Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare Tomor Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, një nga figurat e njohura të së djathtës shqiptare në vitet e para të pluralizmit.
Tomor Dosti lindi në Gjirokastër në vitin 1930. Jeta e tij u shënua herët nga përndjekja politike. Pas arratisjes së babait dhe vëllait, familja e tij u përball me represionin e regjimit komunist.
Në vitin 1953 u arrestua dhe u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie për “tentativë arratisjeje”, dënim që më pas iu rëndua në 25 vjet burg. Vuajti dënimin në burgun e Burrelit, mes shumë personaliteteve të njohura të Shqipërisë së asaj kohe. Pas daljes nga burgu, familja e tij kaloi vite të tëra internimi.
Me rrëzimin e regjimit komunist, në vitin 1991, Dosti iu bashkua Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke kontribuuar në ndërtimin e profilit të saj të djathtë në jug të vendit. Së bashku me Pjetër Arbnorin, Leka Totën, Uran Butkën dhe Ajet Rusin, ai ndihmoi në konsolidimin e frymës antikomuniste dhe të moralitetit kombëtar në partinë e re.
Në vitet e para të pluralizmit ishte nënkryetar i PD-së dhe u zgjodh deputet në dy legjislatura radhazi, nga viti 1991 deri në vitin 1996. Në vitin 1998 u tërhoq nga politika aktive.
Tomor Dosti do të kujtohet si një figurë që përjetoi persekutimin e regjimit komunist dhe më pas u angazhua në jetën politike të vendit në periudhën e tranzicionit demokratik.

Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, duke theksuar se Dosti dha kontribute të vyera për skenën politike.
“Ndarja nga jeta e Tomor Dostit është një lajm i hidhur për të afërmit, familjarët të gjithë ata që e njhnin dhe në veçanti për demokratët.
Dy herë deputet dhe nënkryetar i PD për një periudhë, Dosti solli kontribute të vyera për skenën politike.
Për më tepër, ai vetë ishte dëshmia e krimeve dhe persekutimit që regjimi komunist i bëri elitave e familjeve të mëdha të vendit.
Dosti u dënua dhe vuajti burgun në Burrel, e më tej internim të gjatë bashkë me të afërmit.
Me ardhjen e lirisë, ai mori vendin që i takonte duke u aktivizuar për ato vlera e parime që shqiptarët kërkonin e aspironin.
U prehtë në paqe, i përjetshëm kujtimi i tij”, shkruan Këlliçi./ CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar ...
Shqipëria ka dënuar me forcë sulmin iranian që shënjestroi...
Pas viteve të kaluara duke kaluar dimrin në Turqi, disa ud...
Fenomeni i zbaticës është shfaqur në brigjet e Shëngjinit,...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dhënë mesazhin e saj në li...
Në muajin që i kushtohet gruas, ndoshta dhurata më domethë...
Në disa media dhe rrjete sociale ka qarkulluar së fundmi n...
Sot, në ambientet e Kinemanë “Republika” në qytetin e Shko...
Në degën doganore të Rinasit janë bllokuar 920 pajisje ele...
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim drejtorin e In...
Sot në orën 12:00 do të mblidhet Komisioni i Etikës për të...
Përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit po ref...
Gazetari Lutfi Dervishi tha sot se teksa popullsia e vendi...
Gazetarja Klodiana Lala ndau disa detaje nga konflikti që ...
Gazetarja Klodiana Lala ndau sot një shqetësim me të cilin...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ndau disa detaj...
Kompania Gener 2 ka reaguar në lidhje me kompleksin turist...
Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ...
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin lidhur me kërkesë...
Drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve në IKMT, Fatmir Meta u...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...