Vrasja e efektivit në Maliq/ Lamallari: Dënoj aktin e rëndë, Shqipëria humbi një shërbëtor të ligjit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...

Ngjarja e rëndë e ndodhur në ambientet e Gjykatës së Apelit, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja, ka tronditur thellë sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik. Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Nevzat Tarelli, e cilëson këtë një akt të paprecedent dhe tejet shqetësues, që ndodhi në një vend që simbolizon ligjin dhe rendin. Ai shpreh keqardhje të thellë për humbjen e gjyqtarit dhe solidarizohet me familjen, miqtë dhe kolegët e tij, duke e konsideruar këtë ngjarje si një goditje të rëndë ndaj institucioneve të drejtësisë në tërësi.

“Së pari, gjej rastin të dënoj me forcë ngjarjen e ndodhur në ambientet e Gjykatës së Apelit, ku është ekzekutuar në krye të detyrës një prej gjyqtarëve, i ndjeri Astrit Kalaja. Gjej rastin t'u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij, gjithë miqve dhe dashamirësve, por edhe kolegëve të punës së tij, të cilët pa diskutim kanë pësuar një tronditje të jashtëzakonshme. Duhet të them se kjo ngjarje është vërtet tronditëse për të gjithë, aq më tepër që ka ndodhur brenda godinës së Gjykatës së Apelit dhe, për më tepër, që ka ndodhur gjatë dhënies së një vendimi gjyqësor. Por tashmë jemi para këtij fakti."
Dhoma e Avokatisë në Korçë, në bashkërendim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, ka vendosur bojkotimin e proceseve gjyqësore në datat 9 dhe 10 tetor. Ky vendim vjen si formë proteste dhe solidariteti me gjyqtarin e ndjerë, por edhe si një thirrje për rritjen e masave të sigurisë në gjykatat e vendit. Avokatët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë me urgjencë, për të garantuar mbrojtjen e të gjithë aktorëve të sistemit, nga gjyqtarët e prokurorët, deri tek avokatët, ekspertët dhe psikologët që përballen çdo ditë me rreziqe në ambientet e gjyqeve.
"Ajo që dua të theksoj është se ne, si Dhomë Lokale, në rakordim të plotë me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, kemi marrë njoftimin e vendimit të Komitetit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, me të cilin është vendosur bojkotimi i proceseve gjyqësore në datat 9 dhe 10 tetor, për të shprehur nga njëra anë solidaritet me dhimbjen e familjarëve dhe kolegëve të gjyqtarit të ndjerë, dhe nga ana tjetër për të shprehur protestën tonë e për të kërkuar një sensibilizim të të gjitha institucioneve shtetërore, të publikut dhe institucioneve që merren drejtpërdrejt me drejtësinë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, por edhe gjithë shtetit në tërësi, për të rritur ndjeshëm masat e sigurisë në gjykatat shqiptare. Kjo duhet bërë jo vetëm për gjyqtarët, por për të gjitha subjektet dhe aktorët e drejtësisë, përfshirë prokurorët, avokatët, si edhe ekspertët dhe psikologët, të cilët ndihmojnë në proceset gjyqësore dhe shpesh bëhen vetë subjekt i dhunës fizike apo verbale."

Sipas Dhomës së Avokatisë, kjo ngjarje është pasojë e një situate të përkeqësuar që prej kohësh ka përfshirë sistemin gjyqësor. Degradimi i besimit publik, vonesat e shumta në procese, mungesa e efikasitetit dhe sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë kanë krijuar një klimë mosbesimi dhe tensioni, që në raste ekstreme mund të çojë në akte dhune. Kjo tragjedi, sipas Tarellit, duhet të shërbejë si një alarm për institucionet për të rishikuar funksionimin e sistemit dhe për të përmirësuar organizimin e punës në mënyrë që drejtësia të jepet në kohë dhe me dinjitet.
"Ngjarje të tilla kanë pasur një dinamikë dhe një histori, nuk është ky episodi i parë, pavarësisht se ngjarja e djeshme është kulmore. Deri tani nuk ishte perceptuar që të ndodhte vrasja e një gjyqtari në ambientet e punës, por ka pasur një ecuri që lidhet me klimën në tërësi ndaj gjyqësorit, e cila, në vlerësimin tim, për shkak të degradimit të vetë sistemit gjyqësor nga njëra anë dhe sulmeve të vazhdueshme, të merituara dhe të pamerituara nga aktorë të ndryshëm, përfshirë edhe aktorë shtetërorë e të shoqërisë shqiptare, ka vendosur pozitën e gjyqtarit në një pozicion denigrues për një kohë të gjatë. Nga ana tjetër, reforma në drejtësi ka sjellë një zvarritje të gjatë të proceseve gjyqësore, shpesh për vite të tëra, çka ka ndikuar edhe në perceptimin e publikut, në acarimin dhe lodhjen e tij ndaj sistemit të drejtësisë. Mendoj se ky rast duhet të shërbejë si një alarm për të gjitha institucionet përkatëse, qoftë për të plotësuar vakancat në të gjitha institucionet gjyqësore, në të gjitha gjykatat e niveleve të ndryshme në Shqipëri, për t’i dhënë zgjidhje stokut të dosjeve, pasi edhe kjo situatë mund të ketë ndikuar në reagimin e dhunshëm të individëve të caktuar. Unë nuk di rastin, nuk di detajet dhe arsyet, por nga ajo që është diskutuar, zgjatja e proceseve pa dyshim sjell, mes të tjerash, edhe ngjarje të tilla".
Tarelli nënvizon se siguria e përfaqësuesve të drejtësisë nuk duhet të garantohet vetëm brenda godinave të gjykatave, por edhe në jetën e tyre të përditshme. Respekti dhe autoriteti ndaj gjyqtarëve duhet të rikthehen, përmes forcimit të profesionalizmit, etikës dhe pavarësisë së tyre. Vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, mund të krijohet një sistem që prodhon drejtësi reale dhe jo vendime të vonuara që humbasin kuptimin. Dhoma e Avokatisë në Korçë apelon për reflektim të thellë institucional dhe shoqëror. Bojkoti i paralajmëruar synon të shërbejë si një formë sensibilizimi për të gjithë, që krimet dhe dhuna nuk mund të jenë kurrë përgjigje ndaj padrejtësive, dhe se forcimi i sistemit të drejtësisë është e vetmja rrugë për një shoqëri më të drejtë.
"Unë uroj sinqerisht që kjo ngjarje të shërbejë si një pikë referimi dhe një pikë kthese për të gjithë aktorët dhe për të gjithë ata që kanë në dorë të rregullojnë sistemin e drejtësisë. Është një ngjarje shumë e rëndë dhe duhet të vërë në alarm të gjitha institucionet shtetërore, por duhet të sensibilizohet edhe e gjithë shoqëria. Nuk janë krismat e armëve, nuk janë vrasjet ato që mund të prodhojnë drejtësi. Por kjo ngjarje duhet t’i vërë të gjitha institucionet në alarm. Duhet rritur përgjegjshmëria e gjykatave, duhet rritur përgjegjshmëria e prokurorëve, përgjegjshmëria e avokatëve në proceset gjyqësore, korrektësia dhe qytetaria, por duhet të detyrohen edhe institucionet shtetërore të marrin të gjitha masat për organizimin e punës në mënyrë që drejtësia të jepet në kohë dhe të jepet drejtësi reale. Sepse një drejtësi që jepet pas 30 vitesh, nuk i duhet më askujt. Personat që presin drejtësi në kohën e duhur, nëse nuk e marrin, nuk kanë më besim në drejtësi. Në këtë kuptim, mendoj se kjo ngjarje duhet të sjellë dhe sigurisht do të sjellë një ndryshim thelbësor në konceptimin e drejtësisë dhe në marrjen e masave organizative për mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor. Nuk është puna thjesht për sigurinë brenda godinave. Por shkoj më tej, siguria e një gjyqtari nuk është vetëm në vendin e punës. Siguria e gjyqtarit duhet të jetë edhe në publik. Gjyqtari duhet të jetë i respektuar, duhet të respektohet nga të gjithë, edhe kur nuk jemi dakord me vendimet e tij. Duhet të rrisim autoritetin e gjyqtarit, dhe në vlerësimin tim kjo arrihet përmes profesionalizmit dhe etikës së tij, përmes forcimit të pavarësisë dhe krijimit të kushteve të punës, si dhe përmes standardeve që duhet të jenë në nivel të lartë për të garantuar një drejtësi të vërtetë. Kjo është ajo që duhet bërë, në vlerësimin tim. Nuk mjafton të vendosim dhjetë policë më shumë në gjykata, nëse gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët do të vazhdojnë të jenë të pasigurt. Është krejt normale që të gjitha këto subjekte janë njerëz që kanë edhe një jetë jashtë godinave të drejtësisë. Prandaj mendoj se është shumë i rëndësishëm krijimi i kushteve normale të punës dhe respektimi i statusit të gjyqtarit, prokurorit dhe avokatit. Kjo është shumë e rëndësishme dhe kërkon sensibilizimin e gjithë shoqërisë, jo vetëm të aktorëve. Ne si Dhomë e Avokatisë, në respekt të dhimbjes, por edhe në reflektim të saj dhe si formë sensibilizimi, po organizojmë bojkotin në ditët që u përmendën, me synim që t’i shërbejë sado pak alarmimit të institucioneve, por edhe sensibilizimit të shoqërisë për mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë.”
Ngjarja e rëndë që i mori jetën gjyqtarit Astrit Kalaja ka tronditur jo vetëm sistemin e drejtësisë, por edhe gjithë opinionin publik, duke nxjerrë në pah nevojën urgjente për reflektim dhe veprim. Dhoma e Avokatisë në Korçë, në bashkëpunim me atë Kombëtare, ka zgjedhur bojkotin e proceseve gjyqësore në datat 9 dhe 10 tetor si një mënyrë për të shprehur solidaritet me familjen dhe kolegët e gjyqtarit të ndjerë, por edhe për të dhënë një sinjal të fortë alarmi ndaj institucioneve të shtetit. Ngjarja tragjike duhet të shërbejë si një pikë kthese për të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë dhe për shoqërinë shqiptare në tërësi. Sepse drejtësia nuk mund të ushtrohet në frikë, dhe siguria e atyre që e mbrojnë ligjin është themel për funksionimin e shtetit./CNA
Unë nuk e njoh Gjon Shkambin, as Gjovalin Shkambin; unë nj...
Gjyqtari Astrit Kalaja, i vrarë në sallën e gjyqit nga Elv...
Ditën e sotme është afati i fundit i aplikimeve për prokur...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Drejtuesja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë Joana Qeleshi...
Sociologu Gëzim Tushi ka ndarë sot disa shpegime sociologj...
Drejtuesja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Joana Qe...
Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi ndau sot detaje n...
Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në Part...
Partia Demokratike pak ditë më parë bëri me dije se Florja...
Ish-prokurori, Arjan Ndoja deklaroi sot se problemi më i m...
Partia Socialiste ka paditur në Gjykatën Administrative të...
Gazetari Basir Çollaku është shprehur se vrasja e gjyqtari...
Shoqata Europiane e Gjyqtarëve ka reaguar lidhur me vrasje...
Gjykata e Lartë ka njoftuar do të zhvillojë një mbledhje t...
Analisti Fatos Lubonja u ndal sot te vrasja e gjyqtarit As...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani komento...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, ka mbërritur këtë ...
Prej 51 ditësh, CNA i ka treguar dy mashtruesit opinio...
Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, përmes komitetit të saj d...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...