Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit po reflektohet drejtpërdrejt edhe në tregun shqiptar të turizmit. Ndryshe nga anulimet masive që raportohen në disa vende europiane, në Shqipëri fenomeni është më i heshtur, por po aq i ndjeshëm. Operatorët turistikë raportojnë se rezervimet e reja për Turqinë janë ngrirë.
Agjencitë turistike raportojnë se, megjithëse deri në fund të marsit ishin aktive ofertat “early booking” për sezonin veror, ritmi i prenotimeve ka rënë ndjeshëm ditët e fundit.
Paketat janë ende në shitje, çmimet promocionale nuk janë tërhequr, por klientët hezitojnë të konfirmojnë. “Nuk kemi valë anulimesh, por nuk kemi as rezervime të reja”, bëjnë me dije operatorët nga "Ilirida Travel and Tours".
Në të njëjtën kohë, familjet që kanë rezervuar në janar dhe shkurt po telefonojnë për t’u interesuar nëse situata e sigurisë mund të prekë Turqinë dhe, nëse konflikti përshkallëzohet, nëse do të kenë mundësi rimbursimi.
Në këto ditë, sipas informacioneve të marra nga agjencia "Zenith Travel" dhe "Hima Travel", pyetja më e shpeshtë nuk është më për hotelin apo shërbimin, por për garancinë e kthimit të parave në rast anulimi për arsye sigurie.
Nëse tensionet zgjasin, agjencitë mund të shohin zhvendosje të kërkesës drejt destinacioneve të konsideruara më të sigurta si Spanja, Italia apo Greqia.
Turqia ka qenë prej vitesh zgjedhja kryesore e pushimeve familjare për shqiptarët. Destinacione si Antalia, Bodrumi apo Belek janë kthyer në produkte standarde të paketave verore, falë kombinimit të çmimeve konkurruese, formulës “all inclusive” dhe fluturimeve direkte nga Tirana me charter. Për shumë familje, pushimet verore jashtë vendit janë sinonim i Turqisë, veçanërisht për segmentin me fëmijë.
Sipas të dhënave të mëparshme të tregut, Turqia renditet ndër destinacionet më të shitura nga agjencitë shqiptare për periudhën qershor–shtator, me mijëra paketa të kontraktuara çdo vit. Oferta e hershme zakonisht nis që në dhjetor–janar dhe kulmon deri në fund të marsit, periudhë kur tradicionalisht sigurohet një pjesë e konsiderueshme e volumit sezonal.
Ekspertët e turizmit thonë se perceptimi i rrezikut ka ndikim të menjëhershëm në vendimmarrjen e konsumatorit, edhe kur destinacioni nuk është drejtpërdrejt zonë konflikti.
Gjeografia e rajonit, lajmet për tensione ushtarake dhe pasiguria për hapësirat ajrore mjaftojnë për të shtyrë familjet të presin. Në praktikë, kjo përkthehet në shtyrje vendimi, jo domosdoshmërisht në anulim.
Nëse situata stabilizohet brenda javëve të ardhshme, operatorët presin që rezervimet të rifillojnë me ritëm më të shpejtë, ndoshta edhe me zhvendosje drejt muajve më të vonë të sezonit. Por nëse tensionet zgjasin, ngrirja e tanishme mund të kthehet në rënie reale të shitjeve, duke detyruar agjencitë të rishikojnë kontratat dhe strategjitë e çmimeve.
Përveç Turqisë, pasiguria e krijuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit mund të ndikojë edhe në destinacione të tjera që shqiptarët i zgjedhin për pushime apo ‘city break’ në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.
Emiratet e Bashkuara Arabe, veçanërisht Dubai dhe Abu Dhabi, Egjipti me resortet e Detit të Kuq, si dhe Jordania, janë ndër tregjet që do të ndiejnë efektin e shtyrjes së vendimeve për prenotime të reja, edhe kur nuk janë zona konflikti. /Monitor
Gazetari Lutfi Dervishi tha sot se teksa popullsia e vendi...
Gazetarja Klodiana Lala ndau disa detaje nga konflikti që ...
Gazetarja Klodiana Lala ndau sot një shqetësim me të cilin...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ndau disa detaj...
Kompania Gener 2 ka reaguar në lidhje me kompleksin turist...
Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ...
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin lidhur me kërkesë...
Drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve në IKMT, Fatmir Meta u...
Një vendim i qeverisë shqiptare ka miratuar krijimin e një...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joa...
Burime për CNA bëjnë me dije se një konflikt ka ndodhur me...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Policia Rrugore e Elbasanit, në bashkëpunim me Njësinë Ope...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orga...
Konfindustria, duke iu referuar pasojave të paparashikuara...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se në vi...
Katër protestues që u arrestuan pas tubimit të Partisë Dem...
Qarkullimi i mjeteve ka nisur në aksin Librazhd-Përrenjas,...
Grupi Zviceran i Tregut (SMG) ka zhvilluar një konferencë ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...