Hakerimi i të dhënave të SPAK-ut/ Akuzat e Berishës: Arnold Rrokaj raportonte te Rama
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për hakerimin e të dh...

Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja i Arktikut”.
Kjo ide lindi kur ambasadorët e aleancës ushtarake u mblodhën në Bruksel më 8 janar për të biseduar për çështjen e Groenlandës, ishullit danez, pasi Shtëpia e Bardhë shprehu interesim që Shtetet e Bashkuara ta përvetësojnë atë, madje duke mos e përjashtuar as ndërhyrjen ushtarake për ta arritur këtë qëllim.
NATO-ja veçse themeloi dy misione të ngjashme më 2025: fillimisht “Roja i Baltikut”, si përgjigje ndaj sabotimeve të shumta nënujore në Europën Veriore, dhe më pas “Roja i Lindjes”, e cila u krijua pak pasi një inkursion i madh me dronë rusë ndodhi në Poloni.
Këto dy “roje” janë ende në vazhdim. Ato cilësohen gjithashtu si suksese të mëdha, sipas zyrtarëve të NATO-s me të cilët ka folur Radio Evropa e Lirë (REL), në kushte anonimiteti.
Por, a mund të përsëritet diçka e ngjashme përreth dhe ndoshta brenda Groenlandës?
Ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Theo Francken, e ka mbështetur publikisht idenë, ndërsa Londra dhe Berlini po tregohen gjithnjë e më të hapur ndaj saj.
Në takimin në Bruksel pati njëzëshmëri se NATO-ja duhet ta rrisë angazhimin në rajonin e Arktikut.
“Kanadaja ka vite që bërtet për nevojën e rritjes së përpjekjeve në Veriun e Lartë, prandaj nuk mund të themi se Uashingtoni është i pari që e sjell këtë në tryezë”, u shpreh një diplomat europian.
Shtatë nga tetë të ashtuquajturat vende arktike janë anëtare të NATO-s, duke përjashtuar Rusinë. Dhe, megjithëse ujërat përreth Groenlandës tani për tani nuk janë të mbushura me anije ruse dhe kineze, kjo mund të ndryshojë pasi akulli i Arktikut po shkrihet me shpejtësi dhe po hapen rrugë të reja detare.
Komandanti suprem i aleatëve të NATO-s (SACEUR) dhe gjenerali i lartë amerikan në Europë, Alexus Grynkewich, theksoi së fundmi në një konferencë ushtarake në Suedi se anijet ruse dhe kineze “nuk janë duke studiuar fokat dhe arinjtë polarë”.
Ai shtoi se anijet “janë duke kryer studime batimetrike dhe duke u përpjekur të kuptojnë si mund t’i luftojnë kapacitetet e NATO-s mbi dhe nën det. Kjo është diçka që mund të rritet shumë shpejt, dhe ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të gatshëm”.
Në të njëjtën kohë, Grynkewich shtoi se çdo mision i NATO-s në këtë kohë është “i parakohshëm”.
Duke folur në Berlin në fillim të kësaj jave për një mision të mundshëm si “Roja i Arktikut”, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, theksoi gjithashtu se një nismë e tillë merr me muaj kohë.
Megjithatë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është i angazhuar në bisedime me Uashingtonin për atë se si aleanca mund ta rrisë angazhimin, në një mënyrë ose tjetër.
Diplomatë europianë i kanë thënë REL-it se nisma “Roja i Arktikut” mbase do ta hidhte poshtë argumentin se Groenlanda duhet të jetë e Shteteve të Bashkuara dhe se do të dëshmonte se Europa mund t’i përballojë dy fronte njëkohësisht: Rusinë në lindje dhe Rusinë dhe Kinën në Arktik.
“Në shumë aspekte, këtu bëhet fjalë edhe për ndarjen e barrës”, tha njëri prej tyre, duke shtuar se një skenar i mundshëm mund të përfshijë mbikëqyrjen ajrore dhe detare nga europianët, dhe rritjen e pranisë së trupave amerikane në Groenlandë.
Shtetet e Bashkuara kanë një personel prej 200 vetash në një bazë në Groenlandë, të angazhuar në paralajmërimin e hershëm për raketat balistike dhe mbikëqyrjen hapësinore. Gjatë Luftës së Ftohtë, megjithatë, në ishull kishte deri në 10.000 trupa amerikane të shpërndara në 17 baza.
Një “pushkë e mbushur”
Kjo u bazua në një marrëveshje të vitit 1951 midis Kopenhagës dhe Uashingtonit, e cila ua lejon Shteteve të Bashkuara të kenë mjete ushtarake, përfshirë baza, për aq kohë sa ekziston NATO-ja. Ky traktat mbetet në fuqi dhe nuk vendos kufizime mbi praninë ushtarake amerikane, megjithëse kërkohet pëlqimi i Danimarkës prapëseprapë, e cila me gjasë do ta jepte.
Kjo do të hapte gjithashtu rrugën që SHBA-ja ta përdorë Groenlandën në programin e saj të mbrojtjes raketore “Kupola e Artë”, të cilin presidenti amerikan Donald Trump e ka përmendur kur ka folur për ishullin gjigant.
Ajo që do të bënin vendet europiane do të ishte përqendrimi në mbrojtjen e hapësirës ajrore dhe rrugëve detare të asaj që njihet si “hendeku GIUK”, që nënkupton zonën e gjerë midis Groenlandës nga njëra anë dhe Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar nga ana tjetër.
Ky hendek është përshkruar si një “pushkë e mbushur” përballë Shteteve të Bashkuara, sepse është një pikë hyrëse për aktorë si Moska dhe Pekini për të kryer veprime të ndryshme, nga sabotimet nënujore deri te pushtimi i tokave, sipas një burimi.
Vendet që ka gjasa të kontribuojnë janë kryesisht Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, por edhe vende si Danimarka, Italia, Norvegjia, Holanda dhe Spanja, pasi të gjitha kanë mjete detare.
Kjo, natyrisht, do të kërkonte disa lloje anijesh, veçanërisht kryqëzorë dhe fregata, por edhe nëndetëse dhe sidomos akullthyese. Së bashku, aleanca ka vetëm rreth 40 të tilla, më pak se Rusia, edhe pse ka përpjekje për të prodhuar më shumë.
Pritet që shefat e Mbrojtjes së aleancës ta diskutojnë këtë më në hollësi kur të mblidhen në Bruksel më 21–22 janar, dhe më pas sërish kur ministrat e Mbrojtjes së NATO-s të mblidhen në kryeqytetin belg më 12 shkurt.
Pengesa praktike
Megjithatë, ka edhe hezitim brenda aleancës nëse misioni “Roja i Arktikut” është i realizueshëm. Ka shumë pengesa praktike. Për shembull, do të duheshin qindra anije për ta mbuluar një zonë kaq të madhe, përfshirë mjete që furnizojnë anijet ushtarake.
Përveç vendeve nordike dhe Kanadasë, ka pak trupa që kanë përvojë në veprimin në kushte të ashpra arktike. Prandaj, në operacionin e tanishëm të udhëhequr nga Danimarka, “Operacioni Qëndrueshmëria e Arktikut”, në dhe rreth Groenlandës, marrin pjesë trupa nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Holanda dhe Norvegjia.
Dhe, ndonëse jo të gjithë duhet të kontribuojnë, të gjithë duhet ta japin pëlqimin për të nisur një mision të tillë.
Po amerikanët, do të pajtohen me këtë?
Në takimin e ambasadorëve të NATO-s më 8 janar, Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara u pajtuan se kjo është çështje dypalëshe, tani për tani.
Kjo e nxiti një takim në Uashington më 14 janar mes ministrave të Jashtëm të Danimarkës, Groenlandës dhe Shteteve të Bashkuara, i organizuar nga nënpresidenti amerikan JD Vance.
Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, theksoi pas takimit se Shtetet e Bashkuara nuk e kishin ndryshuar qëndrimin e tyre për Groenlandën, por gjithashtu shtoi se do të ngrihet një grup punues i nivelit të lartë me zyrtarë amerikanë dhe danezë për t’i shtjelluar çështjet në javët në vijim.
Në Bruksel, kjo shihet si një shenjë se mund të ketë “marrëveshje” që u përshtatet të gjithëve, me një rol të zgjeruar të NATO-s.
Derisa ekziston frika për një ndërhyrje ushtarake, shumica e atyre me të cilët ka folur REL-i ende e shohin këtë si “të pamundur” dhe besojnë se presidenti amerikan po përdor të njëjtën taktikë të fortë negociuese që përdori kur siguroi angazhimin për shpenzime në mbrojtje prej 5 për qind nga të gjithë aleatët në samitin e Hagës vitin e kaluar.
Tani bëhet fjalë që europianët të shpenzojnë më shumë dhe më shpejt, dhe të mos përqendrohen vetëm në krahun e tyre lindor. /REL
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për hakerimin e të dh...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur sërish mbësh...
Avokati Nevzat Tarelli, përfaqësues ligjor i Valter dhe Ed...
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes së Grupit P...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Grupit Parlamentar t...
Deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh kryetare e komi...
Policia e Tiranës ka vendosur sekuestro mbi pasuritë e sht...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetas...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e GJK...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ngritur një ...
Ditën e sotme, 8 muaj me vonesë nga kërkesa e bërë nga lid...
Prefektura e Shkodrës ka dhënë informacione lidhur me situ...
Prefektura e Korçës ka dhënë detaje lidhur me situatën e p...
Gazetari Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Opinion” se, q...
Disa ditë pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj, në F...
Avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, ka...
Politologu Afrim Krasniqi e cilësoi si alarmante renditjen...
Ish-prokurori Eugen Beçi deklaroi sot se arratisja e Altin...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të pezullojnë përkohësis...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, deklaroi sot s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...