Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e SPAK/ Lefter Koka nuk do të kthehet në burg
Lefter Koka mbetet jashtë burgut, pasi Gjykata e Posaçme e...

Qeveria shqiptare po përballet me një situatë të tensionuar për shkak të hetimeve të SPAK, ndërsa qëndrimet e kryeministrit Edi Rama duket se tregojnë një përpjekje për të zgjatur kohën dhe për të menaxhuar pasojat politike.
Sipas gazetarit Klodian Tomorri, strategjia e Ramës nuk është një refuzim i drejtpërdrejtë i drejtësisë, por një lojë politike që synon të shpëtojë kohë, duke ndërthurur masa kundër institucioneve dhe tërheqje taktike në momentet kritike.
Gazetari nënvizon se faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht Bashkimi Europian, kanë bërë të qartë se çdo tentativë për të kufizuar veprimtarinë e drejtësisë do të ketë pasoja. Rasti më i dukshëm është ai i zëvendëskryeministres, ku imuniteti i saj aktual në parlament është një pengesë që Rama po përpiqet të menaxhojë me taktika të ndryshme.
Tomorri paralajmëron se, pavarësisht lëvizjeve të momentit, kryeministri do të duhet të përballet me realitetin e hetimeve dhe me kostot politike që rrjedhin nga ky proces.
“Shiko, në fakt, ajo që po bën kryeministri mua më duket si një përpëlitje, për të shtyrë akoma më shumë atë që është e pashmangshme për atë. Pra, në një moment të caktuar ai duhet të marri një vendim. Do t'i dalë frontalisht SPAK-ut dhe drejtësisë dhe do të krijojë bunkerin e paprekshmërisë për për veten dhe ministrat e vet, apo do të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj. Deri më tani nga shpërthimi i çështjes së Ballukut, pra dosjes së Ballukut dhe asaj të Akshi-t, ajo që ka bërë kryeministri është që ka fituar kohë, është përpëlitur duke fituar kohë. Pra, duket si një lojë që herë nis ndonjë nismë kundër institucioneve të drejtësisë, pastaj më vonë korrekton ato që ka nisur. Pra, unë e shoh që zoti Rama po kërkon të fitojë ende kohë.
Ai e ka shumë të qartë, pavarësisht situatës ku është Bashkimi Europian, pavarësisht rrymave të ndryshme që mund të ketë brenda Bashkimit Europian, pavarësisht lobimeve dhe miqësive personale që mund të ketë zoti Rama brenda strukturave të Bashkimit Europian, ai e ka shumë të qartë që bërja bllok, politikisht ndaj drejtësisë, pra, vendosja e kufijve për drejtësinë, nuk mund të kalojë kollaj në Bruksel dhe nuk mund të kalojë pa pasoja për zotin Rama.
SPAK-u po kërkon ta çojë në fund procesin e nisur. Por, në rastin konkret, dosja Balluku është në parlament tek imuniteti. Pra, ajo që them, ky po mundohet ta shtyjë sa më shumë, por e di, pavarësisht këtyre përpëlitjeve, që në një moment do të duhet të përballet. A ka zoti Rama kurajon të marrë përsipër që të hapë luftë frontale me drejtësinë, t'i vendosë asaj kufij? Mua m'u duk thjesht përpëlitje. Pra, përpëlitje që kërkon të fitojë akoma më shumë kohë. A e ka këtë kurajo pra për t'i vënë gardhin drejtësisë dhe pastaj të mbajë përsipër kostot politike që do t'i vijnë, që sigurisht, mesazhet që i janë dhënë në takimet me ndërkombëtarët, pra me grupin e deputetëve nga Parlamenti Europian që ishte në Shqipëri, janë që drejtësia nuk preket, ajo duhet të bëjë punën e saj. Imuniteti i zëvendëskryeministres duhet të shqyrtohet me shpejtësi në parlament dhe ky mesazh që po t'i japim këtu nuk do të jetë edhe për shumë kohë brenda kësaj zyre, thjesht dhe vetëm brenda kësaj zyre. Pra, që do të ketë qëndrime të forta publike nga Bashkimi Europian, nga Komisioni Europian e kështu me radhë.
Dhe ato lojëra apo, po themi, ato lojëra fjalësh që bën kryeministri, që këtu nuk është akoma koha e dorëheqjeve morale, sepse jemi në fazë revolucionare të drejtësisë, apo projektet për të dhënë imunitet ligjor anëtarëve të qeverisë, sigurisht që janë një çmenduri, pasi nuk kanë se si të kalojnë, po themi, traun e Europës, për një arsye shumë të thjeshtë. Kur Bashkimi Europian nuk e njeh instrumentin e imunitetit për zyrtarët e vet, për deputetët e vet. Ju e keni parë se çfarë ndodh, se si arrestohen eurodeputetë në mes të parlamentit Europian, pa asnjë kërkesë për imunitet askund. Pra, ti po kërkon të anëtarësohesh në Bashkimin Europian, po si mund të të njohë ty Europa një privilegj që nuk ia njeh vetes? Pra, kjo është ajo, paradoksi në gjithë këtë”, tha Tomorri./ CNA
Lefter Koka mbetet jashtë burgut, pasi Gjykata e Posaçme e...
Opozita denoncoi publikisht se ndaj Irena Gjokës kishte nj...
E dërguara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka z...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas dal...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur pas përfundimit të...
Përfundon seanca në GJKKO për kreun e PL-së Ilir Meta. Avo...
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja inspektoi ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka folur lid...
Administratori i kompanisë “Converse Management Consulting...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën ndaj dy të pan...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, me anë të një post...
Këtë të enjte, në teatrin "Andon Zako Çajupi" në Korçë, u ...
Përgjegjësi i sektorit të menaxhimit të kontratave në Auto...
Kryeministri Edi Rama nxori sërish sot në pah marrëdhënien...
Në vijim të zhvillimeve dhe pretendimeve të shpërndara dit...
Kryetari socialist i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian S...
Këtë të enjte ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme Xhenil...
Ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, është paraqitur di...
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...