web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë/ GJKKO rrëzon Ilir Beqajn

25 Maj 2026, 15:00, Aktualitet CNA

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë/ GJKKO

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit, Ilir Beqaj për zëvëndësimin e masës së sigurisë. Beqaj kërkoi lirimin nga qelia ku ofroi garanci pasurore prej 20 mijë eurosh.

Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut 2024 për abuzim me fondet e SASPAC, ndërsa ndaj tij po vijojnë procedurat hetimore.

Ish-ministri Ilir Beqaj akuzohet për veprën e korrupsionit pasiv të funksionarit të lartë për veprime të kryera në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC. /CNA





Lajmet e fundit nga