Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Baba Hekuran Nikollari është ndarë nga jeta. Ai shërbente prej vitesh si Klerik në Teqenë e Baba Aliut në Alipostivan.
Baba Hekuran Nikollari ishte një ndër udhërrëfyesit e njohur për komunitetin bektashi të qarkut të Gjirokastrës e më gjerë.
Baba Hekuran Nikollari u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare. Baba Hekurani u lind më 7 shtator të 1963 në Seniçan të Përmetit.
Ai kreu shkollën fillore dhe shkollën 8-vjeçare “Riza Velçishti” në Seniçan, më tej filloi shkollën e mesme “Kamber Bënja” në Bënjë. Pas 2 vitesh, i detyruar nga vështirësitë ekonomike të familjes, e ndërpreu shkollën dhe filloi punën në kooperativën e Mërtinjit, pastaj në Bonifikimin e Përmetit, në Ndërmarrjen e Ujërave Këlcyrë dhe në Shfrytëzim-Përpunimin e Drurit të Përmetit.
Më 1992 emigroi në Greqi. Në vitin 2000 u kthye në atdhe, në Seniçan. Në Seniçan rindërtoi Mekamin në vendin e quajtur “Ahuri i Nakove”, i cili edhe sot quhet “I miri i Nakove”. Më 22 mars 2001 shkoi në Alipostivan. Teqja ishte e shkatërruar në vitin 1967. U mbështet te familja e Refat Hasimit me tradita atdhetare. Me Refatin, i cili ishte usta, së bashku me Demir Elmazin dhe besimtarët e Alipostivanit, ngritën në fillim tyrben e Baba Ali Horasanit. Për këtë pati bekimin dhe mbështetjen e Kryegjyshit Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi. Më 04 prill 2002, pasi qëndroi disa ditë pranë Selisë së Shenjtë në Tiranë, Haxhi Dede Reshat Bardhi, i veshi rrobën e bektashiut.
U emërua dervish në teqenë e Baba Ali Horasanit të Alipostivanit. Këtë ditë baba Hekurani e ka të shenjtë, ditëlindjen shpirtërore. Në vitet 2007-2009 emërohet dhe punon si dervish në teqenë e Frashërit, të cilën e ringriti dhe ruajti orgjinalitetin e monumentit të historisë dhe kulturës të kësaj teqeje të famshme. Disa vite bëri shërbime në teqenë e Kulmakut Tomorr.
Me Dekretin e Shenjtë, Nr. 7 datë 29.12.2009, të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, shenjtorit Haxhi Dede Reshat Bardhit, iu dha titulli ‘Baba' dhe u emërua Baba i teqesë së “Baba Nasibiut” të Frashërit, të teqesë së “Baba Aliut” në Alipostivan dhe të teqesë së “Baba Xhaferit” në qytetin e Përmetit. Baba Hekurani është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli i Bashkisë së Poliçanit, Titullin “Nderi i Frashërit” nga Këshilli i Komunës së Frashërit, me Vendimi Nr.19, datë 21.03.2015) dhe nga Presidenti i Republikës, me “Urdhri Naim Frashëri i Artë”.
Presidenti Bajram Begaj ka ndarë një mesazh ngushëllimi, ku veç të tjerash thekson roli e rëndësishëm të Baba Hekuran Nikollarit ndaj besimtarëve bektashianë.
“Mësova me dhimbje kalimin nga kjo jetë të Baba Hekuran Nikollarit, klerikut që vazhdoi veprën e Baba Aliut, duke shërbyer si frymëzim dhe udhërrëfyes për komunitetin bektashi të qarkut të Gjirokastrës e më gjerë.
Falë punës së jashtëzakonshme të Baba Hekuran Nikollarit, Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan u ringrit nga rrënojat.
Ai e riktheu këtë vend të shenjtë në simbol të vlerave shqiptare, monument të qetësisë, dashurisë dhe ndihmës për të pamundurit.
Baba Hekurani do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin ndaj besimtarëve, si mbrojtës i identitetit kombëtar dhe përhapjes së harmonisë fetare.
I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, besimtarëve bektashinj dhe i bashkohem lutjeve për prehjen në paqe të shpirtit të Baba Hekuran Nikollarit.” - thuhet në mesazhin e Presidentit./CNA
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ka z...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Në gusht të vitit të shkuar, në një listë të gjatë projekt...
Prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu ka dhënë dorëheqjen gjash...
Vodafone ka realizuar me sukses video-telefonatën e parë h...
Këtë herë ndizet mesjava me dy superndeshje të Coppa Itali...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së ka gënjyer sërish...
Sot në Komisionin e Medias po zhvillohet seanca dëgjimore ...
Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, u ka tërhequr...
Anëtari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Ilir Keko, ka nxj...
Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Medias ku është t...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, ka p...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, sot ...
Policia e Shtetit ka publikuar sot rezultatet e punës inte...
Gjykata e Apelit ka lënë në burg dy vëllezërit që vranë Ra...
Sot në orën 11:30 do të mblidhet Komisioni për Edukimin dh...
Reshjet e shiut të rëna gjatë natës në qytetin bregdetar t...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Me disa muaj vonesë, "Integrated Energy BV SPV", kompania ...
Pas Tiranës, Shkodra është qyteti i dytë ku po aplikohet p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...