“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

U mbajt ditën e djeshme në Innovation Hub, te Piramida e Tiranës, “Fit for the Future with 5G”, një konferencë ekskluzive organizuar nga Vodafone Albania, ku u diskutua dhe ekspozua potenciali tranformues i teknologjisë 5G.
Ky event novator bëri bashkë drejtues biznesi, vendim-marrës të sektorit publik dhe pionierë të industrisë për të eksploruar se si 5G po formëson të ardhmen e rritjes ekonomike, qëndrueshmërisë dhe inovacionit në Shqipëri.
Të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balazs Revesz, i cili hapi eventin dhe prezantoi të ftuarit; Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili foli për mbështetjen e BE-së në transformimin digjital dhe nismave për sigurinë publike në Shqipëri; Enkelejda Imeraj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës; Enkelejda Muçaj, zëvendësministre e Infrastrukturës, e cila foli për projektet infrastrukturore për konektivitetin dhe smart cities.

E pranishme ishte gjithashtu Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Politikave Ligjore dhe Publike dhe e Marrëdhënieve me Jashtë në Vodafone.
Konferenca pati dy panele kryesore, nga të cilat paneli i parë iu kushtua temës “Inovacioni për të tërhequr rritje ekonomike”, kurse i dyti strategjive dhe zgjidhjeve të së ardhmes. Në pjesën e fundit të konferencës u demonstruan edhe konkretisht modele zgjidhjesh teknologjike, ndër të cilat audienca u njoh me risitë më të fundit qe ofron teknologjia 5G e Vodafone, së bashku me liderë globalë si Nokia dhe Airbus.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balazs Revesz, tha në fjalën e tij të hapjes:
“Ne si Vodafone jemi të përkushtuar të sjellim fuqinë e Vërtetë 5G deri në vitin 2030, në të gjithë Shqipërinë. Infrastruktura 5G do të bëhet rrahja e zemrës së ekonomisë së Shqipërisë në të ardhmen. 5G do të katalizojë qytetet inteligjente, ku sistemet e energjisë dhe trafikut vetëoptimizohen. Do të revolucionarizojë kujdesin shëndetësor me telemjekësinë dhe diagnostikimin e drejtuar nga Inteligjenca Artificiale.
Do të tërheqë gjithashtu investime të huaja, duke e pozicionuar Shqipërinë si një qendër për industritë e drejtuara nga teknologjia. Dhe Vodafone është me krenari lider në këtë transformim historik.”
Ndërkohë, Gentian Sala, kryetari i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – AKEP, shtoi se kompania Vodafone, një nga kompanitë teknologjike më të mëdha në botë dhe me 23 vite eksperiencë në Shqipëri, ka sjellë ndryshime të mëdha në tregun vendas. “Që me Blackberry-n e 2009-ës, 3G, 4G+, pilotimin e 5G dhe tani mbulimin me sinjal 5G. Jemi të privilegjuar që kemi një kompani, e cila i ka dhënë kaq shumë këtij tregu. Fokusi i AKEP-it ka qenë tregu mobile, por nuk duhet të harrojmë se ka edhe një treg të telefonisë fikse dhe në këtë 5-vjeçar të mandatit tim do të bëj maksimumin që ta rregullojmë edhe këtë treg.”

Nga ana tjetër, Jonida Lakuriqi, Drejtore e Departamentit Ligjor, Politikave Publike dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Vodafone Albania theksoi se infrastruktura dixhitale dhe rrjetet me shpejtësi të lartë, janë në themel të një shoqërie Gigabyte apo dixhitale.
“Pikërisht këtë shoqëri dixhitale synojmë ta akselerojmë, sepse është një prej shtyllave kryesore të integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Lakuriqi.
C2 General

Pjesëmarrësit në konferencën “Fit for the Future with 5G” u bënë pjesë e një përvoje ekskluzive dhe dëshmitarë në vetë të parë të asaj se si 5G po revolucionarizon industritë. Një diskutim frymëzues dhe transformues mbi të ardhmen e konektivitetit, ku Vodafone Albania mbetet pa diskutim lider e njëkohësisht dëshmitar i asaj se Shqipëria dhe shqiptarët janë “gati për të ardhmen me 5G!”/ CNA
Teksa lufta për titull po kristalizohet, kjo fundjavë në a...
Policia e Shtetit njofton se do të ndërmarrë një plan masa...
Të përfshirët në dosjen e vrasjes së Fatbardh Licit, saktë...
Bashkia e Pogradecit shprehet e angazhuar për të ndalur pr...
Nga sot, platforma ‘TikTok’ do të mbyllet në Shqipëri për ...
GJKKO ka dënuar me 3.1 vite burg ish-kryebashkiakun e Hima...
Kultivimi i mollës në Progër të Devollit ka qenë një tradi...
Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për kultivimin e kanabi...
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë...
Avokati Maks Haxhia, i cili përfaqëson Ajola Xoxën ka folu...
Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për Erion Veliajn. Kry...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi sekuestron e l...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar për kor...
Ajola Xoxa ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme. Në Apel do...
Ditën e sotme do të zhvillohen seancat për Erion Veliajn d...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Pediatrja Banuela Rapos ka raportuar një rritje të ndjeshm...
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pa...
Ka përfunduar seanca ndaj Veliajt në Apelin e Posaçëm. Më...
Aulon Naçi është emëruar drejtori i ri të Teatrit Kombëtar...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...