Gjykata rrëzoi bashkinë për shembjen e pallatit te Myslym Keta/ Këlliçi: Veliaj më i keq se tërmeti
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind K...

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, qeveria ka marrë vendimin për miratimin e fondeve dhe kushtet për shpenzimet për emigrantët që janë urdhëruar të qëndrojnë në një tjetër territor.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se, fondet për qëndrimin në një territor të caktuar të një shtetasi të huaj, i cili është urdhëruar të qëndrojë në një territor të caktuar, përdoren në përputhje me programin buxhetor dhe zërat e shpenzimeve të parashikuara për çdo vit.
Më tej theksohet se, transferimet e mjeteve monetare nga fondet e përcaktuara për qëndrimin e shtetasit të huaj në një territor të caktuar te përfituesit kryhen nga struktura përgjegjëse për thesarin në degë, me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në përputhje me skemën ekzistuese të ekzekutimit të pagesave te përfituesit individë nëpërmjet strukturës së thesarit.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese po shqyrton marrëveshjen për emigrantët me Italinë.
Vendimi i qeverisë
Fondet do të jenë pjesë e Buxhetit të Shtetit dhe do të administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Monitorimi i tyre do të bëhet në sistemin SIFQ të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
V E N D O S I:
1. Fondet për qëndrimin në një territor të caktuar të një shtetasi të huaj, i cili është urdhëruar të qëndrojë në një territor të caktuar, përdoren në përputhje me programin buxhetor dhe zërat e shpenzimeve të parashikuara për çdo vit.
2. Zërat e shpenzimeve për sigurimin e kushteve për qëndrimin e shtetasve të huaj në një territor të caktuar përfshijnë:
a) sigurimin e strehimit, të ushqimit e të veshmbathjes;
b) ndihmën financiare me një kuotë mujore prej 3 000 (tre mijë) lekësh në muaj.
3. Administrimi i fondeve kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH).
4. Administrimi i fondit për zërin sipas shkronjës “a”, të pikës 2, të këtij vendimi, kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
5. Për dhënien e ndihmës financiare sipas shkronjës “b”, të pikës 2, të këtij vendimi, DPPSH-ja kërkon hapjen e llogarisë ekonomike analitike të shpenzimeve në sistemin informatik financiar të qeverisë (SIFQ), me emërtimin “Shpenzime për ndihmën financiare për shtetasin e huaj të urdhëruar për të qëndruar në një territor të caktuar”.
6. Transferimet e mjeteve monetare nga fondet e përcaktuara për qëndrimin e shtetasit të huaj në një territor të caktuar te përfituesit kryhen nga struktura përgjegjëse për thesarin në degë, me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në përputhje me skemën ekzistuese të ekzekutimit të pagesave te përfituesit individë nëpërmjet strukturës së thesarit.
7. DPPSH-ja raporton, brenda datës 5 të muajit pasardhës, për të gjitha pagesat e kryera gjatë muajit paraardhës, si dhe brenda datës 31 janar të vitit pasardhës për të gjitha pagesat e kryera gjatë vitit paraardhës.
8. Shtetasi i huaj, i cili është urdhëruar të qëndrojë në një territor të caktuar, qëndron në një ambient ose rezidencë akomoduese. Ambienti ose rezidenca akomoduese e destinuar për një shtetas të huaj është një apartament, shtëpi private, strehëz, qendër e hapur apo hotel.
9. Kur shtetasi i huaj, i cili është urdhëruar të qëndrojë në një territor të caktuar hyn në marrëdhënie pune, trajtimi financiar për strehimin, ushqimin, veshmbathjet dhe ndihma financiare ndërpriten.
10. Shtetasi i huaj, i cili është urdhëruar të qëndrojë në një territor të caktuar është i detyruar të respektojë rregullat e regjimit ditor në varësi të llojit dhe rregullave të ambientit ose rezidencës akomoduese.
11. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind K...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e mbajtur këtë të m...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e mbajtur këtë të ...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehme...
Janë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë 2 raportet e ...
Policia italiane ka çmontuar një grup shqiptar të traf...
Goditet një skemë mashtrimi me detyrimet tatimore. Gjykata...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso ka reaguar për vendi...
Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas ...
Të hënën stafi i CNA-së dhuroi 100 pemë për pyllin Pis...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka ndarë në rr...
Opozita është zotuar të bëjë beteja pa kthim deri në p...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për ka...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e opozitës për...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike...
Prej shumë kohësh ka filluar një sulm kriminal ndaj pr...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është pyetur se çfarë ma...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka dhënë një mesazh të qartë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zbuluar datën ...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastru...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...