sipas saj kjo gjë është çmenduri.

“Nëse provohet se Erion Veliaj ka urdhëruar të bëhet një lajm i rremë apo të sulmohen prokurorët është vepër penale dhe do ndëshkohet. Mund të dalin të dhëna të reja. Ne por edhe qytetarët kemi konstatuar që ka patuar media të tëra që kanë pasur një gjuhë këcënuese ndaj prokurorëve, gjyqtarëve por edhe ndaj gazetarëve që bëjnë punën e tyre. Të marrësh dhe të nxjerësh fotot e fëmijëve të prokurorëve gjyqtarëve dhe ti publikosh mua kjo më duket çmenduri”, tha Lala.





Lajmet e fundit nga