Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin (pa vendim) lidhur me pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku, një çështje që nxiti një përplasje të paprecedentë kompetencash mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor.
Vendimi pasqyron një ndarje të thellë brenda trupës gjyqësore, ku votat e barabarta 4 me 4 sollën rrëzimin e kërkesës së Kryeministrit dhe lënien në fuqi të masës së pezullimit të dhënë nga GJKKO.
Argumentimi i gjyqtarëve u fokusua në dy qëndrime diametralisht të kundërta: Gjyqtarët që mbështetën kërkesën e Kryeministrit argumentuan se masa e pezullimit nga detyra nuk mund të shihet e shkëputur nga funksioni kushtetues i ministrit.
Sipas tyre, ashtu si deputeti, edhe ministri gëzon garanci procedurale që synojnë mbrojtjen e pushtetit ekzekutiv nga ndërhyrjet e mundshme arbitrare të drejtësisë. Ky grup gjyqtarësh vlerësoi se, duke qenë se pezullimi prek drejtpërdrejt përbërjen e qeverisë dhe besimin politik të dhënë nga Kuvendi, çdo masë që ndërpret funksionin e një ministri duhet t’i nënshtrohet autorizimit paraprak të Parlamentit. Sipas tyre, pezullimi i individit ka efekte të pashmangshme institucionale mbi mbarëvajtjen e politikave shtetërore.
Nga ana tjetër, katër gjyqtarët që votuan kundër argumentuan se imuniteti kushtetues është i kufizuar vetëm te liria personale, arresti apo kontrolli dhe nuk mbron funksionin administrativ. Ata theksuan se arkitektura e re e drejtësisë pas reformës së vitit 2016 ofron garanci të mjaftueshme që prokuroria të veprojë në mënyrë të pavarur. Sipas këtij grupi, ministri nuk është i zgjedhur direkt nga populli, ndaj nuk mund të pretendojë të njëjtën mbrojtje si deputeti ndaj pezullimit.
Ata nënvizuan se pezullimi i individit nuk e bllokon institucionin, pasi Kryeministri mund të emërojë zëvendësues, dhe se drejtësia duhet të jetë efektive pa pasur nevojë për miratimin politik të Kuvendit.
Në mungesë të një shumice prej 5 votash që kërkon ligji për të shfuqizuar një akt, kërkesa e qeverisë u konsiderua e rrëzuar. Ky rezultat i jep të drejtë Gjykatës së Posaçme të vijojë zbatimin e masave të tilla, duke e trajtuar pezullimin si një mjet ligjor të pavarur nga vullneti i Parlamentit. Vendimi mbyll betejën ligjore për këtë rast, por lë pas një debat të hapur mbi balancën mes pavarësisë së qeverisjes dhe efektivitetit të ndjekjes penale për zyrtarët e lartë./ CNA




Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato,...
Ambasadori i OSBE/ODIHR, Michel Tarran, gjatë fjalës së ti...
Në datën 9 mars do të mbahet seanca gjyqësore në themel pë...
Një 32-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi akuzohet për a...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd B...
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar burgim përjetë për portugez...
Partia Socialiste ka zhvilluar paraditen e sotme mbledhjen...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka konfirmuar CNA-në duke bërë ...
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur thirrjen për a...
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe tregoi pak ...
Lirimi i Ilir Prodës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshë...
Gazetari Artan Hoxha ndau sot një përjetim mbi situatën në...
Gazetari Artan Hoxha u ndal sot gjerësisht te situata në L...
Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në një da...
I ngarkuari me punë i Shqipërisë në shtetin e Katarit, Erm...
Një ngjarje tragjike u shënua këtë të hënë në Itali, ku sh...
Ambasadori i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Rid...
Raportohet se një çantë e dyshimtë është gjetur në Tira...
Protesta e paralajmëruar disa ditë më parë nga Lazjon Petr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...