web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konflikti për pronat në Shkodër/ Juristja reagon për CNA: Familja Shkambi më ka zaptuar tokën

8 Tetor 2025, 13:58, Aktualitet CNA

Konflikti për pronat në Shkodër/ Juristja reagon për CNA:

Juristja Jozefina Traboini ka bërë një reagim për CNA në lidhje me zaptimin e pronës së saj në qytetin e Shkodrës. Traboini deklaroi se prona në Shkodër e gjyshit të saj, Ndrek Tom Kurbini, është zaptuar nga disa persona, njëri prej tyre Pal Shkambi. Juristja Traboini tha se Pal Shkambi është kushëriri i autorit të vrasjes së gjyqtarit, fakt ky i konfirmuar dhe nga CNA.

Traboini deklaroi se zotëron të gjitha dokumentet që tregojnë se një sipërfaqe e familjarëve të saj, prej 30 mijë metrash katrorë, që gjendet në qytetin e Shkodrës nga ish-Metalikja deri tek ish NSHN-ja është zaptuar nga familja Shkambi, që sipas saj kanë ardhur në Shkodër nga Dukagjini.

Traboini tha për CNA se ato toka janë marrë nga diktatura komuniste dhe më pas janë zaptuar nga persona të tjerë. Më tej, ajo shprehet se nuk kërkon luftë me askënd, thjesht të marrë atë që i takon, pronën. Pronë për të cilën thotë se kanë vdekur 3 breza.
Juristja deklaroi se shteti u ka dhënë një shumë prej 120 milionë lekësh për kompensim, por nuk është pranuar nga asnjë pjesëtar i familjes së saj pasi është cilësuar si shumë e papërfillshme.

“Unë Gjon Shkambin, këtë djalin që ka vrarë gjyqtarin, nuk i njoh fare. Ato shtëpi që janë aty nuk kanë të bëjnë me pronën time. Prona ime, gjyshi im ishte një ndër tregtarët më të njohur të Shkodrës. Quhej Ndrekë Tom Kurbini, unë posedoj dokumente që nga nota e transkriptimit dhe deri në fund te njohja e kthimit-kompensimit të pronave. Pra, bën pjesë tek ish-pronarët. Faktikisht ishte një nga pronarët e mëdhenj të Shkodrës. Pal Shkambi, me sa më kanë thënë, është djali i xhaxhait të Gjon dhe Gjovalin Shkambit. Pal Shkambi është një nga zaptuesit e pronës së nënës sime. Pronën e nënës sime që gjendet nga ish-Metalikja e vjetër deri te ish-Nënshehnia e vjetër, janë 30 dynym tokë, janë me harta, me genplane, me planimetri, me notë transkriptimi, vërtetime pronësie, me të gjitha. Diktatura ia mori të gjithë tokën. Nuk dua të bëj luftë as me Pal Shkambin, as me qeverinë. Unë kam dëshirë që e drejta e nënës sime të dalë, kanë humbur jetën 3 breza për atë pronë. Ato toka janë zaptuar komplet dhe ne nuk kemi marrë. Shteti na ka nxjerrë një çmim 120 milionë lekë për kompensim. Askush nuk ka pranuar. Aq i nxjerr në ditë vetëm një fabrikë. Në tokën tonë janë bërë 10 fabrika”, deklaroi për CNA, juristja Jozefina Traboini.


Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, u qëllua të hënën, në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, pas një vendimi që ai dha për një konflikt pronësie në Shkodër. Pronë për të cilën familja Shkambi pretendonte se e kishte blerë te shteti dhe kërkonte të nxirreshin nga banesa 31 familjet që jetojnë tashmë në të ashtuquajturën “Ish-Shkolla e Rezervave të Ndërtimit”.

Ndërkohë në intervistën e dhënë për CNA, juristja Jozefina Traboini tërheq vëmendjen se historia e zaptimit të tokave në Shkodër nga familja Shkambi nuk është e vetmja dhe se shteti duhet të mbrojë qytetarët, pasi vetëm në familjen e saj kishin ndërruar jetë tre breza në pritje të kthimit të tokës së sekuestruar me të padrejtë nga regjimi komunist i kohës./CNA





Lajmet e fundit nga