Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë datë 20 Dhjetor 2023 ka vendosur dhënien e një fondi shtesë në buxhetin e miratuar për vitin 2023 për pagesën e një pjese të diferencës së pagës së magjistratit.
Fondi prej 1 000 000 000 (një miliard) lekësh përballohet nga fondi kontingjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2023.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Më poshtë gjeni vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave ditën e sotme:
“NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E MIRATUAR PËR VITIN 2023 PËR DISA INSTITUCIONE TË PAVARURA, TË KRIJUARA ME LIGJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të paragrafit të tretë, të shkronjës “a”, të nenit 14, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Akordimin e një fondi shtesë, në zërin e shpenzimeve korrente, në masën 1 000 000 000 (një miliard) lekë, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për pagesën e një pjese të diferencës së pagës së magjistratit, sipas arsyetimit të vendimin nr.35, datë 22.11.2022, të Gjykatës Kushtetuese. Kjo diferencë jepet për institucionet e rivlerësimit kalimtar të magjistratit, që nga momenti i krijimit të tyre dhe për institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë, që nga data 1 janar 2019 e në vazhdim.
2. Fondi, sipas pikës 1, ndahet, si më poshtë vijon:
a) Për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme shtohet fondi prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh.
b) Për institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh.
c) Për institucionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor shtohet fondi prej 350 000 000 (treqind e pesëdhjetë milionë) lekësh.
ç) Për institucionin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtohet fondi prej 60 000 000 (gjashtëdhjetë milionë) lekësh.
d) Për institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shtohet fondi prej 2 000 000 (dy milionë) lekësh.
dh) Për institucionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shtohet fondi prej 60 000 000 (gjashtëdhjetë milionë) lekësh.
e) Për institucionin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shtohet fondi prej 25 000 000 (njëzet e pesë milionë) lekësh.
ë) Për institucionin e Komisionerëve Publikë shtohet fondi prej 22 000 000 (njëzet e dy milionë) lekësh.
f) Për institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shtohet fondi prej 13 000 000 (trembëdhjetë milionë) lekësh.
g) Për institucionin e Avokatit të Popullit shtohet fondi prej 4 000 000 (katër milionë) lekësh.
gj) Për institucionin e Shkollës së Magjistraturës shtohet fondi prej 54 000 000 (pesëdhjetë e katër milionë) lekësh.
3. Fondi prej 1 000 000 000 (një miliard) lekësh përballohet nga fondi kontingjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2023.
4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e përmendura në pikën 2 për zbatimin e këtij vendimi. Shlyerja e pagesës bëhet nga institucionet e sistemit të drejtësisë, brenda datës 15.1.2024.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.”/ CNA
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e mbajtur këtë të ...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehme...
Janë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë 2 raportet e ...
Policia italiane ka çmontuar një grup shqiptar të traf...
Goditet një skemë mashtrimi me detyrimet tatimore. Gjykata...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso ka reaguar për vendi...
Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas ...
Të hënën stafi i CNA-së dhuroi 100 pemë për pyllin Pis...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka ndarë në rr...
Opozita është zotuar të bëjë beteja pa kthim deri në p...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për ka...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e opozitës për...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike...
Prej shumë kohësh ka filluar një sulm kriminal ndaj pr...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është pyetur se çfarë ma...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka dhënë një mesazh të qartë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zbuluar datën ...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastru...
Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për të dënuari...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kontrolleve të bëra n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...