Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Pas Tiranës, Shkodra është qyteti i dytë ku po aplikohet projekti “Filipidde” e cila qendrën e ka në Romë. 4 të rinj me aftësi speciale, ish-nxënës të shkollës “3 Dhjetori”, janë pjesë e këtij projekti. Xhulio Zefi, lektor pranë Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” tregon mbi rëndësinë që sportet kanë tek përsonat me aftësi të kufizuara.
“Projekti e ka fillesën në Tiranë dhe fatmirësisht u gjet mundësia që të transferohet edhe në Shkodër. Është një bashkëpunim i Universitetit të Shkodrës, konkretisht departamentit të edukimit fizik dhe sporteve bashkë me shkollën speciale '3 dhjetori’ që u jep këtë mundësi këtyre fëmijëve me aftësi speciale që të kenë mundësi të përmirësohen në jetën e tyre dhe njëkohësisht të përmirësojnë edhe aftësitë motorike të tyre duke bashkëpunuar departamenti i edukimit fizik dhe sporteve me këtë shkollë.
Kuptohet që ndihma që ne si departament dhe si universitet japim është që këto fëmijë të kenë mundësi të zhvillohen më tepër edhe nga ana motorike, komunikative dhe sociale. Dita e sotme është dita e prezantimit të fillimit të projektit. Janë 4 fëmijë me aftësi speciale dhe njëkohësisht ne kemi vënë në dispozicion 4 studentë të edukimit fizik dhe sporteve të programit master.
Në perspektivë mendohet që ne do vazhdojmë që ta zgjerojmë sepse nevojat janë të mëdha për ndihmën që duhet t’i jepen kësaj shtrese.
Aktiviteti fizik është i nevojshëm për të gjithë njerëzit, por ama për këto fëmijë është një mundësi shumë e madhe dhe një ndihmesë që u jepet atyre të socializohen dhe të kenë mundësi të shkarkojnë emocionet negative që ata kanë. E dyta është që nepërmjet ushtrimeve fizike dhe motorike të mund të përmirësojnë lëvizshmërinë e tyre”.

Nicola Pintus, President i projektit tregoi se ky projekt është pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe qëllimi është ndihma për këta djem e vajza që duhet të integrohen edhe përmes sportit.
“Jam Presidenti i këtij projekti me qendër në Romë. Falënderoj shumë për mikëpritjen dhe mundësinë që i është dhënë projektit që universiteti i Shkodrës në bashkëpunim me shkollën speciale ‘3 dhjetori’ të zhvillojë fillimin e një aktiviteti që do të jetë afatgjatë i cili ndihmon këtë shtresë të popullsisë, këto të rinj dhe të reja me aftësi speciale që të përmirësojnë jetën e tyre.
Unë dua të jap edhe një ide sepse në këtë moment Shkodra është qendra e botës për mua sepse janë aktivitete të cilat janë tejet të nevojshme dhe paraqesin një domosdoshmëri për nevojat që kanë këto shtresa. Duhet të dimë që ky projekt është pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe duke qenë se është pjesë e OKB ne respektojmë të gjitha kartat dhe konvetat që ka OKB dhe për ne personat me aftësi speciale nga Karaibet, Republika Domenikane, nga Italia apo Shqipëria nuk kanë asnjë diferencë.
Qëllimi është që t’i ndihmojmë këto djem dhe vajza që të përmirësojnë jetën dhe njëkohësisht ne nëpërmjet sportit të respektojmë të drejtën e tyre që ata të kenë mundësi të ushtrojnë sport për të zhvilluar sa më tepër aftësitë e tyre motorike”.
Departamenti i sporteve në universitetin e Shkodrës ka vënë në dispozicion 4 studentë me qëllim asistimin ndaj këtyre përsonave. Çdo ditë të rinj së bashku me mësuesit do ushtrohen në një nga palestrat e shkollës. Ky projekt pritet të vijojë në Shkodër duke rritur numrin e përfituesve dhe synon të fuqizojë personat me aftësi ndryshe përmes sportit, duke promovuar përfshirjen dhe zhvillimin e tyre personal pritet të zgjerohët vit pas viti. /CNA
Sot, mbushen nëntë ditë nga dita që Kryepeshkopi Janullato...
Policia e Tiranës ka proceduar organizatorët e protest...
Prej vitesh, në Vlorë, shërbimi hekurudhor është jashtë fu...
Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish kreut të Autoritetit...
Policia e Shtetit njoftoi sot se ka ndërmarrë një sërë mas...
Niset nga porti i Shëngjinit anija që do rikthejë në Ital...
CNA Media, një dritare mediatike që pasqyron punën e një e...
Gazetari Blendi Fevziu ka ndarë pamjet mbi gjendjen e Bypa...
Duke nisur nga dita e sotme hyn në fuqi çmimi i ulur i ene...
Arben Cici, ish-drejtor i kabinetit të Presidentit të Repu...
Fort të lumtur Vëllezër dhe Bashkëmeshtarë,Fort i nderuari...
Tetë persona janë dënuar nga SPAK pas një seance që zgjati...
Të lumur janë që tani ata të vdekur, që vdesin në Zotin. P...
Prezenca e OSBE në Shqipëri ka mbështetur vendimin e RTSH,...
Gjashtë persona të Bashkisë Devoll kanë përfunduar në gjyq...
Virozat e stinës janë në pikën më kulmore teksa në Vlorë j...
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Or...
Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një video ku shihen d...
Drejtoria e Emigracionit dhe Doganave në SHBA bën me dije ...
SPAK-u ka përfunduar hetimet për anëtarët e shtatë grupeve...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...