Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në Shqipëri diskutimet mbi ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës në kaskadën e lumit Drin, mbi 3 hidrocentralet e tjera, Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, kanë një zanafillë që prej periudhës së komunizmit. Vetëm në dy dekadat e fundit ky projekt ka marrë vëmendjen e disa kompanive në të paktën 3 raste, por procedurat kanë dështuar. Së fundi, përmes kontenstimeve të shumta, po diskutohet për ndërtimin e kësaj vepre hidroenergjetike nga Shoqëria “Bechtel International Inc”. Për këtë qëllim parlamenti 3 vjet më parë miratoi një ligj të posaçëm. Korrespondentja e "Zërit të Amerikës" në Tiranë, Mimoza Picari, sjell një ballafaqim të argumenteve të shoqërisë civile, juristëve dhe autoriteteve publike mbi këtë çështje.
Që prej vitit 2021, kur u miratua ligji që përcakton “Procedurën e veçantë për negocimin, ekzekutimin dhe miratimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International Inc”, për projektimin dhe ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, e më pas dhe një VKM për miratimin e kontratës së fazës së parë për shërbime teknike mes KESH dhe kompanisë në fjalë, dy shoqata që përfaqësojnë interesat e banorëve e luginës së Drinit të Zi, si dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, kanë ngritur disa shqetësime, të cilat u konkretizuan me ankime në Gjykatën Kushtetuese. Ato pretendojnë se HEC-i i Skavicës, cenon jetën e mbi 15 mijë banorëve në mbi 40 fshatra dhe sjell dëme të pariparueshme mjedisore, të trashëgimisë kulturore dhe të veprimtarisë ekonomike në zonë. Ankimuesit çmojnë se edhe ligji në vetvete shkel disa parime kushtetuese, si të drejtën e informimit për çështjet mjedisore, liritë ekonomike dhe shmang konkurrencën pasi përcakton një kompani të vetme për studimin dhe ndërtimin.
Nga ana tjetër autoritetet zyrtare argumentojnë se ndërtimi i HEC Skavicës, do të rrisë prodhimin e energjisë përmes hidrocentraleve në vend, i cili aktutalisht mbulon mbi 70% të nevojave në vend, si dhe do të shmangë përmbytjet në zonën e nënShkodrës. Ligji përcakton dy faza. Faza e parë parashikon kryerjen e studimeve dhe analizave në zonë, dhe faza e dytë ndërtimin, që do ta varet nga rezultatet e studimit. Projekti ndodhet në fazën e parë. KESH ka paguar shoqërinë “Bechtel Limited”- dega në Shqipëri, për kryerjen e studimit me një vlerë prej rreth 16 milionë euro.
Një prej kontestimeve lidhet me mungesën e studimeve për zonat që preken, vlerësimin ekonomik apo kostot, para se të miratohej ligji.
“Çdo ligj para hartimit dhe miratimit duhet të kalojë përmes një vlerësimi paraprak. Në këtë rast nuk u bë asgjë. Qeveria nuk di sa banorë do preken, sa është volumi ekonomik i zonës dhe për më tepër nuk di as sa është potenciali në të ardhmen e këtij volumi ekonomik. Sepse nuk ka asnjë studim. Në investime kaq të mëdha duhe të ketë studime”- u shpreh për "Zërin e Amerikës", Dorian Matlija, drejtor ekzekutiv i Res Publica.
Përfaqësues të qeverisë të pyetur në Gjykatën kushtetuese, në dhjetor të vitit të kaluar gjatë seancës ku u parashtruan argumentet e palëve, se përse nuk ishin kryer studime para miratimit të ligjit, thanë se ligji u miratua pikërisht për këtë arsye, që në fazën e parë të kryhen studimet dhe të përllogariten kostot. Autoritetet publike i mëshuan faktit se ndërtimi i hidrocentralit i përket fazës së dytë, dhe varet nga rezultatet e studimit. Ndërkohë ligji parashikon që Shoqëria “Bechtel International Inc.” do ndihmojë qeverinë në sigurimin e mbështetjes financiare për projektin.
Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese u ndalën në seancë edhe tek arsyet e miratimit të këtij ligji.
“Përse kemi nevojë për një ligj për procedurën e negocimit? Nga buron nevoja për këtë ligj? Pra është i dedikuar, është vetëm për kompaninë “Bechtel”, vetëm për Skavicën. Cila është baza ligjore? Përse e bën qeveria këtë? Është vullnet politik? Apo është detyrim ligjor? Kjo është pyetja”, - tha Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese në seancën që u zhvillua në Gjykatën Kushtetuese në dhjetor të 2023-shit.
“Mund të negociohet me një subjekt privat vetëm nëpërmjet një procedure ligjore. Sot ne njohim disa forma se si negociohet me palët private. Është ligji i prokurimit, ai i koncensioneve, sepse të negociosh me një subjekt privat kushtetuta të jep të drejtë, sidomos për ato projekte që kanë një kufizim të të drejtave, duhet hartuar një ligj në kuptim të nenit 17. Në rast se ka një cenim të të drejtave ose kufizim për një interes publik të bëhet me një procedurë që e cakton ligji”, - u shpreh Herald Jonuzaj, Përfaqësues i Këshillit të Ministrave në të njëjtën seancë.
Ndërkohë KSHH i tha "Zërit të Amerikës" se në këtë rast kemi cenim të parimeve kushtetuese dhe të sigurisë juridike pasi anashkalohen një sërë ligjesh që parashikojnë garë të hapur dhe konkurrencë.
“Është anashkaluar krejtësisht legjislacioni në fuqi, mbi prokurimet publike, koncensionet, Partneritetet Publike Private, ligji për vlerësimin e ndikimit në mjedis apo për vlerësimin strategjik të mjedisit”- u shpreh për "Zërin e Amerikës", Erida Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Rast i ngjashëm i një ligji që përcakton procedurë të vecantë për të negociuar me një kompani të vetme, është ai për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, që u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2021. Ndërkohë në Qendrën e Botimeve Zyrtare "Zëri i Amerikës" konstatoi dhe ligje të tjera të kësaj natyre, si ai për ndërtimin e portit të Karpenit, të aeroportit të Vlorës, për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, apo për sigurinë kibernetike. Juristët që mbrojnë të drejtat e banorëve të luginës së Drinit të Zi, kanë një qasje kritike kur bëhet fjalë për miratimin e ligjeve të tilla që përcaktojnë kompani të veçanta për ndërtimin e veprave të ndryshme.
“Praktika të tilla, unë i konsideroj korrupsion legjislativ, përmes dhënies së privilegjeve me anë të ligjit, duke krijuar imunitet kolektiv për vendimmarrësit. Kjo është gjëja më e dëmshme për një shtet të së drejtës”, - tha për "Zërin e Amerikës", Jordan Daci, avokat.
Por një nga shqetësimet serioze të shoqatave që kundërshtojnë ndërtimin e HEC Skavicës, lidhet me faktin se ligji parashikon që si studimi i ndikimit në mjedis ashtu dhe ndërtimi të kryhet nga Shoqëria “Bechtel”. Avokati Dorian Matlija është skeptik edhe pse oponenca do të kryhet nga KESH-i.
“Studimet e kësaj natyre që janë të fazës së parë duhet t’i bëjë organi që zhvillon projektin, që në rastin konkret është KESH-i, apo Ministria përkatëse. Nuk mund t’i bëjë subjekti privat i kontraktuar, aq më tepër kur ky subjekt është po ai që do të ndërtojë dhe veprën. Jemi në konflikt të hapur interesi”, - vijoi Dorian Matlija, avokat.
Ky ishte një moment që mori dhe vëmendjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gjatë seancës ku palët parashtruan argumentet.
“Përse është e njëjta kompani që bën dhe studimin e fizibilitetit dhe sipas ligjit është po ajo që do të lidhë dhe kontratën e dytë që ka të bëjë me zbatimin. A ka një arsye”, - iu drejtua Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit të qeverisë.
“Nuk shoh ndonjë pengesë ligjore. Mund të jetë një studim që nesër kompania në fazën e dytë tërhiqet. Kjo nuk do të thotë se ne mund të mos vazhdojmë me një kompani tjetër”, - u përgjigj Herald Jonuzaj, Përfaqësues i Këshillit të Ministrave.
E drejta për të informuar publikun që preket nga ndërtimi i HEC Skavicës për çështjet mjedisore, gjithashtu ngjalli interesin e anëtarëve të gjykatës kushtetuese, në seancën e dhjetorit të vitit të kaluar.
“Publiku i ndikuar kur duhet të pyetet, para miratimit të ligjit, apo pas miratimit të ligjit”, - pyeti Elsa Toska, anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
“Mendimi i publikut do të merret në momentin që janë realizuar këto studime, mbi bazën e të dhënave shkencore, por edhe studimet që palët i kanë bërë me iniciativën e tyre. Kur të vijë faza e dytë e shqyrtimit dhe e dhënies së të drejtës për ndërtimin e hidrocentralit, e cila patjetër do kalojë në Kuvend, kërkon konsultim të gjerë”, - u përgjigj Mimoza Arbi, përfaqësuese e Kuvendit të Shqipërisë.
Gjykata kushtetuese, duke pasur parasysh se ligji e rregullon projektin e Skavicës në dy faza dhe faza e dytë fillon vetëm nëse finalizohet faza e parë, vlerësoi se kërkuesit legjitimohen vetëm për pretendimin për cenimin e së Drejtës së Informimit për çështjet mjedisore. Gjykata u la detyrë autoriteteve publike ta riparojnë shkeljen e konstatuar dhe të garantojnë të drejtën për informim gjatë fazës së parë të zbatimit të ligjit, si dhe detyrimin për marrjen parasysh në vijim të rezultateve të procesit të informimit për mbrojtjen e mjedisit, për aq sa është e mundur, në zbatim të nenit 8 të Konventës së Aarhusit.
“Qeveria duhet të ketë vullnetin maksimal për të dëgjuar banorët dhe mbi të gjitha të dëgjojë ekspertët dhe institucionet e vetë shtetit shqiptar, Akademinë e Shkencave, Institutin e Historisë, atë të Arkeologjisë. Të gjithë në bashkëpunim do të mund t’i provojnë qeverisë që kjo iniciativë është e gabuar”, - vijoi Jordan Daci, avokat.
Edhe pse organizatat joqeveritare nuk u legjitimuan për pjesën më të madhe të pretendimeve të tyre, si për cenimin e lirive ekonomike dhe të konkurrencës, të dëmtimit të mjedisit, trashëgimisë kulturore apo të të drejtave të banorëve të luginës së Drinit të Zi, që preken nga ndërtimi i HEC të Skavicës, i konfirmuan "Zërit të Amerikës" se do ta vijojnë betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese, nëse kalohet në fazën e dytë të ligjit që parashikon ndërtimin e kësaj vepre hidroenergjetike./VOA
Fshati turistik i Voskopojës është zgjedhur nga regjimenti...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga baza ajrore ...
Këtë të martë, datë 27 shkurt 2024, po ju njohim me titujt...
Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka rrëzuar kërkesën e ...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mb...
Në Radio Televizionin Shqiptar nuk kanë të ndalur largimet...
Turizmi ka vijuar të “joshë” të huajt për të udhëtuar drej...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastru...
Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje huaje me BERZH-in ...
Sipërmarrësi Gjergj Luca ka bërë një thirrje për qytetarët...
Sipërmarrësi Gjergj Luca do të zgjerojë edhe më tepër ...
Vetëm dy ditë na ndajnë nga Samiti për Ukrainën që do të m...
Kjo foto që po publikojmë nuk është një material i ri, pas...
Tenderi për ndërtimin e Bypass-it 1 Vlorë-Orikum është hap...
Qeveria ka caktuar Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si a...
Policia e Shkodrës ka njoftuar disa raste të dhunës në fam...
Shoqet e 19-vjeçares Hygerta Meta kanë komentuar se si...
Kryeparlamentari i Bullgarisë, Rossen Jeliazkov, ka vizitu...
Është shtyrë seanca për këngëtarin Luiz Ejlli nga Gjyk...
Këtë të hënë, datë 26 shkurt 2024, po ju njohim me titujt ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...