Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Kultivimi i mollës në Progër të Devollit ka qenë një traditë e qëndrueshme për mbi 30 vjet, siç dëshmon fermeri Urim Zili. Ai thekson se kjo kulturë bujqësore kërkon kujdes të vazhdueshëm gjatë gjithë vitit, por gjithsesi ka sjellë të ardhura të kënaqshme për fermerët e zonës. Sipas tij, ndryshe nga kultura të tjera bujqësore si patatja dhe qepa, të cilat nuk janë të dukshme gjatë rritjes, molla është gjithnjë e ekspozuar, duke i dhënë fermerit mundësinë të vëzhgojë zhvillimin e saj.
"Kam 30 e ca vite që merrem me mollën. Molla është një kulturë që do punë e do gërshërën, 12 muaj në xhep ta mbash pas. Ka pasur uljet dhe ngritjet e saj, por në përgjithësi me mollën kemi dalë mirë. Molla ndryshe nga patatja dhe qepa që nuk e shikon si është, këtë e ke përsipër dhe e shikon çfarë do e çfarë nuk do."
Në vitet e fundit, tregu i mollës ka qenë i qëndrueshëm, megjithëse me disa luhatje. Viti i kaluar ka qenë veçanërisht i mirë, me çmime të favorshme, sidomos për varietete si Goldi, Fuxhi dhe Starking.

"Dua të flas për vitet e fundit që në përgjithësi kemi dalë mirë. Në dy vitet e fundit molla ka shkuar. Për shembull vjet ka ecur shumë mirë. Unë kam disa varietete, si goldin, fuxhin, starking, hajdarenë. Goldin që e kam me shartim vjet ka pasur një çmim të mirë, unë vjet nga parcela e kam shitur me 700 lek të vjetra. Këtë vit shkoi pak më pak, aty te 500 lekë të vjetra, në disa variatete të tjera në atë kohë i kam shitur me 550 lekë të vjetra që nga arra, goldin me 450 lekë të vjetra, starking me 270-300 lekë të vjetra sepse ishte fillimi, ndërsa tani këto varietete që përmenda më sipër, njerëzit që i kanë futur mollët në ruajtje në frigorifer kanë ecur shumë mirë. Sot fuxhi ka shkuar me 1 mijë lekë të vjetra."
Një faktor tjetër që ndikon në tregun e mollës është importi. Çdo vit, fermerët përballen me sfidën e konkurrencës nga produktet e huaja, dhe shpesh dëgjohet shqetësimi se tregu vendas dëmtohet nga hyrja e mollëve të importuara. Megjithatë, kur çmimet janë të mira dhe molla shitet me sukses, ky faktor nuk përmendet aq shumë. Në përgjithësi, krahasuar me prodhimet e tjera bujqësore, molla mbetet një kulturë e qëndrueshme dhe me potencial të mirë fitimi.
"Prerja ndodh për arsye sepse një pjesë e popullatës po plaket, një pjesë e të rinjve kanë ikur dhe nuk e përballojnë dot. Tregu për mua nuk ka qenë i keq. Sa i përket qepës dhe patates unë vetë nuk shes por kam dëgjuar që këtë vit ka qenë më poshtë krahasuar me vitet e tjera kurse molla ka ecur shumë mirë. Arsye tjetër është edhe ndikimi i importit, në vit për vit nuk e gjejmë dot ilaçin e këtij muhabeti sepse dalim e flasim që këtë vit nuk shkoi molla se hyri nga jashtë. Kjo është nga hera, ndërsa po shkoi ne nuk themi asgjë. Për mua molla mbetet e mirë krahasuar me qepën e pataten."
Një sfidë e madhe për prodhuesit mbetet emigrimi dhe plakja e popullsisë, që ka çuar në uljen e numrit të fermerëve aktivë. Kryeplaku i fshatit Mançurisht, Sulejman Meço, shpjegon se edhe pse disa pemishte janë prerë, kjo nuk ka ndodhur për shkak të problemeve me tregun, por kryesisht për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

"Një pjesë e pemëtoreve janë prerë dhe po vazhdojnë të priten për arsye edhe të emigrimit sepse edhe mosha jonë tani nuk arrin t'i bëjë dot e kjo është mëse e dukshme. S'mund të themi se po priten për arsye se nuk shkon molla. Këtë vit ka pasur një treg jo shumë të kënaqshëm, por të kënaqshëm. Janë me çmime të mira, molla po shkon. Pjesa më e madhe e fermerëve që e çuan në frigoriferë me qira janë shitur. Pjesa tjetër që kanë varietete si hajdareja i mbajnë në kushte magazinimi duke i shitur nga 200-400 lekë të vjetra."
Sipas tij, cilësia e mollës këtë vit ka qenë shumë e mirë dhe shumica e prodhimit është shitur, veçanërisht ajo që është ruajtur në frigorifer. Çmimet kanë variuar nga 550 deri në 800 lekë të vjetra për kilogram, në varësi të llojit të mollës. Gjithsesi, fermerët kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti, veçanërisht në formën e subvencioneve për plehrat kimike dhe pesticidet, të cilat shpesh nuk janë të cilësisë së duhur. Deri më tani, ata kanë përfituar vetëm nga subvencioni për naftën, por kërkojnë masa më konkrete për të nxitur investimet në bujqësi dhe për të ndihmuar të rinjtë të rikthehen në fshat.

"Këtë vit tregu krahasuar me vitet e tjera kur pati edhe dëme nga breshëri që nuk shkonte si prodhim, këtë vit kishim mollë të një cilësie shumë të mirë ku pjesa më e madhe e prodhimit u shit. Në frigoriferë janë shitur nga 550-600 lekë të vjetra deri në 700-800 lekë të vjetra, varet nga varietetet. Ne kemi kërkuar ndihmë për subvencione si fermerë, bujku duhet të subvencionohet sa më tepër që edhe të investohet konkretisht. Pjesa e rinisë që është larguar duhet të kthehet e të investojnë e punojnë këtu. Qeveria na ka dhënë thjesht subvencionin e naftës, vitet e fundit, por duhet diçka më shumë qoftë për plehrat kimikë, pesticidet të cilat nuk janë të një cilësie të mirë e të ketë sa më tepër kontroll dhe sa më shumë subvencione për fshatarin me qëllim që të ketë interes."
Në përgjithësi, edhe pse sektori i kultivimit të mollës ka pasur sfida, ai vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm të ardhurash për fermerët e Devollit, me potencial për zhvillim të mëtejshëm nëse mbështetet me politika të duhura bujqësore./CNA
Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për kultivimin e kanabi...
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë...
Avokati Maks Haxhia, i cili përfaqëson Ajola Xoxën ka folu...
Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për Erion Veliajn. Kry...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi sekuestron e l...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar për kor...
Ajola Xoxa ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme. Në Apel do...
Ditën e sotme do të zhvillohen seancat për Erion Veliajn d...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Pediatrja Banuela Rapos ka raportuar një rritje të ndjeshm...
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pa...
Ka përfunduar seanca ndaj Veliajt në Apelin e Posaçëm. Më...
Aulon Naçi është emëruar drejtori i ri të Teatrit Kombëtar...
Vijon në Apelin e GJKKO-së prej gati dy orësh dita e dytë ...
Po zhvillohet për rreth një orë në Apelin e GJKKO-së seanc...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit,...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor për vrasjen e Behar S...
Nga nesër, platforma “TikTok" nuk do të funksionojë në Shq...
Teksa ka nisur seanca në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...