Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Përplasjet për aeroportin e Vlorës vijojnë. Biznesmeni Behgjet Pacolli ka dalë sërish me një qëndrim publik ku ka sqaruar se as ai dhe as familjarët e tij nuk janë nën akuzë apo nën hetim nga asnjë prokurori në Republikën e Shqipërisë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Pacolli thekson se, tentativa për marrjen e paligjshme të 47% të kuotave të Mabco-s nuk është një çështje për të cilën Mabco ka qenë në dijeni apo ka dhënë ndonjë pëlqim.
Pacolli akuzon ish-administratorin e VIA-s, Valon Llukën, noteren Valbona Selimin dhe pronarin e 2% të kuotave të VIA-s, Valon Ademin, për veprime mashtruese me qëllim përfitimi personal.
Biznesmeni shkruan se çështja është aktualisht në fazë trajtimi civil dhe penal pranë gjykatës kompetente në Tiranë.
“Me qëllim sqarimi, për disa media që, qëllimisht apo për mungesë informacioni, vazhdojnë të shtrembërojnë të vërtetën, me përgjegjësi ju konfirmoj:
a) Së pari, dua ta sqaroj në mënyrë të vendosur dhe të pamohueshme se unë, Behgjet Pacolli, nuk kam qenë dhe nuk jam nën asnjë akuzë, as nën ndonjë hetim nga cilado prokurori në Republikën e Shqipërisë.
Kjo vlen gjithashtu për Emin Pacollin, për çdo familjar timin, si dhe për çdo bashkëpunëtor tonin që ka qenë apo është i lidhur me projektin e VIA-s.
b) Tentativa për marrjen e paligjshme të 47% të kuotave të Mabco-s nuk është një çështje për të cilën Mabco ka qenë në dijeni apo ka dhënë ndonjë pëlqim. Përkundrazi, kjo përbën një veprim të paligjshëm dhe mashtrues, me pasoja të rënda juridike, civile dhe penale.
Ky veprim është kryer nga ish-administratori i VIA-s, Valon Lluka, i cili, pas 18 vitesh bashkëpunimi, tradhtoi besimin e dhënë për qëllime të përfitimit personal; nga noterja Valbona Selimi; si dhe nga pronari i 2% të kuotave të VIA-s, Valon Ademi.
Kjo çështje është aktualisht në fazë trajtimi civil dhe penal pranë gjykatës kompetente në Tiranë. Në këtë rast, Mabco është palë e dëmtuar dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbrojtjen e pronës së saj.
Grupet që kanë kryer, si dhe ato që vazhdojnë të mbështesin këtë veprim të paligjshëm, janë të njëjtat që, përmes vendimeve të disa gjyqtarëve, kanë arritur të bllokojnë në mënyrë të paligjshme vijimin normal të punimeve në Aeroportin e Vlorës, para syve të organeve shtetërore — për të mos thënë edhe me ndihmën apo mosveprimin e tyre.
Për këto cdokush, besoj, qe mundët të informohët edhe zyrtarishtë nga organëet përkatëse shtetërore.
Lidhur me më çështjen, Mabco është në proces të elaborimit të një raporti ndërkombetar ligjor të pavarur, i cili konfirmon dhe dokumenton natyrën dhe shkaqet e paligjshme të këtyre veprimeve e sidomos të sekuestrimit të paligjeshë të Aeroportit te Vlorës.
PS.
Të ashtuquajturat deklarime për media të relatuara nga Bujar Ejupi, pa tagër, të VIA-s janë vetëm një interpretim i rremë e mashtrues i i të ashtuquajturave kontrata, të cilat janë nënshkruar pa dijeninë e MABCO-s dhe në mënyrë abuzive me qellim të damtimit të MABCOS nga Valon Lluka dhe Valon Ademi.
Këto kontrata janë denoncuar në Prokurorinë e Tiranës, e cila pritet të deklarohet lidhur me këtë çështje”, shkruan Pacolli./ CNA
Janë publikuar emrat e 21 kandidatëve që do të garojnë për...
Në ambientet e MAG Gallery do të çelet më 26 maj 2026 eksp...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi në një vid...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka b...
Shoqëria koncesionare Vlora International Airport (VIA) ka...
Për shkak të mungesës së avokatëve të Ema Çokut është shty...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencën për mediat k...
Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, ka mbërritu...
Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka deklaruar se qeveria n...
Ish-kreu i ARRSH-së, Gentan Gjyli dhe ish-drejtori i KESH-...
Kontrollet propagandë nga Drejtoria e Burgjeve në IEVP-të ...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka bërë denoncimin e radh...
Prej momentit kur qarkulluan pamje të të burgosurve duke f...
Në kuadër të “Ditëve të Hapura”, Shkolla Profesionale Tekn...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në një postim në rrj...
Java e fundit e majit, që shtrihet nga data 25 deri në 31 ...
Anëtarët e diasporës shqiptare, ndonëse me dëshirë të madh...
Një panoramë e veprimtarisë së krimit të oganizuar ballkan...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reag...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...