Kriza energjetike/ Balluku këshilla nxënësve si të kursejnë energjinë, ja thirrja për ta
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një...

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, ka treguar se si e ka përjetuar marrjen e lajmit kur Rusia nisi luftën ndaj Ukrainës.
Hoxha zbuloi në emisionin “Ballkan” se në atë kohë ishte duke u zhvilluar mbledhja e Këshillit të Sigurimit, e cila drejtohej nga Rusia dhe e para që e mori fjalën ishte Shqipëria.
Ai tha se nuk e di nëse të tjerët e kanë vënë re, por kur kolegu i tregoi për luftën i janë ngritur qimet e flokëve përpjetë. Ambasadori theksoi se ishin të përgatitur për këtë moment, por nuk donin që të vinte.
Sipas tij, as ambasadori rus nuk ishte në dijeni dhe ekipi i tij e lajmëroi vetëm pak pasi filloi mbledhja.
“Unë kam qenë i këshillit të Sigurimit, kam qenë duke folur dhe meqenëse kishim atë rolin e pendëmbajtësit që gjithmonë mund të flasim të parët dhe unë kisha folur i pari, kishte folur i dyti që ishte SHBA-të. Në momentin që po fliste i treti, nga ekipi im, nga mbrapa më thonë lexo një tëitt që thoshte se sulmi ka filluar dhe ne jemi si të elektrizuar. Nuk e di nëse më janë ngritur flokët përpjetë apo jo, por kam përshtypjen që një pjesë më janë ngritur, sepse ne ishim përgatitur për skenarë të tillë. Në qoftë se do merrej lajmi që sulmi ka filluar ne do të kërkonim edhe njëherë të bënim ndërhyrje sepse ndërhyrjet tona nuk ishin në fokusin e fillimit.
Ne ishim gjithmonë që të mos fillonte, duke paralajmëruar, duke thënë që gjithë qëndrimi ushtarak ka një qëndrim të caktuar, por nuk kishte filluar asgjë. Gjëja më interesante ka qenë se përveçse ne u koordinuam menjëherë me amerikanët, unë nuk kam folur me Tiranën në atë kohë sepse i kisha instruksionet e qarta që nëse do të ndodhte ne do të mbanim këtë qëndrim. Ne do të duhej të përgatisnim edhe njëherë një ndërhyrje për të marrë fjalën në fund, siç e bëmë. Por gjëja më interesante ka qenë që ai që drejtonte seancën që ishte vetë Rusia, ambasadori rus nuk ishte në dijeni dhe ekipi i tij e lajmëron.
Ai lë mbledhjen dhe shkon tek salla e Presidentit për të marrë vesh, për të folur nuk e di se me kë për tu siguruar dhe kthehet dhe lajmëron që Presidenti i Rusisës ka marrë vendimin për të ndërhyrë në Ukrainë dhe bla bla bla. Ishte ndërhyrja më e sikletshme për të, sepse deri atëherë me dhjetëra herë ai pretendonte normalisht siç kanë qenë udhëzimet e tij, që Rusia i ka trupat në territorin e vet, që Rusia ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë, që Rusia s’ka asnjë synim të sulmojë, dhe ja ku jemi, Rusia kishte synim për të sulmuar Ukrainën. Ka qenë një moment i frikshëm sepse nuk dinim se çfarë do të thoshte operacion special”, nënvizoi Hoxha./ B.A. – CNA.al
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një...
Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar ...
Kreu i Sindikatës për Universitetin Sandër Kovaçi, ka ...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar fjalimin e kryeminis...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish ministrit Lefter Koka,...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të luajë kukafshehthi me...
Analisti Artur Zheji ka komentuar fjalimin e kryeministrit...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me i...
Ditën e hënë fillon viti i ri akademik, por mësim nuk do t...
Aktivistja e Shoqërisë Civile, Sevim Arbana, ka komentuar ...
Grupi përçarës i Alibeajt, ka depozituar ligjin për lu...
Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve,...
Vijojnë replikat dhe akuzat në distancë mes kreut të PD-së...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave dhe...
Ardian Dvorani është rishfaqur sërish në skenë. Pasi ai ë...
Komisioni Parlamentar i Sigurisë ashtu si mbledhjen e kalu...
Partitë Socialiste Europiane do të mblidhen ditën e so...
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, në fjalën ...
Pedagogët kanë nisur protestën ashtu siç kishin njoftuar m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...