46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishin sot në Durrës për të parë nga afër ecurinë e punimeve në kompleksin e ri të Fakultetit të Studimeve Profesionale, që po ndërtohet pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
“Është një investim që do të ndryshojë cilësinë e mësimdhënies në studimet profesionale, sepse fakulteti do të ketë 30 auditore, 15 laboratore të shkencave teknike dhe gjithashtu do të ketë edhe ambiente rekreative për studentët, për ta bërë këtë kampus me standardet më të mira europiane. Me rëndësi është se ky projekt ka planifikuar edhe bibliotekën dhe laboratoret, të cilat praktikisht zgjerojnë kapacitetet e studimeve në degët profesionale. Degët profesionale në Universitetin e Durrësit janë degë të kërkuara, që kryesisht lidhen me të gjitha profesionet, nga teknikët, teknikët e automjeteve, të inxhinierisë detare dhe të navigacionit dhe shkencave teknike mjekësore”,-tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Ky projekt, me një vlerë prej 1 miliard lekësh, do të krijojë kushte moderne për 1,700 studentë dhe 80 pedagogë të këtij fakulteti. Infrastruktura e re do të përfshijë sallë konferencash, biblioteke, terrene sportive dhe ambiente rekreative për studentët dhe stafin akademik.
“Janë mbi 1700 studentë, të cilët do të përfitojnë nga ky investim i ri, që i hap rrugën edhe një investimi tjetër, një rezidencë për studentët, duke e kombinuar edhe me shërbime të tjera publike. Në dy anët e kampusit universitar, ne kemi investime të tjera për sportin, sikurse është Manchester City për akademinë dhe gjithashtu edhe akademia e Rafael Nadalit të tenisit. Kështu bëhet një kompleks i vërtetë i shërbimeve jo vetëm arsimore, por edhe edukative dhe sportive”,- shtoi ministrja Manastirliu.
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, që prej themelimit ka treguar qëndrueshmëri në numrin e studentëve të regjistruar dhe vijon të mbështetet përmes investimeve në infrastrukturën mësimore dhe laboratorike.
Përveç Universitetit të Durrësit, investimet e qeverisë shqiptare vijojnë edhe në institucione të tjera të arsimit të lartë, si rindërtimi i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, rikonstruksioni i Fakultetit të Gjeologji-Minierës dhe ndërtimi i Muzeut të Gjeologjisë pranë UPT, ndërtimi i Fushës së Futbollit dhe Pistës së Atletikës pranë Universitetit të Sporteve, si dhe ndërtimi i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike pranë Universitetit të Elbasanit./CNA
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor për vrasjen e Behar S...
Nga nesër, platforma “TikTok" nuk do të funksionojë në Shq...
Teksa ka nisur seanca në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në Gjy...
Është shtyrë për ditën e nesërme seanca për heqjen e sekue...
Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, ë...
Në Apelin e GJKKO-së do të mbahet sot dita e dytë e seancë...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave në vend për d...
Qeveria ka bërë publik një program nga i cili mësues, poli...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga faktet dhe p...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga sjellja e Ve...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se kryebashkiaku Erio...
Gazetari Elvi Fundo ka folur për hetimet për incenerat...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka kërkuar ma...
Pas rreth 7 orë seancë, Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për nes...
Apeli i GJKKO-së ka shtyrë seancën për kryebashkiakun e ar...
Dy kandidatët për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH-së...
Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Radio Televizioni...
Detaje të reja janë zbuluar nga seanca për Erion Veliajn n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...