Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Kryeministri Edi Rama theksoi nevojën për organizimin e dëgjesave publike për të trajtuar çështje me rëndësi të dorës së parë për vendin, duke kritikuar deformimin e tyre në trillime dhe histori që, sipas tij, synojnë të helmojnë opinionin publik.
Rama u shpreh se Shqipëria po përjeton një zhvillim të ri, ku shteti po merr pjesë drejtpërdrejt në sipërmarrje, një qasje që, sipas tij, është krejt e kundërta e rrugës që çon në abuzim me asetet dhe fondet publike. Ai bëri të ditur se është zhvilluar seanca e fundit e negociatave me Fincantieri-n, kompaninë italiane lider botëror në prodhimin e anijeve, duke nënvizuar se marrëveshja e përbashkët parashikon 51% të aksioneve për palën italiane dhe 49% për shtetin shqiptar.
Sipas Kryeministrit, përfshirja e Portit të Pashalimanit në këtë projekt do të mundësojë forcimin e kapaciteteve detare të ushtrisë shqiptare përmes prodhimit të anijeve në vend, si dhe mirëmbajtjen e tyre nga një kompani ku shteti shqiptar është aksioner. Kjo nismë pritet të krijojë vende pune të specializuara me paga të larta dhe të shndërrohet në një qendër shërbimesh edhe për anijet e vendeve të NATO-s.
Rama shtoi se kompania e përbashkët do të marrë porosi edhe nga shtete të tjera dhe do të ndërtojë anije të kalibrave të ndryshëm për tregun ndërkombëtar, nga të cilat shteti shqiptar do të përfitojë 49% të të ardhurave. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për një kompani private dhe se nuk fshihet asnjë emër privat pas kësaj marrëveshjeje.
Duke iu referuar rritjes së buxhetit të NATO-s, Kryeministri u shpreh se interesi i kompanive të huaja për furnizime ushtarake është rritur ndjeshëm, por Shqipëria, sipas tij, nuk do të kufizohet vetëm në blerje.
“Dëgjesat na duhen për të trajtuar çështje të një rëndësie të dorës së parë për vendin, po degradojnë në copë trillime dhe histori që hidhen për të helmuar publikun.
Në Shqipëri po ndodh një gjë që është e re: shteti po merr pjesë në sipërmarrje, krejt e kundërta e rrugës që çon në abuzim me asetet publike dhe abuzim me fondet publike. Dhe sot, ndërkohë që flisnim, zhvillohej seanca e fundit e negociatave me një nga ekselencat më të mëdha të botës, që është Fincantieri, kompania italiane që është lider në prodhimin e anijeve të të gjitha përmasave. Falë KAYO kemi hyrë në marrëveshje me Fincantieri të përbashkët, ku 51% italianët dhe 49% shteti shqiptar.
Me portin e Pashalimanit do të bëjë që ushtria të ngrejë forcën e vet detare duke i prodhuar në vend anijet, do të bëjë mirëmbajtjen e tyre me një kompani ku shteti shqiptar është aksioner dhe do të krijojë punësim të specializuar me paga të larta. Nga ana tjetër, kjo kompani do të marrë porosi nga vende të tjera dhe do të ndërtojë anije të kalibrit të ndryshëm që do t’i shesë dhe nga shitja shteti shqiptar do të përfitojë 49%. Do të bëjë mirëmbajtjen e anijeve të vendeve të NATO-s.
Kjo nuk është kompani private dhe as nuk fshihet ndonjë emër privat. Rritja e buxhetit të NATO-s për të gjitha vendet bëri që, në momentin e lançimit, Kryeministria të bëhej si një supermarket ku hynin dhe dilnin shitës që donin të takoheshin me mua për të më thënë se kemi motorë, makina, aeroplanë, kemi pushkë, kemi raketa. Më fal, ne jemi budallenj këtu, që paratë e buxhetit t’i përdorim thjesht për të blerë? Ne do blejmë ça nuk prodhojmë dot, por makinat e ushtrisë do t’i prodhojmë vetë dhe jo vetëm për ushtrinë shqiptare, jo vetëm eksport”, tha Rama./ CNA
Kreu i PD-së Sali Berisha në mbledhjen e kryetarëve të deg...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe ...
Posta Shqiptare ka reaguar pasditen e sotme lidhur me rast...
Publikohet video me momentet e arrestimit të ish-drejtorit...
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës u zhvillua një trajn...
Sot është ndërhyrë për prishjen e një objekti të ndërtuar ...
Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, është ar...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me komentet nda...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot li...
Pastrimi i bregdetit në Velipojë ka vijuar për të tretën d...
Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanish...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për hakerimin e të dh...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur sërish mbësh...
Avokati Nevzat Tarelli, përfaqësues ligjor i Valter dhe Ed...
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes së Grupit P...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Grupit Parlamentar t...
Deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh kryetare e komi...
Policia e Tiranës ka vendosur sekuestro mbi pasuritë e sht...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetas...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e GJK...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...