Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Kryeministri Edi Rama ka bërë 7 ndryshime dhe në disa ministri të rëndësishme. 6 ministri tashmë do të kenë emra të rinj në drejtim.
Disa ishin vetëm shkëmbime ndërsa disa ishin zëvendësime me fytyra të reja.
4 emrat e rinj që iu bashkuan qeverisë Rama janë:
Eriona Ismaili- Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Një sërë emërimesh, shkarkimesh dhe transferimesh janë bërë ditën e sotme në disa ministri. Ndër këto ndryshime është dhe emërimi i Erjona Ismailit, si ministre e Shtetit për Marrëdheniët me Parlamentin.
Ismaili pason në këtë detyrë Toni Gogun, i cili tashmë do të jetë ministër i Drejtësisë. Erjona Ismaili, deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, është një nga emrat e rinj që bëhet pjesë e kabinetit qeveritar.
Ajo ka shërbyer si Koordinatore Rajonale në projektin zviceran “Bashki të Forta”, duke ofruar asistencë për njësitë e vetëqeverisjes vendore në katër fusha: Funksionimi i këshillave bashkiakë; Arsimi parashkollor; Menaxhimi i mbetjeve dhe Performanca e administratës vendore.
Gjithashtu, ka shërbyer si shefe logjistike në Ministrinë e Mbrojtjes, për më shumë se 4 vite.
Ermal Nufi-Ministri i Mbrojtjes

Ermal Nufi ka mbajtur pozicionin e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Ai ka përfunduar studimet e nivelit “Master në drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës, në vitin 2010.
Pas diplomimit, z. Nufi ka punuar si konsulent ligjor në sektorin privat dhe atë të organizatave jofitimprurëse, vendase dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, z. Nufi ka mbajtur edhe pozicionin e pedagogut të jashtëm në të drejtën civile dhe tregtare pranë Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve.
Që prej vitit 2013, është licencuar si avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ku ka shërbyer edhe si anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatëve të Tiranës. Nga viti 2021 z. Nufi ka mbajtur pozicionin e këshilltarit ligjor të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ka shërbyer në pozicione të ndryshme brenda administratës publike shqiptare.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, ai është emëruar kryetar i Bordit Menaxhues të Autoritetit Rrugor Shqiptar, anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ex-officio kryeson Bordin e Agjencisë Shtetërore të Informacionit Gjeo hapësinor.
Enea Karakaçi-Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë

Ai ka mbajtur më herët postin e drejtorit të OSHEE-së, ndërsa ka përvojë të gjatë në sektorin e energjisë. Karakaçi ka qenë Jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) deri në vitin 2012. Në vitin 2013 nga ERE, ai është transferuar te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Fillimisht ishte specialist në ministri ndërsa më vonë u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit të Energjisë dhe Industrisë pranë Ministrisë së Energjisë.
Në këtë pozicion ai kishte për detyrë zhvillimin e politikave dhe strategjive për energjinë në përgjithësi, energjinë e rinovueshme, naftën dhe gazin, mineralet dhe eficiencën energjitike në Shqipëri. Gjithashtu ka qenë dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE.
Kujtojmë se ditën e sotme, Rama ka ndryshuar gjysmën e kabinetit të tij duke bërë ndryshime në disa ministri.
Ferit Hoxha-Ministri i Punëve të Jashtme

Ferit Hoxha është Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara , në Neë York City. Ai më parë shërbeu në këtë rol nga viti 2009 deri në vitin 2015, u pasua nga Besiana Kadare dhe mori përsëri këtë rol në tetor 2021.
Ferit Hoxha u bashkua me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë në vitin 1991. Nga viti 1993 deri në vitin 1995, ai ishte Zëvendësdrejtor për Bashkëpunimin Shumëpalësh dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në vitin 1995, ai shërbeu si Këshilltar në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Nga viti 1996 deri në vitin 1998, ai ishte Drejtor i atij departamenti për Bashkëpunimin Shumëpalësh dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Nga viti 1998 deri në vitin 2001, Hoxha ishte kreu i Misionit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në Bruksel dhe njëkohësisht Ambasador në Belgjikë dhe Luksemburg nga viti 1999 deri në vitin 2001. Nga viti 2001 deri në vitin 2006, Hoxha ishte ambasador në Francë, dhe nga viti 2003 deri në vitin 2006, ai ishte ambasador në Portugali, me rezidencë në Paris. Nga viti 2001 deri në vitin 2007, ai ishte përfaqësues personal i kreut të shtetit në Këshillin e Përhershëm të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Midis viteve 2006 dhe 2009, ai ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Gjatë kësaj kohe ai shërbeu gjithashtu si koordinator kombëtar për Aleancën e Qytetërimeve dhe koordinator kombëtar për Procesin e Barcelonës - Bashkimi për Mesdheun, një pozicion që e mbajti që nga viti 2008. Nga shtatori 2007 deri në shtator 2009, ai ishte gjithashtu guvernator i Shqipërisë në bordin e guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Ai u kthye në Kombet e Bashkuara si përfaqësues i përhershëm në tetor 2021. Për muajin qershor 2022, Hoxha shërben si president i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara , duke pasuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Linda Thomas-Greenfield , e cila shërbeu si Presidente e KS të OKB-së për majin 2022./ CNA
Një sërë emërimesh, shkarkimesh dhe transferimesh janë bër...
Kryeministri Edi Rama ka emëruar ministrin e ri të Mbrojtj...
Kryeministri Edi Rama këtë pasdite ka bërë ndryshime në qe...
Enea Karakaçi do të jetë ministri i ri i Infrastrukturës d...
Pas mbledhjes, kryeministri Edi Rama bëri ndryshime të fur...
CNA më 14 shkurt të 2026 paralajmëroi shkartisjen e qeveri...
Kryeministri Edi Rama ka larguar Elisa Spiropalin nga dety...
Kryeministri Edi Rama ka shkartisur qeverinë ashtu siç CNA...
Pirro Vengu nuk do të jetë më ministër i Mbrojtjes. Sipas ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një sërë ndryshimesh në qeve...
Pas përfundimit të mbledhjes, Rama ka shkaktuar furtunë nd...
Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Soc...
CNA më 14 shkurt të 2026 paralajmëroi se kryeministri Edi ...
Bashkia e Peqinit ka lajmëruar ndalimin e kalimit të mjete...
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar deklaratat e bëra nga k...
Kreu i PL-së Ilir Meta nga burgu ka deklaruar se ka qenë a...
Qeveria shqiptare po përballet me një situatë të tensionua...
Lefter Koka mbetet jashtë burgut, pasi Gjykata e Posaçme e...
Opozita denoncoi publikisht se ndaj Irena Gjokës kishte nj...
E dërguara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka z...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...