
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar zanafillën e hetimeve të SPAK-un ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Lala tha në MCN se gjithçka ka nisur nga korrupsioni dhe më pas hetimi është thelluar në pasuritë e familjarëve dhe të afërmve të Veliajt.
“Prokuroria e Posaçme ka çelur një hetim penal për veprën penale të korrupsionit të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, procedimi numër 27, viti 2024, kështu ka nisur historia e hetimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Veliaj dhe familjarët e tij. Më pas, nga ky hetim ka derivuar edhe hetimi pasuror, për personat që lidhen me të”, u shpreh ajo.
Gazetarja deklaroi se SPAK ka dyshime se Veliaj dhe familjarët e tij kanë ngritur një skemë komplekse, ku përmes kontratave të dyshimta, faturave fiktive dhe transaksioneve bankare, është arritur ose është tentuar fshehja e parave.

Ajo theksoi se kjo është edhe arsyeja se përse janë kryer kontrolle nga BKH-ja.
“Çfarë dyshimesh ka prokuroria? SPAK dyshon se zoti Veliaj, përmes familjarëve apo personave të besuar të tij, kanë kryer veprën penale të korrupsionit, kanë përfituar dhe marrë përfitime të padrejta, përmes transaksioneve bankare, individëve apo shoqërive të tjera, përmes një skeme që SPAK e konsideron komplekse, më pas këto përfitime të padrejta, janë tentuar të qarkullojnë në rrugë bankare, me qëllim që të fshihet origjina e vërtetë e tyre.
Për këtë arsye janë urdhëruar edhe kontrollet personale apo kontrollet e banesave dhe të shoqërive. Ndërkohë, paralelisht prokuroria ka dyshime se për këto transaksione dhe për këtë aktivitet të dyshuar korruptiv, janë firmosur edhe kontrata fiktive, të cilat pretendohet se janë zbuluar gjatë kontrollove në kompanitë që përmenda.

SPAK gjithashtu pretendon se të gjithë këto individë të lidhur me Erion Veliajn, kanë interesa të drejtpërdrejta me qeverisjen vendore dhe me Bashkinë e Tiranës. Pra SPAK pretendon për ngritjen e një skeme komplekse, ku përmes kontratave të dyshimta, faturave fiktive dhe transaksioneve bankare, është arritur ose është tentuar fshehja e parave që sipas SPAK, rrjedhin nga aktiviteti kriminal i korrupsionit.
Pastaj detaje të tjera, nga dokumente të sekuestruar, ky është hetim që po vijon dhe duhet të presim ku do të shkojë. Janë dyshimet e para. Është hetim që ka filluar nga korrupsioni, por ka hyrë te pasuria e familjarëve të Erion Veliajt dhe vetë Erion Veliajt. Më pas do të kryqëzohen të dhënat e marra në rrugë zyrtare dhe SPAK do të ketë konkluzion, për shumën, personat e përfshirë, aktivitetin e kryer e me radhë”, nënvizoi Klodiana Lala./ CNA
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka thër...
Avokati Spartak Ngjela bëri një paralajmërim të fortë,...
4 ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit shpall...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Raporti i platformës "Travel Horizons" hedh dritë mbi dest...
Një grup kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri ësh...
SPAK-u prej kohësh po kryen një sërë hetimesh dhe ka vënë ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
SPAK-u ka urdhëruar kontrollin e Elman Abules, biznesmenit...
RENEA ka kryer një operacion në Shkodër dhe fshatrat përre...
Këtë të enjte, me 12 dhjetor 2024, po ju njohim me disa pr...
Hekurudha Shqiptare çeli në sistemin e prokurimit të Bankë...
5 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të majit 2025, n...
Në mënyrë të vazhdueshme “Barometri” në sondazhet e kryera...
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe K...
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e ka...
Ambasadori i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, z...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Ambasada britanike në Tiranë ka uruar kreun e SPAK-ut, Alt...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...