Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Gjatë takimit të zhvilluar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike, ministrja Ogerta Manastirliu e vuri theksin tek krijimi i një oferte akademike tërheqëse dhe konkurruese për studentët vendas dhe të huaj.
Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike për të adresuar sfidat e arsimit të lartë dhe prioritetet e punës së përbashkët për zgjerimin e projekteve të ndërkombëtarizimit të universiteteve, nisjen e një procesi të profilizimit të tyre si dhe mbështetjen e studentëve nëpërmjet bursave për programet prioritare.
“Jemi përpara fillimit të vitit të ri akademik, nga gjithë procesi i regjistrimit në universitete nëpërmjet qendrës sonë dhe portalit të universiteteve është mundësuar që të kemi në kohë reale një rishikim edhe riorganizim të kuotave dhe i kemi realizuar ato sipas kërkesave tuaja. Ajo çfarë është e rëndësishme dhe në programin që qeveria ka ndërtuar për dhënien e bursave në masën e pagës minimale të studentëve që zgjedhin programe prioritare, është pikërisht lidhja e programit me tregun e punës”,- u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu.
Gjatë takimit me rektorët u vu theksi te thellimi i procesit të ndërkombëtarizimit të universiteteve dhe krijimi i një oferte më tërheqëse për studentët vendas por edhe ata të huaj.
“Sigurisht që sfida më e madhe përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë dhe është ndërkombëtarizimi, afrimi sa më shumë i universiteteve tona me universitetet e huaja, për të ndërtuar programe të përbashkëta, për të pasur diploma dyfishe, për të bërë ofertën tonë të arsimit të lartë sa më shumë atraktive, jo vetëm për studentët tanë, por gjithashtu edhe për studentë të huaj”, tha ministrja Manastirliu.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit dhe rektorët e universiteteve publike dhe jopublike diskutuan gjithashtu për krijimin e një dokumenti të ri politikash për arsimin e lartë. Gjatë takimit të zhvilluar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit u diskutua gjithashtu edhe për sfidat aktuale në përgjigje të ndryshimeve demografike, siç janë problematikat në lidhje me numrin e studentëve, legjislacionin për universitetet, profilizimin e tyre si dhe ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të institucioneve të arsimit të lartë, si një domosdoshmëri për hapjen e tregut me vendet europiane./ CNA
Kreu i Policisë së Shtetit ka shkarkuar dhe emëruar em...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për zgjedhjet në Ku...
Në kuadër të ngjarjeve dhe tensioneve të fundit në ver...
Fermerët e prekur nga breshëri në zonën e Korçës, Mali...
Drejtuesit e policisë së Mirditës janë shkarkuar nga detyr...
Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal...
Atë Arthur Liolin është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhu...
Ambasada e SHBA-së ka zbuluar se këtë javë janë kryer taki...
Prej tri ditësh vijon zjarri në Pishporo në Fier. Mëso...
Avokati Alket Hyseni është shprehur se Shqipëria ka st...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me ...
Çështja e Censit ka sjellë përplasje mes të ftuarve në...
Avokati dhe pedagogu Alket Hyseni ka zbuluar se sa ësh...
Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, i ftuar në emisionin "Op...
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Kra...
Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe K...
Standardi i vendosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani, në...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në 29-30 shtator...
Qeveria ka shpronësuar pronarëve e pasurive të paluajtshme...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë me dije se në d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...