web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

La në arrest shtëpie Mariela Berishën/ Justifikohet Gjykata e Tiranës: Është nënë...

18 Tetor 2024, 15:15, Aktualitet CNA
La në arrest shtëpie Mariela Berishën/ Justifikohet Gjykata e
Fotomontazh - Antonela Berisha, Mariela Berisha dhe Klea Prenga

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest shtëpie” për Mariela Berishën dhe “detyrim paraqitje” për Antonela Berishën, dy motrat që masakruan në restorant modelen Klea Prenga.

Pas vendosjes së kësaj mase, Gjykata e Tiranës ka dalë me një argumentim se përse e mori këtë vendim.

Në deklaratë thuhet se Mariela Berisha është nënë e një fëmijë të mitur 2 vjeç dhe nuk mund të kujdeset dikush tjetër për fëmijën e saj.

Gjithashtu, gjykaka konsideron si lehtësim vetëdorëzimin në polici dhe bën të ditur se Mariela Berisha është penduar për veprimin, së bashku me motrën e saj Antonela.

Argumenti i Gjykatës së Tiranës:

Bazuar në të gjitha rrethanat e konstatuara dhe të verifikuara nga Gjykata në seancën e datës 18.10.2024, në kuadër të verifikimit dhe vlerësimit të kushteve dhe kritereve të caktimit të masës së sigurimit personal, duke marrë në konsideratë të gjitha rrethanat si më poshtë:

Në bazë të nenit 230/2 të K.Pr.Penale, parashikohet: “2. Nuk mund të vendoset arresti në burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të...”

M. Berishaj, është nënë e një fëmije të mitur, vetëm 2 (dy) vjeç. Kujdestarinë e fëmijës së saj e ka dhe mundet ta ushtrojë vetëm ajo, askush tjetër. – Konventa Europiane për të Drejtat e Fëmijëve; Kodi i Familjes; Shiko nenin 230, pika 2 e Kodit të Proçedurës Penale: “2. Nuk mund të vendoset arresti në burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të, ….”

Personet nën Hetim, janë vetë-dorëzuar në Polici, në datën 16.10.2024. Në konsultim edhe me avokaten mbrojtëse, personet nën hetim, me vullnet dhe vetëdije të plotë kanë vendosur të vetë dorëzohen, dhe të përballet me përgjegjësitë ligjore, me proçedurat dhe me organin proçedues, në kuadër të këtij proçedimi penal në ngarkim të tyre.

Të dyja personet nën hetim, si dhe avokatja mbrojtëse e tyre, të ndodhura përpara gjykatës, kanë mbajtur qëndrim pohues dhe pendues ndaj akuzës penale për të cilën ato janë aktualisht të dyshuara. Ato shprehen të keqardhura, kërkojnë ndjesë publike për çfarë ka ndodhur, si dhe janë shprehur se, janë tërësisht të gatshme për të përmirësuar dhe normalizuar marrëdhëniet me të dëmtuarën/viktimën e kësaj vepre penale, duke iu ndodhur edhe me përballimin e kostove financiare në kuadër të rehabilitimit të plotë të dëmtimit të saj fizik. Mjafton që kjo gjë të pranohet dhe të lejohet edhe nga ana e viktimës.

Bazuar në të gjitha provat e administruar nga Gjykata, nuk provohet dhe nuk rezulton që asnjëra nga dy personen nën hetim, të jenë larguar, të kenë kaluar territorin apo kufirin shqiptar, apo të janë apo të jenë fshehur në një vend-qëndrim apo adresë tjetër, të ndryshme nga ajo e deklaruar prej vetë tyre në seancë gjyqësore përpara gjykatës.

Po kështu, nuk rezulton të ketë një raport të mbajtur nga oficerë të policisë gjyqësore, për ndonjë kontroll të ushtruar pikërisht ndaj tyre në këtë adresë/banesë; e pikërisht në këtë adresë ato të jenë verifikuar dhe të mos jenë gjetur.

Nuk ekziston rreziku i ikjes, apo i shmangies nga gjykimi (tashmë), në kushtet kur personet në hetim janë vetë dorëzuar për të qënë në dispozicion të këtij gjykimi dhe proçedimi penal në vijim.

Për të dyja personet nën hetim, tashmë janë marrë të dhëna të plota, dhe të sakta, lidhur me identifikimin e plotë të tyre, lidhur me vendbanimin e saktë të tyre, me të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e tyre familjare, si dhe me qëndrën e punës së shtetases A. Berishaj, deklaruar prej vetë tyre në seancë gjyqësore.

Gjykata çmon se, bazuar dhe argumentuar në gjithë sa më sipër arsyetohet në këtë vendim, nevojitet zëvendësimi i masës shtrënguese personale me qëllim për të garantuar maksimalisht vendimin përfundimtar, si dhe një dënim eventual në lidhje me këtë çështje penale (Vendimi Unifikues KBGJL); kjo pasi çdo masë tjetër nuk do t’i përgjigjej dhe nuk do të ishte proporcionale përkundrejt nevojave konkrete dhe aktuale të sigurimit.

Të gjitha këto rrethana tregojnë se masa e arrestit në burg, e konsideruar tashmë si nga ligji, ashtu edhe nga e gjithë praktika gjyqësore e konsoliduar si një masë përjashtimore, është jo-proporcionale për t’u aplikuar në rastin konkret. Mbi të gjitha referuar faktit që personia nën hetim M. Berishaj, është nënë dhe kujdestare e fëmijës së saj të mitur, aktualisht vetëm 2 (dy) vjeç[1].

Në të tilla kushte dhe rrethana, Gjykata vlerëson se nevojat e sigurimit mund të përmbushen edhe nëpërmjet aplikimit të masave të tjera më pak shtrënguese, të cilat krijojnë një balancë të drejtë ndërmjet nevojave të sigurimit nga njëra anë dhe lirive dhe të drejtave të njeriu nga ana tjetër.

Gjykata çmon se, bazuar dhe argumentuar në gjithë sa më sipër arsyetohet në këtë vendim, nevojitet vënia e një mase shtrënguese personale,  ajo e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj persones nën hetim M. Berishaj, pasi çdo masë tjetër nuk do t’i përshtatej plotësisht nevojave konkrete dhe aktuale të sigurimit./ CNA





Lajmet e fundit nga