Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Investim 24 milionë euro është dhënë nga qeveria shqiptare për ndërtimin e inceneratorit në Elbasan.
Qeveria shqiptare në dhjetor të 2014 me një shpejtësi rrufe, firmosi vendimin për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, ku 14 institucione janë përgjigjur brenda ditës.
Një hetim i gjatë nga SPAK, me Mirel Mërtirin i cili në Elbasan, ka ekspozuar bashkëjetuesen e tij, Stela Gugallja.
Kjo e fundit pa asnjë lekë në xhep themelon një kompani dhe me 100 lekë merr një kontratë koncesionare 24 milionë euro, më pas me lekë të marra borxh nëpër banka fillon investimi në momentin që qeveria shqiptare paguan këstet e asaj që do ta quante kontratë PPP, por që në fakt nuk ishte e tillë, por ishte një investim publik i shtrirë në vite.
CNA i është drejtuar me një shkresë Eco-Elb Sh.A, e cila është kompania që bën administrimin e inceneratorit të Elbasanit, pasi e ka marrë me qira për dy vite rresht sepse inceneratori është i sekuestruar për shkak të hetimeve të bëra nga SPAK-u, kur nën akuzë janë Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Alqi Bllako, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe shumë zyratrë të tjerë, nga hetimet në Elbasan u zbuluan dhe kompani që shisni sheqer, por prisnin fatura betoni, një evazion fiskal, korrupsion e të tjerë.
Në përgjigjen e kthyer CNA-së në 4 Mars të 2024 theksohen afatet e marrjes me qira të inceneratorit , trajtimi i mbetjeve me djegie në Elbasan.
Në pikën 1 thuhet se inceneratori i Elbasanit ka punuar vetëm 24 ditë në vitin 2022 ku dhe ka prodhuar 75.9 MËh energji elektrike.
“Në 28.03.2022 kur shoqëria “Eco-Elb” sh.a mori në admnistrim impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane, impianti ishte i fikur.Stafi teknik realizoi ndezjen e impiantit për një periudhë rreth 24 ditë, ku u testua procesi i djegies së mbetjeve dhe u monitoruan parametrat e këtij procesi.
Në vitin 2023 ndezja e impiantit të përpunimit të mbetjeve u realizuar në muajin Prill dhe vazhdoi funksionimin e tij deri në Dhjetor të 2023.
Gjatë kësaj kohe janë shfaqur defekte të cilat kanë çuar deri në fikje të detyruar të impiantit, por me riparimin e defekteve ka vazhduar përsëri funksionimin. Aktualisht që nga data 21.12.2023 impianti është në remont”, thuhej në përgjigjen ndaj CNA-së në 4 Mars të 2024.
Pra në një vit, gjatë 2022-shit ku diskutohet fort çështja e inceneratorëve, ai ka funksionuar vetëm 24 ditë dhe sipas të dhënave zyratre ai djeg deri në 90 ton mbetje në ditë dhe ka djegur rreth 2100 ton mbetje për qarkun e Elbasanit që në fakt është asgjë me atë që pretendohet të kishim në Elbasan , në verën e vitit 2023 ku e pamë se si digjej mali i mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit.
Sipas të dhënave zyrtare të pikës 1 dhe përgjigjes në dokument thuhet se, në vitin 2023 ndezja e impiantit u realizua në muajin Prill, pra gjatë gjithë 2022 punoi vetëm 24 ditë dhe e rindezin në Prill, por theksohet se ka qenë në punë deri në dhjetor 2023.
Por gjatë kësaj kohe ka pasur defekte të cilat kanë çuar shpesh në fikjen e detyruar të impiantit dhe është rikthyer sërish në funksionim.
Një incenerator i ri i paguar 24 milionë euro që duhet të përfundonte në vitin 2021, t’i dorëzohej shtetit me çelësa në dorë, ka shfaqur defekte që pas vitit të parë në punë dhe nuk ka bërë një vit të plotë pune, por ka bërë disa ditë pune apo disa muaj punë.
"Sasia e energjisë që jepet 75.9 MWh është vetëm për vitin 2022 gjatë kohës që turbina ishte në funksion" thuhet në përgjigjen zyrtare.
Pra thënë thjesht inceneratori i Elbasanit funksionon thjesht dhe vetëm si një kazan me naftë.
Sipas të dhënave problematikat kryesore janë defektet në turbinë që e përmendëm dhe më sipër mosprodhimi i energjisë dhe kaldaja si dhe disa pajisje elektrike, ku përflitet se ka një impiant elektrik të defektuar, i cili bën të pamundur lidhjen e turbinës me kaldajën, prodhimin e energjisë e të tjera detaje teknike. Por, kompania Sh.A, thotë se kostoja 25 mijë lekë të vjetra apo 2500 lekë ose 25 euro/ton nuk i mbulon kostot për inceneratorin.
Impianti i trajtimit të mbetjeve në Elbasan kalon nga remonti në remont në mungesë transparence, ndërsa sasia e mbetjeve të grumbulluara i ka tejkaluar kapacitetet e landfillit, duke rrezikuar një krizë të re mjedisore.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur vendimin përfundimtar për çështjen e Inceneratorit të Elbasanit, në 8 Nëntor 2024.
Apeli i GJKKO ka dënuar ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Kokën me 10 vite burg me gjykim, i cili me gjykim të shkurtuar do të kryejë 6 vite e 8 muaj burg.
Kujtojmë se Shkalla e Parë e GJKKO-së e kishte dënuar Kokën me 8 vjet e 6 muaj burg, nga të cilat do të kryente 5 vjet e 8 muaj duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Ndërkohë Alqi Bllako është shpallur fajtor dhe është dënuar për ‘shpërdorim detyre’ me 4 vite burg, nga të cilat me gjykim të shkurtuar do të kryejë 2 vite e 8 muaj.
Ndërkohë Klodian Zoto u dënua në mungesë me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burgim. I njëjti denim në mungesë u dha edhe për Mirel Mërtirin.
Stela Gugallja, u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4.8 vite.
Pellumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajnë 2.8 vite heqje lirie.
Bardhyl Çabiri u dënua me 2 vjet dhe Serafin Papa 1.4 burg.
Lefter Koka, por edhe të pandehur të tjerë të dosjes së inceneratorit të Elbasanit u dënuan nga Gjykata e Posaçme e Apelit për shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror apo zgjedhurve vendor si dhe pastrim parash.
Po ashtu Gjykata ka urdhëruar konfiskimin e disa pasurive të sekuestruara të personave të sipër-përmendur.
Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara në Ministrinë e Brendshme ka marrë në dorëzim 12 pasuri të paluajtshme dhe 5 shoqëri tregtare, në pronësi të Lefter Kokës dhe të 4 personave të tjerë.
Bëhet fjalë për 88% të aksioneve në emër të Lefter Kokës, në një kantinë në Rrashbull me vlerë rreth 245 milionë Lekë.
Gjithashtu për llogari të shtetit kanë kaluar 3 njësi me sipërfaqe 297 m2 me vlerë 30 milionë Lekë. Në emër të 5 personave u bllokuan dhe 8 apartamente me sipërfaqe 789 m2 dhe vlerë 53 milionë Lekë.
Pjesë e konfiskimit gjithashtu është edhe një pasuri e paluajtshme truall me sipërfaqe 147 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m2 me vlerë rreth 13 milionë Lekë./ CNA
Inceneratori i Tiranës që është një çështjet me të bujshme...
Gjatë festimeve të natës së ndërrimeve së viteve, janë par...
Në gati 7 vite, CNA ka qenë një nga mediat kryesore, e cil...
Afera e inceneratorëve ka brenda në kontratë të tjera pika...
Korça ka qenë epiqendra e festimeve në këtë natë të ndërri...
Ares dhe Rajd janë dy vogëlushët që erdhën në jetë në orën...
Politika dhe krimi u tronditën përgjatë këtij viti pre...
Ora shënon 00:00 dhe qielli ndriçohet nga fishekzjarret që...
Siç e theksuam edhe më sipaër, inceneratorët janë skem...
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët pë...
Viti i ri është një prag simbolik që shënon fundin e n...
Urgjenca e spitalit rajonal Shkodër po vijon punën normali...
Inceneratori inekzistent i Tiranës ka bërë që kryqyteti, n...
Projekti i inceneratorëve për djegien e mbetjeve u shit si...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Mbrëmjen e sotme në pikën e Kalimit Kuftiar të Qafë Thanës...
Qeveria në mbledhjen e fundit për këtë vit ka vendosur të ...
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Ba...
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Pëllumb Gjokës për b...
Është bërë traditë tashmë që dhjetori i festave të gëzohet...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...