Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar për iniciativën e kryeministrit Edi Rama për të krijuar Shtetin Sovran të Urdhërit Bektashi.
KMSH shpreh shqetësim lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar”, apo edhe për shtet Islam në Shqipëri.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thotë se nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.
KMSH thekson se kjo nismë është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë.
Deklarata e plotë:
Komuniteti Myliman i Shqipërisë është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri.
Feja jonë ka tre komponentë themelorë mbi të cilët ushtron veprimtarinë e saj në Republikën e Shqipërisë për mbi një shekull, të cilat janë:
1-Kurani Famëlartë, fjala e Zotit të Gjithësisë,
2-Tradita Profetike,
3-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Në këtë kontekst, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë.
Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën obrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate.
Ky ka qenë edhe qëllimi i dijetarëve myslimanë të cilët kanë punuar për një Shqipëri të pavarur, laike dhe multi fetare.

Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend.
Ky komunitet nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë.
Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.
Të gjitha fetë abrahamike në thelbin e tyre kanë si qëllim t’i shërbejnë Rrugës së Zotit dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri, siç bëjnë prej mijëra vjetësh.
Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.
Sa më lart sqaruam, ne sigurojmë besimtarët myslimanë në Republikën e Shqipërisë se do t’i përfaqësojmë ata dhe çdo besimtar të cilitdo tarikati, ashtu siç kemi bërë deri më sot, edhe në vijim.
Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çëshjte dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë./ CNA
Në 80-vjetorin e ekzekutimit të Llazar (Zai) Fundos, drejt...
Ylli Gurra, ish-Myftiu i Tiranës ka komentuar iniciati...
Programi Ndërkombëtar i Asistencës së Trajnimit të Hetimev...
Menaxhimi i mbetjeve në vendin tonë është larg praktikave ...
Ditën e sotme u eleminuan nga gara për pozicionin e kreut ...
Xhama anti-plumb, strukturë e blinduar me pjesë të fortifi...
Ambasada e SHBA ka përcjellë një mesazh sensibilizues në D...
Ish-rektori i Universitetit "Wisdom", Lush Përpali, ka fol...
Dy drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qatos dhe R...
KQZ harton draftin për votimin e shqiptarëve që jetojnë ja...
CNA ka publikuar dy ditë më parë një lajm, me një kome...
Llazar Fundo është një figurë komplekse e historisë shqipt...
SPAK ka thirrur të mërkurën kreun e PD-së, Sali Berish...
Avokati i kreut të PD-së, Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ësh...
“Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara” vendosi ...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen "Partiz...
Vendgrumbullimi i plehrave në Përmet është përfshirë nga f...
Kryeministri Edi Rama ka postuar në "Facebook" video nga k...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
E hëna nis me mbledhjen e 4 komisioneve, komisioni për Çës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...