“Më hani shokët, por jo mua”/ Andi Bushati: Rama po ndjen rrezikun
Gazetari Andi Bushati ka komentuar fjalimin e kryeministri...

Pas botimit në Fletoren Zyrtare, numri dy i qeverisë do të jetë Albana Koçiu, e cila lë postin e ministres së Brendshme. Në krye të Ministrisë së Brendshme emërohet Besfort Lamallari, aktualisht ministër i Drejtësisë, ndërsa këtë të fundit do ta pasojë Toni Gogu.
Enea Karakaçi merr drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë, duke zëvendësuar Ballukun.
Elisa Spiropali largohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe në vend të saj emërohet Ferit Hoxha, i cili ka shërbyer si përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara nga viti 2009 deri në vitin 2015.
Pjesë e kabinetit nuk do të jetë më as ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Në vend të tij emërohet Ermal Nufi. Ndërsa në postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin është vendosur Eriona Ismaili. Ndryshimet vijnë vetëm gjashtë muaj pas votimit të kabinetit "Rama 4” në Kuvendin e Shqipërisë.
Balluku mes presionit të drejtësisë dhe vendimit politik
Largimi i Belinda Ballukutvjen pas një përplasjeje disa mujore me organet e drejtësisë. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me kërkesë të SPAK-ut, vendosi pezullimin e saj nga detyra në kuadër të një hetimi për procedura prokurimi publik.
Vendimi u kundërshtua nga mazhoranca dhe çështja përfundoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila la në fuqi masën e pezullimit. Ndërkohë, SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit te Ballukut për të vijuar me procedurat penale ndaj saj.
Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar, kryeministri Rama deklaroi se do të presë raportin e Këshillit të Mandateve përpara se të shprehet përfundimisht lidhur me kërkesën e SPAK-ut.
Argumentet e shumicës socialiste do të përfshihen në një raport që po hartohet nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim dhe më pas të dërgohet në Kuvend për votim.
Opozita në protestë, kabineti nën trysni
Prej disa muajsh, opozita shqiptare ka organizuar një seri protestash kombëtare, me kërkesat kryesore largimin e Ballukut nga qeveria, e më tej rrëzimin e kabinetit "Rama”. Protestuesit kanë paralajmëruar një tjetër tubim këtë të shtunë (28 shkurt).
Ndërkohë, largimi i ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu vjen në një moment kur Forcat e Armatosura janë angazhuar në juglindje të vendit, pas shembjes së aksit "Librazhd - Pogradec”, që prej më shumë se pesë ditësh ka izoluar këtë pjësë të vendit.
Në riformatimin e kabinetit nuk janë prekur nëntë ministri. Mes tyre mbetet në detyrë edhe ministrja për Inteligjencën Artificiale, "Diella”, e cila gjithësesi po përballet me një padi nga aktorja Anila Bisha. Kjo e fundit kërkon dëmshpërblim prej 1 milion eurosh për përdorimin e imazhit dhe zërit të saj në krijimin e avatarit ministror pa pëlqimin e saj. /DW
Gazetari Andi Bushati ka komentuar fjalimin e kryeministri...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka reaguar pas n...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar lidh...
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar mbrëmjen e sotme fjal...
Analisti Andi Bushati ka komentuar mbrëmjen e sotme lëvizj...
Rrjeti SafeJournalists (SJN) shpreh shqetësim serioz për f...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar për ndryshimet ...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar lidhur me...
Lëvizje të reja janë bërë mbrëmjen e sotme në kabinetin qe...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka komentuar mbrëmjen e sotme...
Kryeministri Edi Rama ka lënë me gisht në gojë Elisa Spiro...
Analisti dhe gazetari Neritan Sejamini i ftuar në emisioni...
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar lëvizjet e fundit në ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë 7 ndryshime dhe në disa mini...
Një sërë emërimesh, shkarkimesh dhe transferimesh janë bër...
Kryeministri Edi Rama ka emëruar ministrin e ri të Mbrojtj...
Kryeministri Edi Rama këtë pasdite ka bërë ndryshime në qe...
Enea Karakaçi do të jetë ministri i ri i Infrastrukturës d...
Pas mbledhjes, kryeministri Edi Rama bëri ndryshime të fur...
CNA më 14 shkurt të 2026 paralajmëroi shkartisjen e qeveri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...