web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllet zyrtarisht votimi në Himarë/ Pjesëmarrja, më e lartë se në 2023-shin

4 Gusht 2024, 19:06, Aktualitet CNA

Mbyllet zyrtarisht votimi në Himarë/ Pjesëmarrja, më e

Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Votimi u hap në orën 07:00 dhe qytetarët i janë drejtuar 36 qendrave për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre.

Në këto zgjedhje kishin të drejtë votimi 23 mijë e 74 qytetarë të Himarës.

Në garë për Bashkinë janë Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria nga opozita. 

Sipas rezultateve të deklaruar deri më tani nga KQZ-ja, numri i votuesve ka qenë më i lartë se në zgjedhjet e 14 majit 2023.

14 majin e vitit 2023 në Himarë votuan 7821 persona, ose 34.27% e zgjedhësve, ndërsa në zgjedhjet e këtij 4 gushti kanë votuar deri në orën 18:00 8394 qytetarë, ose 36.38% e zgjedhësve./ CNA





Lajmet e fundit nga