Skema mafioze e sulmit ndaj prokurorëve të SPAK-ut
Prej shumë kohësh ka filluar një sulm kriminal ndaj pr...

Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, vijon të denoncojë aferën e inceneratorit të Tiranës.
Ditën e sotme ka paraqitur disa dokumente të fshehura që thellojnë më tej skanadalin e aferës së inceneratorëve.
Sipas Këlliçit, prokurorët cungojnë dhe nuk citojnë materialet zyrtare, raportin e KLSH-së të vitit 2019.
Anëtari i Kryesisë së PD-së thotë se faktet dhe provat tregojnë se nuk është bërë asnjë hetim me metoda speciale, por në fakt prokurorët as nuk e citojnë materialin zyrtar, madje e cungojnë.
Më tej ka paraqitur disa përfundime të raportit konfidencial të KLSH-së.
Nga auditimi konstatohet se Ministria e Financave për pjesën e projektit të financuar nga njësitë vetëvendore është shprehur pa koment duke mos e kundërshtuar projektin, bazuar vetëm në dakordësinë në parim mbi studimin e fizibilitetit, të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Këlliçi thekson se angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit të Këshillit Bashkiak përkatës si autoritet kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit.
Ministria e Financave nuk mund të miratojë një projekt për të cilin nuk është paraqitur përfshirja në buxhetin e miratuar të njësive të vetëqeverisjes vendore të fondeve që implikojnë zbatimin e projektit.
Postimi i Belind Këlliçit:
Skandali i aferës së Inceneratorit të Tiranës, sot paraqita dokumentet e fshehura: Prokurorët cungojnë dhe nuk citojnë materialet zyrtare, raportin e KLSH-së të vitit 2019!
Që të jemi të qartë që në pikënisje të sqarimit që do bëjmë të raportit të KLSH-së të vitit 2019, duam të ju sqarojmë që nuk kemi aspak si qëllim që të anatemojmë figurat e prokurorëve dhe të jemi shumë të qartë se veprat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit duan kohë dhe metoda speciale.
Por faktet dhe provat tregojnë të kundërtën se nuk është bërë asnjë hetim me metoda speciale, por në fakt prokurorët as nuk e citojnë materialin zyrtar, madje e cungojnë.
Këtu do të paraqesim disa përfundime të raportit konfidencial të KLSH.
Nga auditimi konstatohet se Ministria e Financave për pjesën e projektit të financuar nga njësitë vetëvendore është shprehur pa koment duke mos e kundërshtuar projektin, bazuar vetëm në ‘dakordësinë në parim mbi studimin e fizibilitetit’, të kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit të Këshillit Bashkiak përkatës si autoritet kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit.
Në lidhje me këtë konstatim nga ana e Ministrisë së Financave janë paraqitur observacione me shkresën numër 5929/9 të datës 28/08/2019 në të cilën është sqaruar se;
Ministria e Financave me anë të shkresës nr. 13118/7 protokolluar në datën 2.03.2017 i ka kërkuar autoritetit kontraktues, që duke qenë se në studimin e fizibilitetit është shprehur se, Qarku i Tiranës është financuesi i këtij projekti, të marrë miratimin me shkrim nga ky qark.
Me anë të shkresës numër 8275/1 e protokolluar në datën 27.03.2017 të Bashkisë Tiranë, të përcjellë në MFE.
Ministria e Financave nuk mund të miratojë një projekt për të cilin nuk është paraqitur përfshirja në buxhetin e miratuar të njësive të vetëqeverisjes vendore të fondeve që implikojnë zbatimin e projektit.
Miratimi i buxhetit të njësive të vetëqeverisjes vendore kryhet nga Këshilli Bashkiak sipas përcaktimeve të bëra në ligjin numër 139 i vitit 2015 ‘Për vetëqeverisjen vendore’ në nenet 9 dhe 54 në të cilin janë përcaktuar
Neni 9
Të drejtat dhe përgjegjësitë ...
c) hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre;
Neni 54
Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak
dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij.
-Mbi marrjen e miratimit nga palët e treta të përfshira në projekt.
Dhënia e miratimit nga të gjitha njësitë vendore të qarkut të Tiranës.
Qarku i Tiranës përfshin katër njësi vendore që nuk janë shprehur në lidhje me dakordësinë me këtë projekte dhe jo vetëm Bashkia e Tiranës. Për rrjedhojë miratimi i këtij projekti është dhënë pa marrë konfirmimin nga strukturat e përfshira në projekt dhe organet përkatëse vendimarrëse për qëllimet e buxhetit.
Ministria e Financave ‘është shprehur pa koment’ për projektin koncensionar/PPP dhe nuk e ka kundërshtuar projektin megjithëse nuk ka pasur konfirmim nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore të prekura nga ky projekt në lidhje me garantimin e sasive minimale të mbetjeve të trajtuara që do të trajtohen nga projekti.
Kalojmë edhe në një tjetër fakt, që nxjerr gënjeshtrat e kryetarit të bashkisë Tiranë.
Grupi i auditimit sqaron se sikurse është cituar në sipër në konstatim, në studimin e fizibilitetit është përcaktuar vetëm skenari i mungesës së plotësimit të sasisë minimale të mbetjeve të garantuara, rast për të cilin ishte parashikuar që të ketë risk të mbartë përsipër sektori publik duke paguar një shërbim të paafruar.
Në lidhje me skenarin e tejkalimit të 700 tonëve në ditë, rast për të cilin nuk është kryer asnjë analizë në lidhje me efektin financiar në buxhetin e shtetit, duke marrë në konsideratë eksluzivitetin e trajtimit të mbetjeve të qarkut Tiranë për koncensionarin./ CNA








Prej shumë kohësh ka filluar një sulm kriminal ndaj pr...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është pyetur se çfarë ma...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka dhënë një mesazh të qartë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zbuluar datën ...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastru...
Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për të dënuari...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kontrolleve të bëra n...
Kontrata me kompaninë fituese që do të zhvillojë studi...
Me vendim të Gjykatës së Tiranës janë lëshuar 12 urdhër-ar...
Të gjitha akset rrugore janë të hapura në qarkun e Kuk...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Shefi i policisë së burgut të Peqinit me anë të një letre ...
Gazetari Artan Hoxha në një intervistë në emisionin “O...
Ish-prokurori Eugen Beçi ka komentuar ngjarjen në burg...
Gazetari Julian Kasapi, ka zbuluar detaje lidhur me ng...
Gazetari Elton Qyno ka treguar se çfarë i kanë komunik...
Gazetari Julian Hoxhaj, publikoi dokumenta të gjurmimi...
Media greke "Protothema" ka publikuar një shkrim, ku t...
Sot është zhvilluar seanca e radhës ndaj kryebashkiaku...
Gazetari Çim Peka pasi dështoi me zbërthimin e “trurit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...