Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Sot, në ambientet e Kinemanë “Republika” në qytetin e Shkodrës, Banka e Shqipërisë çeli ekspozitën lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, një projekt historik dhe edukativ, i cili, pas prezantimit në Tiranë dhe ndalesës në Prishtinë, vijon udhëtimin e tij në një nga qytetet më të rëndësishme shqiptare.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore e qendrore, studiues, pedagogë, nxënës, si dhe qytetarë të interesuar për historinë ekonomike dhe institucionale të vendit.
Në fjalën e saj përshëndetëse, zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, znj. Natasha Ahmetaj, theksoi rëndësinë simbolike të ndalesës së ekspozitës në Shkodër, duke e cilësuar qytetin si një nyje të rëndësishme të kujtesës kombëtare, të traditës tregtare dhe të qytetërimit urban shqiptar.

Ajo nënvizoi se historia e parasë nuk është vetëm histori e institucioneve financiare, por edhe histori e njerëzve, e shkëmbimeve, e besimit, e krizave dhe e ndërtimit të shtetit.
Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë” është konceptuar si një udhëtim në kohë, përmes së cilit publiku mund të lexojë historinë e Shqipërisë nëpërmjet zhvillimit të sistemit monetar dhe të bankës qendrore.
Ajo përfshin dokumente arkivore, fotografi, kartëmonedha dhe monedha origjinale, materiale ligjore dhe dëshmi historike që nisin nga fundi i shekullit XIX, me vizionin e Rilindjes Kombëtare për një bankë shqiptare, për të vijuar me përpjekjet e para shtetformuese pas Pavarësisë, themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis në vitin 1925, periudhat e luftës, ekonominë e centralizuar, tranzicionin e viteve '90 dhe rolin e Bankës së Shqipërisë si bankë qendrore moderne.

Një vëmendje e veçantë u kushtohet figurave historike dhe personaliteteve që kanë kontribuuar në zhvillimin e sistemit financiar shqiptar, si dhe transformimeve politike e ekonomike që kanë gjetur reflektim në monedhë dhe kartëmonedhë ndër dekada.
Në përfundim të fjalës së saj, znj. Ahmetaj theksoi se kjo ekspozitë është një akt kujtese institucionale dhe një ftesë për dialog publik, duke e konsideruar paranë jo vetëm si mjet shkëmbimi, por si dëshmi historike që mbart gjurmët e pushtetit, krizës, reformës, identitetit dhe shpresës kombëtare.

Në emër të Bankës së Shqipërisë, ajo shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin me autoritetet vendore dhe të gjithë kontribuuesit në realizimin e këtij projekti, duke ftuar qytetarët e Shkodrës dhe më gjerë ta vizitojnë ekspozitën dhe të njihen nga afër me një shekull histori monetare shqiptare.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në datat 3-7 mars dhe është e përshtatshme për të gjitha grupmoshat, me fokus të veçantë në edukimin financiar dhe historik të të rinjve./ CNA
Në degën doganore të Rinasit janë bllokuar 920 pajisje ele...
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim drejtorin e In...
Sot në orën 12:00 do të mblidhet Komisioni i Etikës për të...
Përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit po ref...
Gazetari Lutfi Dervishi tha sot se teksa popullsia e vendi...
Gazetarja Klodiana Lala ndau disa detaje nga konflikti që ...
Gazetarja Klodiana Lala ndau sot një shqetësim me të cilin...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ndau disa detaj...
Kompania Gener 2 ka reaguar në lidhje me kompleksin turist...
Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ...
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin lidhur me kërkesë...
Drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve në IKMT, Fatmir Meta u...
Një vendim i qeverisë shqiptare ka miratuar krijimin e një...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joa...
Burime për CNA bëjnë me dije se një konflikt ka ndodhur me...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Policia Rrugore e Elbasanit, në bashkëpunim me Njësinë Ope...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orga...
Konfindustria, duke iu referuar pasojave të paparashikuara...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...