web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pengonte punimet për rrugën Shirokë-Zogaj/ Prishet objekti i paligjshëm

16 Janar 2026, 16:19, Aktualitet CNA

Pengonte punimet për rrugën Shirokë-Zogaj/ Prishet objekti i

Sot është ndërhyrë për prishjen e një objekti të ndërtuar në mënyrë të paligjshme në zonën e Shirokës, i cili pengonte vijueshmërinë e investimit për rrugën Shirokë–Zogaj.

Bashkia Shkodër njofton se objekti përbënte një pengesë konkrete për zbatimin e projektit rrugor, një investim i rëndësishëm infrastrukturor që synon përmirësimin e aksesit, sigurisë dhe zhvillimit të zonës. Ndërhyrja u krye për të garantuar realizimin e investimit publik dhe vijimin e punimeve sipas projektit të miratuar.

Bashkia thekson se do të vazhdojë me tolerancë zero ndaj çdo ndërtimi të paligjshëm që cenon pronën publike dhe interesin e komunitetit./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





Lajmet e fundit nga