Përfitoi miliona euro përmes kompanive fiktive/ Zbardhet skema e mashtrimit dhe pasuritë që iu sekuestruan spanjollit
Policia e Tiranës ka vendosur sekuestro mbi pasuritë e sht...

Deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh kryetare e komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, deklaroi sot se Fjalori i ri i Gjuhës Shqipe i përgatitur nga Akademia e Shkencave paraqet shqetësime serioze për mungesë profesionalizmi.
Sipas saj “atje gjenden lehtësisht gafa, diskriminim, mospërputhje me përkufizimet e termave sipas ligjeve etj”.
“Gjuha është themeli i kulturës kombëtare. Fjalori i një gjuhe nuk është thjesht një listë fjalësh, por akt kulturor, shkencor dhe kombëtar.
Pikërisht për këtë arsye, fjalori i gjuhës shqipe duhet të jetë i saktë, i përgjegjshëm dhe në përputhje me zhvillimin bashkëkohor të shoqërisë”, nënvizoi Zhupa.
Zhupa theksoi se fjalori i ri i hedhur në konsultim publik ka gafa dhe qëndrime, të cilat nuk mund të anashkalohen dhe janë tejet problematike.
Zhupa bëri të ditur se do të kërkojë një seancë dëgjimore me Akademinë e Shkencave që të japë shpjegime profesionale në lidhje me mënyrën e hartimit.
"Fjalori i ri i Gjuhës Shqipe përgatitur nga Akademia e Shkencave paraqet shqetësime serioze për mungesë profesionalizmi! Atje gjenden lehtësisht gafa, diskriminim, mospërputhje me përkufizimet e termave sipas ligjeve etj.
Gjuha është themeli i kulturës kombëtare. Fjalori i një gjuhe nuk është thjesht një listë fjalësh, por akt kulturor, shkencor dhe kombëtar. Pikërisht për këtë arsye, fjalori i gjuhës shqipe duhet të jetë i saktë, i përgjegjshëm dhe në përputhje me zhvillimin bashkëkohor të shoqërisë.
Fjalori i ri i hedhur në konsultim publik ka gafa dhe qëndrime, të cilat nuk mund të anashkalohen dhe janë tejet problematike.
Si Kryetare e Komisionit për Kulturën, do të kërkoj një seancë dëgjimore në komision , ku Akademia e Shkencave të japin shpjegime profesionale dhe të hapura për publikun dhe komunitetin shkencor mbi mënyrën e hartimit, grupet e punës, skedat gjuhësore, punën kërkimore, konsultimet e bëra.
Është interesi publik, për aq kohë sa bëhet fjalë për fjalor zyrtar, të bërë me fonde publike dhe element thelbësor i identitetit kombetar. Kjo seancë dëgjimore nuk do trajtohet aspak si politike, por si çështje kulturore dhe kombëtare. Gjuha shqipe meriton seriozitet, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë institucionale dhe një diskutim serioz.
Përgatitja e fjalorit nuk është vetëm punë gjuhësore, por edhe akt kulturor e kombëtar, që ndihmon në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të një kombi.
Disa nga shembujt publikë janë qartësisht shfaqje e një pune jocilësore dhe problematike në shumë nivele. Si për shembull:
1. Futja e fjalës 'abandonim' në fjalorin shqip-shqip. Nuk mund të certifikohet si 'shqip' një fjalë e huaj, në këtë rast nga italishtja, dhe t’i jepet si shpjegim fjala shqipe 'braktis'.
2. Futja e fjalës 'onlajn' nga anglishtja 'online'.
Transliterimi mekanik i huazimeve, pa kriter shkencor dhe pa nevojë reale gjuhësore, nuk e pasuron shqipen, por e deformon atë.
3. Përkufizimi thellësisht diskriminues i fjalëve 'djalë' dhe 'vajzë'.
Në fjalorin e ri, 'djalë' përshkruhet me nota pozitive: trim, i urtë, shtyllë e shtëpisë, shpresë.
Ndërsa 'vajzë' shoqërohet me një sërë përkufizimesh negative, fyese dhe moralisht paragjykuese.
Kjo frymë është jo vetëm e papranueshme shkencërisht, por edhe e rrezikshme shoqërisht, sepse normalizon një mentalitet maskilist dhe diskriminues përmes një dokumenti normativ të gjuhës.
4. Terminologjia politike, rasti i fjalës 'parti'.
Shpjegimi i dhënë në fjalorin online është në kontrast të plotë me Kushtetutën, ligjin për partitë politike dhe konceptet moderne demokratike.
Përkufizimi i 'partisë' si 'organizatë e një klase a shtrese shoqërore që lufton për interesat e saj' i përket një paradigme ideologjike të tejkaluar, jo realitetit pluralist dhe kushtetues të Shqipërisë dhe vendeve të BE-së.
Fjalori nuk mund të jetë as ideologjik, as paragjykues, as i pakujdesshëm ndaj historisë gjuhësore dhe identitare. Ai formëson mendimin, edukon brezat dhe përcakton se çfarë konsiderohet 'shqip e saktë'”, shkroi Zhupa në rrjetet sociale./ CNA
Policia e Tiranës ka vendosur sekuestro mbi pasuritë e sht...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetas...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e GJK...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ngritur një ...
Ditën e sotme, 8 muaj me vonesë nga kërkesa e bërë nga lid...
Prefektura e Shkodrës ka dhënë informacione lidhur me situ...
Prefektura e Korçës ka dhënë detaje lidhur me situatën e p...
Gazetari Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Opinion” se, q...
Disa ditë pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj, në F...
Avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, ka...
Politologu Afrim Krasniqi e cilësoi si alarmante renditjen...
Ish-prokurori Eugen Beçi deklaroi sot se arratisja e Altin...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të pezullojnë përkohësis...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, deklaroi sot s...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka hedhur dyshime mbi rrethana...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka ngritur sot ...
Prej ditësh me radhë ka patur një debat vritual mes kryemi...
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar vendimin e SHBA për ...
Gazetari Julian Hoxhaj ka denoncuar se ndërtimi i hidrovor...
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm pë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...