
Institucionet publike i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 13 milionë eurosh në të ardhura dhe shpenzime, ndërkohë që efekti negativ për shkak të parregullsive është shumë më i lartë.
Sipas llogaritjeve të bëra nga institucioni suprem i auditit, këto parregullsi kanë pasur efekt negativ prej 88.5 miliardë lekësh, apo 756 milionë euro. Në total dëmi nga këto dy elemente është rreth 770 milionë euro.
KLSH ka sqaruar se dëmi ekonomik i referohet detyrimit të shpërblimit monetar të një individi ose subjekti që i shkaktohet entit shtetëror të audituar në lidhje me veprime ose mosveprime në cenim të disiplinës financiare dhe kuadrit rregullator përkatës.
Kurse efekti negativ në performancën e subjekteve nën auditim u referohet efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe menaxhimit me ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet të fondeve publike.
Fushat me shkeljet më të larta
Nëse u referohemi të dhënave të publikuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, fusha e parë ku ka pasur shkelje tek të ardhurat dhe kategorizuar si dëm ekonomik është ajo e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore.
Ndërkohë sa i takon dëmit ekonomik në shpenzime, fusha që mban rekordin është ajo e investimeve dhe pas saj vijnë pagat, sigurimet dhe shpërblimet.
Edhe tek efektet negative për shkak të parregullsive, fusha me shkeljet më të mëdha në grupin e të ardhurave është ajo e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, ndjekur nga zbatimi i legjislacionit tatimor në qeverisjen lokale.
Në grupin e shpenzimeve, pjesën më të madhe e mban kategoria “të tjera”, ndjekur nga shpenzimet për investime dhe pas saj shpenzimet operative.
Shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk i përfshijnë të gjithë institucionet e administratës publike, por vetëm ato që janë audituar sipas programit të parashikuar. Referuar raportit vjetor gjatë vitit 2022, auditimet janë zhvilluar në 205 subjekte.
Ato kanë përfshirë institucione të qeverisjes qendrore: ministri dhe agjenci përfshirë: drejtori qendrore dhe rajonale në varësi të tyre; njësi të vetëqeverisjes vendore: qarqe dhe bashki; institucione që administrojnë fonde speciale: ISSH dhe FSDKSH, institucione të pavarura; shoqëri aksionare me kapital shtetëror në të cilën shteti ka mbi 50% të aksioneve, apo projekte me financim të huaj.
Sipas KLSH-së në institucionet e audituara gjatë periudhës janar – dhjetor 2022, KLSH ka adresuar gjithsej 5,420 rekomandime, nga të cilat: 52 propozime për përmirësime ligjore; 3,283 masa organizative; 1,047 masa disiplinore dhe administrative, 352 masa për shpërblim dëmi dhe 686 masa për efekte negative në buxhet./ Monitor
Sot, më 30 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.4 lekë...
Presidenti amerikan Joe Biden e ka uruar homologun turk, R...
Sot, më 29 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Ndërsa çmimet e ushqimeve dhe mallrave mbeten të larta në ...
Sot, më 28 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Sot, më 27 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.6 lekë...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...
Sot, më 26 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 ...
Ekonomia gjermane ishte në recension në fillim të viti...
Sot më 25 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë ...
Sot më 24 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.6 lekë ...
Instituti Shqiptar i Shkencave, AIS, ka zbuluar shifrë...
Sot më 23 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.4 lekë ...
Sot më 22 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.6 lekë ...
Këtë të diel nuk ka ndryshime te monedhat e huaja. Kështu...
Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, foli ditën e s...
Këtë të shtunë monedhat e huaja kanë pësuar sërish ulje. ...
Sot, më 19 maj 2023, dollari amerikan blihet me 103.5 ...
Sot, më 18 maj 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 lekë...
Sot, më 17 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.5 lekë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...