
Drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve në IKMT, Fatmir Meta u dhunua nga drejtori i Inspektimit të Mjedisit në IKMT, Klesti Çela. Burime zyrtare i thanë CNA-së që sherri midis zyrtarëve ka ndodhur në lidhje me çështjen e dherave.

Sherr i nisur pas një urdhri të dhënë nga kreu i IKMT-së për kontrollin dhe inspektimin e të gjitha zonave ku po hidhen dhera prej një viti pa kriter.

Pra çështja e dherave aq shumë e përfolur për landfillin e Tiranës ka filluar të kthehet në një konflikt të ashpër midis zyrtarëve të shtetit. IKMT-ja ka kërkuar të kontrollojë dhe të verifikojë se ku hidhen dherat, nga cilat subjekte, të cilat në mënyrë abuzive tashmë po i hedhin rrugëve apo i hedhin nëpër lumenj.
Dhe këtu ka lindur dhe konflikti midis drejtorit të Mjedisit Klesti Çela dhe Fatmir Metës. I pari ka pretenduar se nuk është kompetencë e IKMT-së, ndërkohë që zoti Meta ka qenë thjesht dhe vetëm në zbatim të një urdhri të drejtorit, eprorit të tij.
Konflikti lind nga dherat, një çështje e trajtuar shpesh në CNA, e cila lidhet me landfillin e Tiranës. Prej gati një viti në landfillin e Tiranës nuk depozitohen më dherat. Subjektet detyrohen të paguajnë kosto shtesë apo t’i hedhin rrugëve ato mbetje.
Ishte kriminale se si u veprua në atë kohë kur u bë monopol në Tiranë çështja e dherave për t’i drejtuar ato në landfillin e Tiranës, por duke mos i dhënë një zgjidhje të vërtetë problemit. Duke përdorur dhe tarifa të shtrenjta ku bizneset duhet të paguanin deri në 8 euro për dherat që ata çonin apo më tepër, dhe më pas një shumtë madhe parash për t’i riblerë në rast se do t’iu duhej t’i ripërdornin.
Janë dhënë me dhjetëra leje ndërtimi, hapen gropa në kryeqytet dhe dherat nuk kanë ku të hidhen. Një problem pa zgjidhje ende pas më shumë se 6 apo 7 vitesh të denoncimit të aferës së landfillit të Tiranës me inceneratorin që nuk ekziston.
Çështja e dherave nuk është ndonjë problematikë aq e madhe për t’u zgjidhur, mjafton të ketë vullnet, të gjendet një zonë e caktuar dhe dherat të trajtohen nga disa subjekte të cilët mund të licencohen nga shteti. Por që pas plasjes së aferës së landfillit dhe inceneratorit të Tiranës, ndërhyrjet e forta dhe bashkëpunimi i tyre me Bashkinë e Tiranës drejtuar nga Erion Veliaj, bëri që çështja e dherave në kryeqytet të kthehej në një monopol.
Policia bashkiake, Inspektoriati i Mjedisit dhe shumë institucione të tjerë të Bashkisë Tiranë për më tepër në atë kohë bënin marrëveshje dhe i ndiqnin me drona dhe me makina kamionat me dhera për të shkuar në landfill e për të mbushur arkat e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.
Ndërsa sot pas ikjes së tyre, institucionet e kanë braktisur inspektimin apo strukturat përgjegjëse kanë braktisur zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje në kryeqytet, e cila pa diskutim kërkon një bashkëpunim të Bashkisë Tiranë me struktura të tjera vendore dhe qendrore për t’i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë, gjetjes së një venddepozitimi për dherat në kryeqytet./CNA
Një vendim i qeverisë shqiptare ka miratuar krijimin e një...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joa...
Burime për CNA bëjnë me dije se një konflikt ka ndodhur me...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Policia Rrugore e Elbasanit, në bashkëpunim me Njësinë Ope...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orga...
Konfindustria, duke iu referuar pasojave të paparashikuara...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se në vi...
Katër protestues që u arrestuan pas tubimit të Partisë Dem...
Qarkullimi i mjeteve ka nisur në aksin Librazhd-Përrenjas,...
Grupi Zviceran i Tregut (SMG) ka zhvilluar një konferencë ...
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin (pa vendim) lidhu...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato,...
Ambasadori i OSBE/ODIHR, Michel Tarran, gjatë fjalës së ti...
Në datën 9 mars do të mbahet seanca gjyqësore në themel pë...
Një 32-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi akuzohet për a...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd B...
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar burgim përjetë për portugez...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...